FOTOT: Romana Vlahutin promovon Shishtavecin

16 Mars 2018, 11:34Sociale TEMA
FOTOT: Romana Vlahutin promovon Shishtavecin

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, ka qenë dje në Shishtavec bashkë me homologun e saj austriak, për të promovuar këtë zonë turistike.

Verilindja e Shqipërisë ofron mundësi befasuese për zhvillimin e turizmit.

Dje, ambasadorja e BE-së Vlahutin dhe ambasadori Austriak Sattler eksploruan Shishtavecin dhe rrethinat e tij.

Në Gurin e Mëngjesit, shpate të bardhë të paprekur mund të shndërrohen lehtësisht në vendpushime të suksesshme për aktivitete dimërore.

Për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm turistik, BE-ja ka investuar në rrugën ndërmjet Shishtavecit dhe Kosovës, e cila do të rrisë lëvizshmërinë në zonën ndërkufitare.

BE-ja ka investuar edhe në rehabilitimin e vetë Shishtavecit, duke rindërtuar rrugët me pllaka guri natyror – duke përmirësuar aftësinë atraktive turistike të fshatit dhe jetën e përditshme të banorëve të tij”, thuhet në një deklaratë të zyrës së BE-së në Tiranë, që ka postuar votot e mëposhtme.(TemA)

6 komente në “FOTOT: Romana Vlahutin promovon Shishtavecin”

  1. Albi says:

    Per kete kurven ishte Shqiperia. Mbushi xhepat ,nje e pashkolle(arte), ne nje dore beri miliona me vilen.

    1. am says:

      E ke pare lajm tek telesaliu!!

    2. kujtesa says:

      “Faleminderit” mrs. Vlahutin qe na sjell foto te bukura nga Shishtaveci. Nje pyetje do te beja por dua pergjigje te sinqerte:-Me çfare makine shkuat ne ate vend te bukur dhe,a ka rruge te kalueshme per makinen time VW Polo por qe me pelqen shume te jem aty per ski?
      Faleminderit per pergjigjen!

  2. Y says:

    Vetëm në Shqipëri dhe njëçikë në Amerikë janë zyrtarët edhe protagonist të kulturës së shpejtë (fast food për kukturën e masës). Ç’farë kontributi ka dhenë Romana në kulturën mediokre që qenka tërheqëse për promovim të destinacioneve turistike ?

  3. sulo says:

    Dhe kur promovon dicka te mire qe i sherben me shume komunitetit te zones per ngritjen e turizmit duhet folur keq.Kjo ben pjese ne kulturen e ngushte te personave te vecante qe flasin edhe atehere kur duhet te heshtin.

  4. LORA says:

    Jam e sigurt qe Shishtavecin ndonje vendimarres shqiptar tek-tuk mund t’a kete vizituar.
    Faleminderit zyrtares me te larte te EU-se ne Shqiperi zonjes R.Vllahutin dhe Ambasadorit austriak Sattler per kete afrimitet me kete zone dhe per invesimet qe kane bere per banoret e asaj zone.
    Vetem investimet e mirfillta ne infrastrukture do te mbajne banoret e Shishtavecit dhe te zonave te tjera rurale,kudo ne Shqiperi,ne tokat dhe shtepite e tyre,ku mund te zhvillojne asetet ekonomike te tokes qe kane dhe ku mund te jetojne ne paqe dhe bukur jeten e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje