Kryetari i PD, Lulzim Basha po zhvillon në selinë blu një takim me kryetarët e degëve në rrethe.
Takimi ka nisur në orën 17:00, ndërsa po diskutohet për organizimin e PD, proces i nisur pas mbledhjes së Kryesisë pak ditë më parë.
Në këtë mbledhje Basha po u komunikon kryetarëve të degëve vendimet dhe asaj që pritet të ndodhë në vazhdim.
Basha mësohet se u ka thënë drejtuesve të partisë në rrethe se “Të gjithë të kenë hapësirë të bëjnë propozime. Procesi i riorganizimit, mos zhvendos vëmendjen nga takimet me elektoratin.
Rifreskoni anëtarësinë në secilën degë. Në mbledhjen e Kuvendit, në datat 28 dhe 29 prill, të jenë të pranishëm të gjithë që janë pjesë e Kuvendit”.
E thene ndryshe, largoni dhe ata mbeshtetes te kritikeve ne PD qe kane mbetur. Pasi PD ka humbur 250 mije vota neto te PD, jo nga pjesa gri e elektoratit e cila furnizon here pas here partite politike.
Ndërkohë që kryetarët e degëve po raportojnë mbi rezultatin e analizës së humbjes së thellë të zgjedhjeve të 25 qershorit.
Pak ditë më parë Kryesia e PD vendosi që në fund të Prillit në datat 28 dhe 29 të mblidhet Kuvendi Kombëtar i partisë, ndërsa është ngritur një grupe pune për kritikat dhe propozimet.
Disa përfaqësues të grupit të punës mësohet se kanë zhvilluar takime me disa nga kritikët e Bashës, Patozin dhe Boden, të cilët kanë hartuar platformën për ringritjen e PD.