Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz, paralajmëroi ata që kërkojnë të përfitojnë azil në Gjermani.
Ajo tha se të gjithë ata që kërkojnë azil në Gjermani, do të kthehen në Shqipëri edhe më forcë, pot ë jetë e nevojshme.
“Shqipëria është një vend kandidat i BE dhe nuk është një vend me persekutim politik, që ishte një nga arsyet për të dhënë azil, dhe do të kthehen në Shqipëri edhe me forcë nëse duhet, ata që kërkojnë azil.
Ddhe do të ndalohen të hyjnë në Gjermani deri në 5 vjet”, tha ajo në konferencën “Sfidat e emigracionit.
Ambasadorja gjermane tha se për shqiptarët e kualifikuar ka mundësi të tjera, duke aplikuar për viza punë.
“Pavarësisht këtyre politikave tregu është i hapur për ata punëtorë të kualifikuar.
Nëse ata plotësojnë kushtet, kanë mundësi të aplikojnë për viza punë, dhe 3 mijë shqiptarë kanë përfituar në 2017 nga kjo.
Bashkëpunimi me zyrën e punësimit ofron mundësi për të kualifikuarit në Shqipëri.
Ndërsa shumë shqiptarë largohen nga vendi, jo vetëm në Gjermani, por edhe në vende të tjera perëndimore, dëgjoj shpesh nga të rinjtë që ata do të preferonin të qëndronin në Shqipëri nëse do të kishin një shans më të mirë për të gjetur punë dhe për të siguruar një jetë më të mirë dhe kujdes të mirë shëndetësor.
Kjo është një sfidë e madhe për qeverinë shqiptare dhe unë e vlerësoj që qeveria shqiptare është e vendosur për të siguruar një jetë më të mirë për shqiptarët këtu”, tha ambasadorja.(TemA)
E TURPESHME KJO QE THOTE AMBASADORJA , NGA RRUMANIA DHE POLONIA , GREQIA I PRESIN, SEPSE JANE NE BE , NDERSA SHQIPETARET SI KANDIDAT , NUK LEJOHEN TE PUNESOHEN . CFARE KUPTIMI KA KJO PERGJIGJE . SHQIPERIA ESHTE VEND KANDIDAT PER BE DHE NUK KA PROBLEME POLITKE . ZONJE KY VEND ESHTE I MBARUAR NUK KA PUNE . ATA VIJNE PER TE PUNUAR DHE JO PER CESHTBE POLITIKE .
Dmth po qe se jeni i kualifikuar ne ju pranojme edhe pse per kualifikimin tend ka paguar populli shqiptar. Ja kjo eshte vjedhja 28 vjeçare qe kane aplikuar vendet e zhvilluara ndaj nesh nderkohe na qajne hallin se jemi te varfer.
O Kombi, tjeter gje azili e tjeter gje eshte te kerkosh te punosh ne gjermani..lexo pak me shume, ke ngaterru k….n me dollarin ??
O Kombi, a lexon dot ti? Ambasadorja thote “tregu eshte i hapur per te kualifikuarit…” Edhe ajo qe shkruhet e zeza mbi te bardhe shtremberohet sic te thote truri!