Kryeministri Edi Rama ka folur sot lidhur me një skemë të re që pritet t’i shërbejë çifteve të reja.
Shefi i qeverisë, thotë se momentalisht është duke u hartuar drafti i parë për strehimin e çifteve të reja duke i krijuar atyre lehtësira sa i përket blerjes së një banese.
“Ne jemi duke punuar lidhur me një skemë të re strehimi në fuksion të çifteve të reja.
Besojmë se ka një mundësi të madhe që duke adresuar siç duhet nevojën e tyre për strehim dhe duke i krijuar një mudnësi reale strehimi, ne e bëjmë qëndrimin e tyre në vend shumë më të mundshëm dhe zbehim tundimin për t’u larguar për shkak se nuk kanë një shtëpi të tyre.
Nuk është një shpikje por një masë që vende të tjera e kanë bërë përpara nesh me shumë sukses.
Kuptohet që mundësitë tona financiare nuk janë të pa kufizuara.
Kupotohet me të pasur një draft të parë të këtij programi, ne do të konsultohemi me disa prej partnerëve tanë kryesor,” tha Rama. (TemA)
Me sa duket do te rrisni akoma cmimet e shtepive duke shtuar kerkesat per shtepi.
A e mendoni ndopak qe cmimet e shtepive Jane shume me te larta ne krahasim me rrogat?
foli dhe ministri i shtepive…te keqen e enverit….