Tragjedia e Gërdecit, rrëfimi prekës i motrës së viktimës 7 vjeçar: Do doja të isha unë nën dhe e ti duke jetuar, i djegur duke lënguar the "më fal"

16 Mars 2018, 10:09Sociale TEMA

Motra e Erison Durdajt, Iva Durdaj, ka përcjellë një mesazh prekës me rastin e 10 vjetorit të vdekjes së vëllait të saj.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ajo shkruan se do donte të ishte në vendin e tij për t’i dhënë edhe njëherë mundësinë për të jetuar.

Më poshtë po përcjellim rrëfimin e saj të mbushur me dhimbje dhe revoltë shpirtërore për drejtësi:

“Do doja te isha une nen dhe e ti duke jetuar”

Mjaftojne 5 minuta per t’u shkaterruar gjithcka e duhet nje jete e tere per t’u ndertuar cdo gje. Thone qe koha kalon e i sheron plaget, por ka edhe plage qe me kalimin e kohes lengojne po njesoj.

Si mund te sherohet nje dhimbje qe ka hyre ne cdo vene te trupit, si mundet te sherohet nje dhimbje qe eshte me e madhe se vet ti?

Zot, ti e di qe une do falja gjithcka, shtepine e shkaterruar, shkollen e humbur, lotet e derdhur, jeten e plagosur, por nuk do mundem dot asnjehere te fal gjakun e tij, gjakun tend Eri, pafajsine tende. Sepse ti ishe gjithcka per mua, gjithcka per te gjithe ne.

Ti ishe vellai, miku, shoku, me te cilin luaja, ai me te cilin kaloja gjithe kohen time dhe pikerisht ti ishe ai qe me mesoj shume gjera, qe me mesoj si te jem e forte, si te mos dorezohem asnjehere.

Por ti Eri na dhe nje mesim te gjitheve ne, na tregove se nje femije mund te jete i forte, duron, lufton. Vetem ti mund te thoshe duke lenguar i djegur ne shtrat ” Me fal ma qe ika pa leje”.

Ti kerkove falje se po luaje, ti kerkove falje se po shijoje femijerine, ti kerkove falje se po shijoje lumturine e pafajsine e femijerise, kerkove falje qe ishe femije.

E c’na mbeti ne pas ketyre fjaleve , asgje, vecse te jene te gjithe kokeulur e plot dhimbje. Kane kaluar 10 vite e per mua jane si 10 sekonta, ndonjehere me duket si enderr e keqe qe nuk e di kur do mbaroj. Nuk mundem te te them dot me fal, nuk mundem te vij atje ku ti prehesh.

Vetem nje zot e di sa dhimbje ka zemra ime per ty, vetem nje zot e di sa shume mungon. Do doja te isha une nen dhe e ti duke jetuar. te dua e te doja me shume veten, me shume se ajri qe thith, me shume se gjithcka.

Ti do jesh gjithmone forca ime per t’i shkruar deri ne fund cdo gjeje e per te mos u dorezuar asnjehere. Me mungon pafund ëngjelli im.(TemA)

Lexo edhe: http://www.gazetatema.net/2018/03/15/reportazhi-nje-dekade-gerdec-peshq-te-medhenj-dhe-padrejtesia-qe-te-con-tek-kanuni/

1 komente në “Tragjedia e Gërdecit, rrëfimi prekës i motrës së viktimës 7 vjeçar: Do doja të isha unë nën dhe e ti duke jetuar, i djegur duke lënguar the “më fal””

  1. Lani says:

    Te gjith faj i bje sali kriminelit ne ferr do shkojshe o katil. Ke vrare njerez te pafajshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje