Heshtja që po vret Lulzim Bashën

16 Mars 2018, 19:26Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka një strategji politike tashmë të zbuluar nga të gjithë. E ka të përsëritur dhe pa asnjë enigmë.

Luli sa herë ndodhin skandale hesht dhe përpiqet që çështjet të politizohen dhe më pas ai tenton me intriga dhe thashetheme politike të përfitojë duke mohuar akuzat, duke i quajtur sulme politike, thjeshtë dhe vetëm për të siguruar mbështetjen e bazës.

Por, mesa duket kjo strategji e përsëritur ka pasoja të shumta, sidomos për Partinë Demokratike, sepse Lulzim Basha nuk perceptohet si lider, për mungesën e qëndrimeve të tij, por edhe për faktin se flet kur nuk duhet dhe që hesht atëherë kur duhet të flasë.

Le të sjellim tre shembuj konkret që lidhen me këtë situatë:

I. Votimi i Gramoz Ruçit për kryetar Kuvendi, ku të paktën 4 deri në 6 deputetë të PD-së votuan në favor të tij. Në fillim u la në heshtje, pastaj doli teza se kishin manipuluar votimin. Jemi gjashtë muaj më pas dhe nuk ka asnjë masë apo qëndrim të Lulzim Bashës ndaj deputetëve tradhëtarë.

II. Publikimi i Skandalit të financimit të PD-së. Në nëntor Basha e la në heshtje, mohoi një pjesë të akuzave. Pas ripublikimit dhe thellimit nga Mother Jones, kreu i PD-së foli ndryshe në opinion nga sa kishte folur rreth katër muaj më parë. Ende nuk ka asnjë përgjigje të qartë, edhe këtë po përpiqet ta kalojë në heshtje. Luli, duket si “Ushtari i mire Shvejk” i Jarosllav Hashek.

III. Skandali, Salianji-G.D., asnjë qëndrim zyrtar nga PD-ja, megjithëse ndodhte në sallën e parlamentit. Heshtje totale, mohim dhe urdhër për të mos folur.

E në rast se Lulzim Basha mendon se gjithçka do ta kalojë në heshtje sa herë i plasin skandalet e tij, nuk po bën asgjë tjetër, thjeshtë po vret veten politikisht.

Me kaq shumë skandale dhe me këtë lloj qeverisje, Edi Rama duhet të ishte rrëzuar dhjetëra herë, por kjo nuk ndodh se e mban në këmbë Lulzim Basha me skandalet dhe paaftësinë e tij, i cili e ka bërë opoziten të pabesueshme dhe po dobësohet çdo ditë.(CNA.al)

12 komente në “Heshtja që po vret Lulzim Bashën”

  1. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Basha po ben gjene e duhur qe duhet te bente qe ne fillim, fol pak aty ku rrezikon te implikosh vetveten me detaje te panevojshme dhe fol shume aty ku implikon kundershtarin. Ne deklaraten qe beri ne Nentor foli me shumse se c’duhej dhe dha detaje qe nuk ia kerkoi njeri.

    1. Grigor says:

      Nuk e dija që ishe Bashist. Të kujtoja intelektual te pavarur, por po var veten me disa komente, me duket.
      Tjeter gje eshte te sulmosh Ramën, dhe tjeter gje është te mbrosh nje idiot si Basha.
      Sulmi ndaj Rames te bën vetëm realist. Ndersa mbrojtja e Bashës të bën vetëm Bashist.

  2. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Basha po ben gjene e duhur qe duhet te bente qe ne fillim, fol pak aty ku rrezikon te implikosh vetveten me detaje te panevojshme dhe fol shume aty ku implikon kundershtarin. Ne deklaraten qe beri ne Nentor foli me shumse se c’duhej dhe dha detaje qe nuk ia kerkoi njeri…

  3. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Basha po ben gjene e duhur qe duhet te bente qe ne fillim, fol pak aty ku rrezikon te implikosh vetveten me detaje te panevojshme dhe fol shume aty ku implikon kundershtarin. Ne deklaraten qe beri ne Nentor foli me shumse se c’duhej dhe dha detaje qe nuk ia kerkoi njeri….

  4. lom deliu says:

    Sado te mundohet Lulëzim surratenveri nje dite do shporret nga PD dhe atehere I duhet ba process dhe Saliut përse e vuri ne krye ate jodemokrat e mashtrues? perveç se per ti ba qejfin Edvinit e Gramozit..
    E verteta vonon e nuk harron

    1. Bureto says:

      Domethënë sipas teje Lom, Berisha është demokrat?! Mos mre, mos e ul veten kaq poshtë, se je dhe tirons. Shko futi nonji dopje me pak gjizë dhe kthejohu. Mbase do arrish të kuptosh sado pak se kush është Berisha. Po të kujtoj vetëm kaq. A ka qenë dhe është ende komunisti Berisha udhëheqësi i PD dhe nëse po atëhere gjatë këtyre 27 vjetëve ti Lomo i njeh atij vetëm një gabim, atë që vuri në vend të tij Bashën? Jo more! Po nonji faj a ka idhudhi yt? E kët, të lutna, na e thuj noi her tjetër.

  5. i ka than vet brrrisha ,
    mos baj gabim e hap at goje ,
    se ka me ta rras Ramiu k mrena

  6. Taras Bulba says:

    Me kaq skandale dhe qeverisje Rama duhet te kishte rene thote ky qe ka bere shkrimin pa emer z Mero duhet te jete me i hapur ky shkrimtar ,sa per renien e Rames te jeshe i dii sigurte se Rama munde te bjere nga viti 2029 ne po dhohim se si po bene shtete po bene drejtesine po bene qytetet taman qytete ,por juve nuk ju pelqen kjo qe po bene Rama ju doni te kthehet prape ktimineli Sali qe te beje prap parkun Rinia hale per malsoret e shume te tjera ,eshte kohe e humbur me u mare me bemat e Saliut ,edi qe nuk do ju pelqeje komenti si gjithmone nuk e publikoni por prap them nuk ka gje

  7. am says:

    Kjo duket si manover politike per te riperterire berishen.

  8. Albani says:

    Ah more shoku Lul, more shoku Lul!
    Ah more shoku Lul, more shoku Lul, c’na bere?
    Na le rrugeve jetime, pa udheheqje, pa drite e ndricim nga Ylli ne Renie!
    Po ku te gjejne ty tere te keqijat e kesa bote?
    Edhe kujt, ty? Ti qe je kryeministri yne i ardhshem (qe mezi te oresim), ti qe je shpresa dhe drejtesia jone, ti qe perfaqeson njeriun e varfer dhe te deklasuarin, ti qe ngre lart nderin e cdo shqiptari dhe te Shqiperise! Ti qe po rroparesh per te rivendosur marredhenie te fuqishme me Rusine, me Serbine, me Greqine, dhe keto te gjitha per te miren e shqiptareve! Po kush ta di o Lul per keto sakrifica qe po ben? Asnjeri!

  9. Bureto says:

    Domethënë sipas teje Lom, Berisha është demokrat?! Mos mre, mos e ul veten kaq poshtë, se je dhe tirons. Shko futi nonji dopje me pak gjizë dhe kthejohu. Mbase do arrish të kuptosh sado pak se kush është Berisha. Po të kujtoj vetëm kaq. A ka qenë dhe është ende komunisti Berisha udhëheqësi i PD dhe nëse po atëhere gjatë këtyre 27 vjetëve ti Lomo i njeh atij vetëm një gabim, atë që vuri në vend të tij Bashën? Jo more! Po nonji faj a ka idhudhi yt? E kët, të lutna, na e thuj noi her tjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje