“Marjana më erdhi me gjithë familjarët. Unë do t’i bëja rukje (Shërim me kuran kundër syrit të keq dhe magjisë). Për të mos pasur keqkuptime vendosa ta regjistroj rrëfimin. Por feja nuk më lejon ta denoncoj”.
Kjo ka qenë dëshmia e hoxhës Hysen Shehu në Gjykatë për çështjen e shtetases Marjana Cmeta që helmoi vjehrrën e saj Lirije Lami me lëng portokalli.
Shehu ka regjistruar rrëfimin e 21-vjeçares e cila i ka treguar haptas për helmimin e vjehrrës.
Ndërkohë tre personat e ndaluar për ‘moskallëzim krimi’ kanë dalë para gjykatës për masën e sigurisë. (TemA)