A mund të ketë një 1 prill të dytë mes Edi Ramës dhe Ilir Metës?!

15 Mars 2018, 18:54Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Pranverë 2013. Mandati PD-LSI po i drejtohej fundit. Berisha dhe Meta, kurrë konfliktualë me njëri-tjetrin (as pas ndarjes), e kishin të qartë se rrugëtimi i tyre katërvjeçar kishte ardhur në një pikë fundore. Ishte një martesë e konsumuar në heshtje, pa sherre dhe tensione.

LSI dhe Ilir Meta po shihnin për kontratën e re të bashkëqeverisjes dhe për një përkim mëse të imagjinueshëm rrethanash dhe interesash, kjo martesë e re politike kishte vetëm një emër: PS dhe Edi Rama. Stina e vogël e negociatave nuk kishte nevojë të shtyhej gjatë: Meta e dinte se nuk rrinte dot më me Berishën, kurse Rama e kishte të qartë se numerikisht e kishte thuajse të pamundur të thyente në zgjedhje dyshen PD-LSI. Një llogari e vlefshme për atë kohë, por që katër vjet më vonë u provua jo e vërtetë.

Ceremonia e famshme e Shkodrës, që kurorëzoi aleancën e re elektorale të vitit 2013, ka mbetur e fiksuar në një numër të madh fotosh e kujtimesh. Gjuhët malinje thanë asokohe se u deshën sërish emisarë nga Serbia për të bashkuar të majtën shqiptare (duke aluduar për praninë e ish-presidentit Tadiç). Përtej kësaj batute, Rama dhe Meta hynë të ndrojtur dhe pa shumë entusiazëm në atë stinë bashkëpunimi, e cila u mbyll edhe një herë natyrshëm në pranverën e katër vjetëve më vonë.

Kush kujton sjelljen e LSI gjatë ditëve të Çadrës dhe refuzimin e përsëritur të ish-kryetarit Meta (të zgjedhur president me votat e PS), për të thënë “Po” ndaj ftesës së Ramës për një tjetër katërvjeçar bashkëqeverisjeje, e ka mëse të qartë se mes dy partive nuk kishte më as simpati dhe as empati. Por vetëm antipati. Dhe siç dihet, kjo e fundit prodhon shpesh ndarje dhe armiqësi.

Sot, kur kanë nisur të dëgjohen edhe një herë fjalët për një ribashkim të PS dhe LSI, duke përmendur emisarë që paskan hyrë në këtë demarsh për një krushqi të dytë si ajo e 1 prillit 2013, duhen llogaritur më parë motivet potenciale që e justifikojnë ose e hedhin poshtë një proces të tillë. I cili, në kushtet aktuale, tingëllon tërësisht jonatyror dhe jologjik. Dhe ja përse.

Një akord palësh bëhet kur në mes qëndrojnë interesa të përbashkëta. Thënë ndryshe, kur të dyja palëve ju duhet partneriteti, për të arritur një synim të caktuar. Ngado që ta shohësh, ky nuk është më rasti, kur flitet për PS-në e sotme. Kuptueshëm, LSI-së i duhet në letër një afrim i ri me Ramën, për një mijë arsye që lidhen me dinamikën e zhvillimeve pas zgjedhjeve. Kurse vetë kryeministrit as nuk ka se çfarë i duhet afrimi me Metën dhe Kryemadhin në këtë moment. Përveçse për të marrë mbi vete edhe një herë më tepër, përtej kostove të veta, edhe ato të një partie e cila e ka ende shumë prezente “damkën” e bashkëqeverisjeve me PD e PS në tetë vitet e fundit.

Fitorja vetmitare e zgjedhjeve në 25 qershor nga Rama, zhvlerësoi jo vetëm peshën dhe rolin “strategjik dhe të pazëvendësueshëm” që kishte pasur deri pak javë më parë Ilir Meta, por deri edhe mandatet e pakta të PDIU pas zgjedhjeve. Të gjithë aleatët e PS të para 25 qershorit, e panë veten të zhvlerësuar në bursën politike shqiptare, për arsyen e thjeshtë të fitores së 74 mandateve nga PS.

Shifrat janë ato që përcaktojnë fituesit dhe humbësit në politikë. Dhe në funksion të shifrave, por edhe të situatës dramatike ku ndodhet sot e gjithë opozita, përfshirë edhe LSI, një dreq e di se çfarë do t’i duhej Edi Ramës një krushqi me një barrë llafe e pakënaqësira nga pas, me partinë me të cilën e ndan tashmë një det i madh sulmesh e sharjesh nga më ekstremet. Jo se nuk kemi parë të kapërdihen fjalët e rënda, mllefet dhe mëritë mes partive, por sepse mbi të gjitha, socialistët nuk kanë asnjë interes për një 1 prill të dytë me LSI. Kjo është më shumë një nevojë urgjente e partisë së Kryemadhit, për të dalë nga impasi ku e ka futur veten LSI, në një malore të vështirë opozitare, për të cilën duket kjo parti është krejt e papërgatitur.

Skena politike shqiptare ka tashmë një panoramë të qartë numerike mes qeverisësve dhe opozitarëve. Është korrekte dhe në të mirë të vendit, që këto dy panele të përballen fort në rrugë institucionale dhe kur të vijë dita, edhe me votë. Por është krejt e pështirë dhe e pabesë ndaj votës së zgjedhësve shqiptarë, që atë që ndërtuan me vota, partitë ta rrafshojnë dhe ta ribëjnë sipas qejfit të tyre natën dhe me kulisa. Zgjedhjet e fundit thanë se Edi Rama duhet të qeverisë dhe se Lulzim Basha e Monika Kryemadhi duhet të bëjnë opozitën e pushtetit. Të tjerat janë hilera.

11 komente në “A mund të ketë një 1 prill të dytë mes Edi Ramës dhe Ilir Metës?!”

  1. socialisti says:

    Larg qofte Minxhoz nje 1 prill i dyte me Like floririn dhe Monika baxhellen.

  2. Flutura says:

    Paralajmerimi eshte i sakte dhe serioz.
    Por po aq serioz eshte dhe Edi Rama e PS ne qendrimin e vet ndaj LSI.
    Nuk mundet me nje aleance e re se ndryshe do te thote qe edhe PS te katandiset si PD. Kjo nuk mund te ndodhe me PS e vila ka nje elektorat solid dhe qe ne fund te fundit progresi dhe roli i Shqiperise eshte i dukshem ne rajon. Ka nje vleresim teper pozitiv nga nderkombetaret me gjithe ferrat qe PS ka neper kembe. Ne zgjedhjet e ardheshme PS do te kete rritje tjeter te madhe votuesish. Kjo eshte evidente, pavarsisht pseudoanalisteve neper tv, te cileve u ka dale boja. Ti nuk je nga ai soj.

  3. katarakti says:

    LSI-ja enderron te kete edhe nje here tjeter rolin e King makerit. Nga i cili perfitoi aq shume gjate ketyre 12 vjeteve te fundit. Por PS-se nuk i intereson fare nje aleance me skraparllinjte e inatosur. Ne rast se Rama vendos prape per nje aleance me LSI-ne kjo nuk do te ishte hile, por tradhti e madhe ndaj zgjedhesve. Nje aleance e tille mund te kishte per synim vetem fshehjen e mekateve dhe mos berit kurre drejtesi.

  4. Izeti says:

    Nese ndodh I nderuar z Minxhoz ,nje marreveshje tjeter P.S me L.S.I. e sigurte eshte qe parti e pare del Skender Gjinushi dhe parti e dyte del Nard Ndoka
    Edi Rama beri gabim ne 2013 qe beri aleance me ata hajdute ,se ata ishin drejt shkrirjes
    Ne 2013’P.S. do merrte mbi 80 deputete….por kjo ngelet.nese nuk ben ate gabim per aleance me hajdutet ne 2021 Edi Rama ka per te mare mbi 85 deputete dhe P.D. 55 deputete ndersa hajdutet do marrin.
    LESHTE E CURRIT KACURRELA,,,,

  5. lavdosh says:

    Shume e drejte zoti Minxhozi.
    Konkluzioni eshte shume i sakte: Shqiptaret votuan me 25 Qershor per ti dhene timonin PS/Rames dhe per te cuar ne opozite Bashen/Kryemadhin. Cdo gje tjeter eshte poshtersi dhe zhvleresim i votes popullore dhe principeve bazike te demokracise.
    Qe LSI eshte mafioze kjo nuk ka dyshim. Ulja e tensionit te dy muajve te fundit dhe futja e I Metes ne mes duke shfrytezuar aprovimin e plotfuqishmerise per negociatat me Greqine, jane veprime tipike mafioze. Sot i pafytyri N Lesi ne Koha Jone hodhi ne pazar idene e nje mareveshje/koalicioni PS-LSI. Dihet qe N Lesi eshte lehesi i rradhes dhe papagalli i LSI-se. Por nje gje e tille eshte shume tallese per shqiptaret. Kjo do te vulosi damken/opinionin qe politika shqiptare eshte e korruptuar e tera. Rama e shpetoi LSI me 2013. Atehere koalicioni PS-LSI shpjegohesh me domosdoshmerine per te mundur Berishen dhe nga frika se me LSI-ne bashke, PD/Berisha do ti manipulonin zgjedhjet ne shkalle te gjere dhe hapur. Ai koalicion edhe pse mundi Berishen, ndaloi shkaternjerimin e metejshem te vendit, beri disa gjera te mira, por nuk arriti te perdori potencialin e vet per shkak te klientelizmit te LSI. Me 2017 nen moton “te cojme tepsine per skrap” Rama dhe PS siguaruan te paren mazhorance te paster pas 1991. Mesazhi i shqiptareve ishte i qarte dhe i plote: partickat e vogla qe jane vetem per pazare dhe shkaterrim te shtetit duhen cuar per skrap. Sot, pa kaluar nje vit tju thuash Shqiptareve qe LSI eshte parti me parime dhe principe evlefshme per aleance, eshte nje tradheti qe Shqiptaret nuk do ja falin Rames me 2019 dhe 2021. E gjitha eshte nje corbe e prishur qe te bene per te vjelle dhe te vesh duart ne koke. Ky veprim do konfirmoi dhe vulose perfundisht ate “qe te gjithe jane njesoj”. Te gjithe behen bashke per pushtet, per tepsi, per hallva, per te ndare pronen publike dhe per ti shpetuar drejtesise. Shpresoj qe PS dhe Edi Rama te kene guximin te gjykojne dhe te marrin vendime larg trysnise se oligarkeve dhe te ruajne disa parime. Perndryshe shqiptaret do ti ndeshkojne keq. Ne gjithe kete katrahure PD do te dali e fituar sepse njerezit nuk do ta falin Ramen per kete tepsi te re

  6. shqip says:

    Kuptohet qe Nese ka vertete nje orvatje per ribashkim , kjo vlen vetem per lsi . Iliri me Moniken perveç interesit personal qe i prek direkt , Po llogarisin edhe firot e mercenareve qe votojne lsi . Te kapur pas nje kalkolimi.te gabuar , ata po shohin si administrata Po pastrohet nga qindra shushunja qe Meta i fuste ne shtet . Duke thithur keshtu para te konsiderushme , Po edhe vota . Te mos harrojme , e nuk eshte vetem aparence , Por agresiviteti kunder k.prok se emeruar ka ne vetvete mjaftushem argumente per ta patur mizen nen kesule . Nese pd ka zgjedhur nje rruge disi te terthorte per t’ju kundervene Shba dhe Brukselit , Mona-lisa me Petritin e partise dalin.fare hapur si kundershtare te investimit amerikan . Analiza qe ben Minxhozi eshte logjike dhe bindese . Por ne politike ka edhe prostitucion . Ne kembim.Ramiu mund te marre ok e Metes per nje sere ligjesh qe priten te miratohen . Megjithese me mire se ok i presidhjerit , do preferoja ta shikoja ne qeli z.floriri i krrabes .

  7. Treviso says:

    Mese perseritet prap 1 prilli Edi Rama te perjashtohet NGA partita si ttradhetar i saje dhe i elektoratit.

  8. Kombi says:

    1 PRILLI I PARE ISHTE PER INTERES TE RAMES , NJE 1 PRRILL I DYTE DO TE JETE PER INTERES TE METES . RAMA NUK BESOJ QE TE KETE NEVOJE PER MONEN E METES ,AS PER QIRIEN VASILI . ?

  9. Lumi says:

    Perse I duhet Rames LSI kur shpalli divorc dhe lufte kunder drejtorve te kesaj partie? Nese kjo behet, atehere Edi Rama nuk eshte frikacak, jo serios dhe I paster si paraqitet.

  10. Po,Po says:

    Të lumtë z.Minxhozi ! Je tepër i saktë dhe korrekt
    në të gjitha sa thua .

  11. partia ime says:

    Sa bukur shkruan ky Ymer Minxhozi!
    Serioz si ideali
    me syza tw mencura
    me pervoje kinezi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje