“Gërdeci” dhe “21 Janari” i Berishës, Arta Marku paralajmëron rihapjen e dosjeve të rënda: Do përdorim çdo mjet...

15 Mars 2018, 22:58Politika TEMA

Në 10-vjetorin e Gërdecit, Kryeprokurorja Arta Marku deklaroi se po shqyrtohen mundësitë për rihapjen e dosjes së shpërthimit tragjik ku humbën jetën 26 persona.

Një tjetër dosje e fortë është edhe 21 Janari, ku u vranë 4 protestues në demonstratën e opozitës socialiste asokohe.

E njëjta përgjigje si për Gërdecin ishte edhe për 21 Janarin nga Arta Marku, që theksoi se po përpiqemi të gjejmë nëse ka mjete juridike për të rihapur dosjen.

Sokol Balla: Zonja Marku, 10 vjet më parë, si sot në 15 marsin e vitit 2008, në një zonë nevralgjike jashtë Tiranës, midis rrugës nacionale dhe aeroportit të vetëm ndërkombëtar, ndodhi një tragjedi, tragjedia e Gërdecit ku humbën jetën në total 28 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. Një proces gjyqësor i cili u paragjykua shumë për mënyrën se si u zhvillua hetimi, për njerëzit që u thirrën në hetim dhe njerëzit që nuk u thirrën në hetim. Megjithëse një nga paraardhëset tuaja, zonja Ina Rama pati deklaruar në një intervistë më mua që për shembull do të thërriste edhe djalin e Kryeministrit, ajo donte por një gjë e tillë nuk ndodhi. A do të rihapen hetimet për dosje të tilla, po e filloj nga Gërdeci.                 

Arta Marku: Ka një numër dosjesh si kjo e Gërdecit, të cilat kanë dominuar opinionin publik që nga fillimi, që nga hapja e këtyre dosjeve. Dhe ky dominim ka pasur një amplitudë të ndryshueshme në varësi të zhvillimeve politiko-shoqërore që kanë ndodhur në vend.

Shumë persona kanë dhënë opinione, gjykime, mendime në lidhje me ecurinë e këtyre dosjeve. Unë natyrisht që nuk mund të jap një mendim, një zgjidhje në këtë moment pasi në demokraci gjithçka ndodh, por drejtësia para se të jeta veprim është procedurë.

Dhe pavarësisht vullnetit individual apo institucional, nëse ky nuk përkthehet në procedurë atëherë është i destinuar të dështojë.

Këto çështje natyrisht që po shqyrtohen nëse ka mjete juridike të paezauruara, mjete të zakonshme ose jashtëzakonshme dhe a ka mundësi prokuroria që t’i përdorë këto mjete që mund të jenë të paezauruara në drejtim të rihapjes së këtyre dosjeve, megjithatë kjo çështje po shqyrtohet nga ana jonë, nga ana teknike-juridike.

Sokol Balla: Për shembull një çështje tjetër për të cilën diskutohet shumë, unë i kam kushtuar shpeshherë emisione, pasi është një çështje shumë sensitive, ngjarjet e 21 janarit. Dhe shpesh flitet, t’i rikthehemi procedurave, për mënyrën se si është zhvilluar procesi i 21 janarit, se deri diku procedurat nuk ta lejojnë një rihapje të tij. Por kjo, jo kur ka indice të reja. Për shembull rasti i Aleks Nikës natyrisht kjo është një çështje që nuk është ezauruar nga pikëpamja procedurale, pasi për vrasjen e Aleks Nikës sot nuk kemi një emër, e para. E dyta, kemi deklarime të reja, për shembull, pak ditë më parë ish-Kryeministri i vendit ishte në emision me mua dhe bëri deklarata të forta publike dhe prokuroria edhe kryesisht nisur nga këto ngacmime mediatike, mendojnë shumë veta, se duhet të rihapë hetimet, për 21 janarin po flasim në këtë rast.

Arta Marku: Unë nuk mund të them asgjë më tepër se ajo që thashë pak më parë në lidhje me këtë. Pra, pavarësisht vullnetit individual dhe institucional që nuk mungon, ne po përpiqemi të gjejmë nëse ka mjete juridike të zakonshme apo të jashtëzakonshme të paezauruara.

Dhe nëse do të ketë një hapësirë që këto mjete mund të përdoren atëherë vullneti është që të përdoren.

9 komente në ““Gërdeci” dhe “21 Janari” i Berishës, Arta Marku paralajmëron rihapjen e dosjeve të rënda: Do përdorim çdo mjet…”

  1. Edkari says:

    te kete parasysh dhe 2 prillin ne Shkoder.

  2. Hanxhari says:

    Kohë e humbur me katunarë të tredhur.
    As mish as peshk.
    Kjo ska akoma asgjë të qartë në mendjen e saj, ka dalë të na e mbushë neve.
    Po qe se Saliu është akoma jashtë dhe mbretëron pa i hyrë gjemb në këmbë dhe të kërcënon hapur, do të thotë që je ti që ta ka futur brenda në b… si kryeprokurore!

  3. Aldi says:

    Per cfar Procedurash flet moj Zonj ne Boten Demokratike hapen Dosjet edhe mbas 50 vjetesh deri sa Drejtesia te vihet ne vend,por mbas intervistes se djeshme duken gjasat per nji deshtim dhe si gjithmon fajtor mbetet viktima. Turp i madh nuk dua te paragjykoj por them ibindur se edhe ju nuk i mposhti dot Kriminelet,se nuk gjeni dot mundesi Ligjore kur Faktet dhe Kriminelet jan aty dhe thoni te gjejm mundesi qe na jep Ligji. Mjer ai Popull qe nuk u gezua njiher dhe mban akoma ke Drejtesia por me sa duken gjasat do shkoj ne Origjin kjo Pun Drejtesia pjell e poshtersive.

  4. tir says:

    Zonjes Marku i uroj shendet dhe do mbetet ne histori per mire, nese zbardh realisht dosjen e Gerdecit dhe 21 Janarit. Kam besim se hapesirat per ti hapur jane , se ekzistojne filminet dhe fjalimet e tyre . Vullneti u trupit prokuroreve duhet te jete ne lartesine max, per te mposhtur makinacionet e auroreve qe i mbyllen keto krime sikur te ishin vrare minj jo njerez.

  5. Shigjeta says:

    Veshtire te hapen dosjet “zjarr” pasi autoret kryesore te tragjedise kane mbuluar cdo gjurme , kane eleminuar deshmitaret , kjo do ta kete shume
    te veshtire , shpresojme te gjeje nje formule ligjore dhe me ndihmen e te huajve miqve tane dicka mund te behet , se po te jete per politikanet tane , dine te mbulojne me mjeshteri cdo kundershtar qe te mos kaloje para gjyqit , pasi jane te implikuar te gjithe pak shume …………te shpresojme …..

  6. Tr says:

    MOS MBANI SHPRESE NGA KJO PERGJIGJE EVAZIVE . ARTA MARKU ESHTE DEMOKRATE E FLAKET . CFARA KA BERE DERI SOT ??? ASGJE .

  7. Koba says:

    Zonja Marku foli qarte dhe me dinjitet.Ajo do ti hapi dosjet se ka dhe mbeshtetjen e DAJ SAMIT.Po si kujtoni Ju se e Nderuara Zonja Marku do te shpaloste Llafe kafenesh?.Ajo u shpreh qarte do te kete veprim dhe nuk i preferon llafet kuturu.Jepi Zonja Marku Populli te mbeshtet shperterisht dhe me zemer.Bjeru Katileve.Dop te mbetesh nje Zhan D’Ark e vertete ne Historine e Shqiperise..Ma kilikos nje cike dhe Mona Baxhellen !!! se shume i kruhet.

  8. BRSS says:

    KJO GJITHSHKA MUND TE JETE VETEM PROKURORE E PERGJITHSHME JO ,NGA AJO QE DEGJOVA MBREME KJO STE HYN NE PUNE PER ASGJE MOS PRISNI KOT PER NDESHKIME KRIMESH APO TE KORRUPTUARISH KJO TE HA MUTIN SESHTE PER ATE PUNE

  9. USA says:

    PROKURORE ME INTELEKTE SHUME TE DOBET ,,PREKURORE E TREMBUR SI FEMIJE E SHKOLLES FILLORE STE HYN NE PUNE PER ASGJE MJERE VENDI NGA KUSH PRET TE BEJE PUNE NGA NJE NJERI QE SDI TE FLASI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje