Nikoll Lesi: LSI-ja, me PD-në shanse të humbura, duhet të shohë nga PS-ja prapë

15 Mars 2018, 18:23Politika TEMA

Nga Nikoll Lesi

Flitet shumë se si do veprojë LSI-ja për zgjedhjet vendore të vitit 2019. Përsonalisht, po të kisha të drejtë vote në lidershipin e saj, do të votoja pa asnjë hezitim për një koalicion të ri me PS-në, fillimisht për në zgjedhjet vendore 2019. Natyrisht me rregulla, këtë radhë shumë strikte, dhe krejt publike. E jo si 18 maji 2017 i Lulzim Bashës.

E them këtë pasi, si vëzhgues i jashtëm, vërej se koalicioni me PD-në po e bjerr forcën e LSI, si e vetmja forcë politike, e cila që nga krijimi i saj njeh vetëm rritje elektorati. Faktet kështu tregojnë. Natyrisht që nuk jam aspak dakort për mënyrën arrogante se si qeveris Edi Rama, por të ndodhur mes një PD-je gjithnjë në përgjumje e në përçarje dhe një PS-je që qeveris disi dhunshëm, LSI-ja do të bënte mirë, pa e ulur kokën dhe pa prekur pikat kryesore të programit të saj elektoral, të fillonte bisedimet me PS-në.

Aq me tepër që selia rozë po kërkon kanale komunikimi me selinë e LSI. Edhe gjuha e kryeministrit këto javë ka qenë e kujdesshme jo vetëm në raport me LSI, por edhe e dashur me presidencën. Po kështu Monika Kryemadhi daljet në media i ka patur, sipas meje, të përllogaritura mjaft mirë; nuk është tërhequr nga asnjë çështje madhore sipas LSI në raport me kryeministrin, porse ka qenë luajale kur flitet për interesat madhore të shqiptarëve.

Aq me tepër që PD-ja dhe Basha atëhere kur bëjnë sikur sulmojnë kryeministrin, pikërisht ato ditë dërgojnë misionarët me biznesmenë për një “marrëveshje të re” me Edi Ramën. Dhe “argumenti” publik i Bashës do jetë se “na e kërkojnë amerikanët”! Nuk do jetë më një Yee, por mund të gjendet një Hu-hu-ha-hi!

PS-ja dihet që është Edi Rama. PS-ja ndonëse ka 74 vota solide, në mos 78 me gjithë Tom Doshin dhe tre deputetët “çam”, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me Çamerinë; përsëri mazhoranca nuk ndjehet aspak e sigurtë në zgjedhjet vendore. Sidomos në Tiranë, ndonëse Erion Veliaj drejton në mënyrën më të mundshme, krejt mirë bashkinë. Por në Bashkinë e Tiranës, LSI është forcë përcaktuese në fitoren e PS apo të PD.

Ku do të shkojë LSI-ja, do jetë fitorja e koalicionit në Tiranë. Të mos harrojmë se Bashkia e Tiranës është gjysma e Shqipërisë si potencial votash. E jo vetëm votash. Ndaj Erion Veliaj dhe krejt PS-ja proErion mbetet e interesuar për një koalicion PS-LSI. Nuk flas për pjesën e PS-së pro Saimir Tahirit, e cila dihet se nuk do të votojë aspak Erion Veliaj. Flasim me fakte e jo me hamëndje. Pra PS-ja ka nevojë urgjente për LSI-në në Tiranë.

Dikush, si çdokush që kërkon të gjejë veringa, mund të thotë se LSI dhe PS kanë shkuar larg në sherret mes tyre. Epo punë e madhe! Pse a nuk ishte duke plasur lufta mes Ramës dhe Bashës te çadra para kryeministrisë? A nuk kishte thënë Lulzim Basha se “vdes, por nuk dal nga çadra pa rrëzuar kriminelin Edi Rama”? A nuk na tha Lulzim Basha në hotel Rogner në muajin prill 2017, pikërisht mua, Blendi Fevziut, Andi Bushatit, Baton Haxhiut dhe Andi Bejtjes, pasi e ngacmoi Bushati, se “unë nuk dal nga çadra dhe nuk futem në zgjedhje me Edi Ramën”. Dhe kur e pyeti prapë Andi Bushati, ai pra Lulzim Basha, na deklaroi prerë se “nëse ndodh që të futem në zgjedhje me Edi Ramën, atëhere më varni mu në Bulevard!”.

Lulzim Basha doli nga çadra, shkoi dhe u mbyll në zyrë tek për tek me Edi Ramën dhe hyri në zgjedhje me kryeministër Edi Ramën! Lulzim Bashën as nuk e varem dot me Bushatin, siç na e kërkoi, por veçse e kemi prapë kryetar të PD-së.

Një parti tradicionale e cila kur drejtohej nga Sali Berisha, ndonëse drejtim autoritar dhe disa herë i dhunshëm, por ama kishin shpresë njërëzit se ka një opozitë e cila mund ti bëjë ballë pushtetit. Berisha i bënte marrëveshjet, por nuk shkelte mbi disa parime strikte të djathta.

Ndërsa kjo PD-ja, e sotmja, ndonëse nuk mund të akuzoj Bashën si pjesë e krimit, por kjo parti nuk ngjall besim. Pra jo vetëm nuk sjell shpresë si forcë politike për njëmijë arësye në të cilat ajo gjëndet dhe nuk është vendi në këtë shkrim për analizë, por PD-ja mund të shkas prapë në pazare të paprincipta direkt me Edi Ramën.

E pse u dashka LSI të rrijë strikte e disa parimeve se gjoja PS dhe Rama na kanë sulmuar si “pjesë e tepsisë”? Po pse a nuk mori, jo pjesë tepsie, por krejt tepsinë vetë PD-ja dhe Basha në maj 2017, kur në vend që të kërkonte në qeverinë e përbashkët me PS, drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit për të garantuar votat dhe mos implikimin e krimit të organizuar në zgjedhje, selia blu mori OSHEE, Hipotekat, etj të cilat prodhonin tenderime, para, korrupsion.

LSI është parti e majtë, bile më e majtë se vetë PS-ja e sotme e cila është thjesht një Rilindje. Por ama ka pushtetin qendror, PS-ja. Dhe kërkon pushtetin vendor në zgjedhjet e vitit 2019. Nuk e ka të sigurtë Edi Rama nëse i fiton i vetëm zgjedhjet vendore, pasi sinjalet e selizë rozë ndaj LSI, këto javë, nuk do të ishin ndezur.

Politika njeh edhe pragmatizmin, bile është konvertuar vetëm në pragmatiste në Shqipëri qëkur Fatos Nano ëndërronte të bëhej President Republike me votat e Sali Berishës në vitin 2002.

Pa e zgjatur, mendoj se LSI bën gabim taktik, edhe strategjik, nëse refuzon ofertat e PS-së, të cilat janë hedhur nëpër kanale komunikimi. Ajo ka shansin të vendosë disa kushte të pranueshme për PS-në në raport me qeverisjen qendrore, pa u përfshirë në qeveri, me kushtin e një historie të re bashkëpunimi e cila rifillon me zgjedhjet vendore 2019. Dhe një kontratë të re publike e jo skutave e skuthazi siç bëri Basha me 18 maj 2017.

Nëse nuk e bën LSI, nuk është çudi kur të dëgjojmë në këtë fundviti apo në 6-mujorin e parë të ardhshëm, që PS dhe PD firmosin koalicion “në të mirë të vendit” dhe Edi Rama dorëzon Bashkinë e Tiranës një emri demokrat me kushtin që të mos i preket pushteti qëndror deri në vitin 2021. Dhe pas vitit 2021. PD-ja merr prapë OSHEE, Hipotekat, tenderimet e zonave rurale, etj.

Kurse LSI rri e ruan parimet e deklaruara, duke parë se si Rama dhe Basha qeverisin; njeri prapë kryeministër dhe tjetri zv/kryeministër.

Ndaj LSI duhet të jetë praktike, përderisa është në thelb e majtë dhe PS-ja akoma ruan një sigël zyrtare si e majtë.

24 komente në “Nikoll Lesi: LSI-ja, me PD-në shanse të humbura, duhet të shohë nga PS-ja prapë”

  1. qqqqq says:

    prape kyyyyyy !!!!!!!
    papapapapapapapapaaaaaaaaaaaaaaaaappapapap
    LESHI I PAJDHIT KACURREL jep leksione!
    Hapu dheeeeee !!!!!!!!!

    1. Spartaku says:

      Ne asnje menyre nuk duhet te beje koalicion Ps-te me LSI-n.Ps-te te dale e veteme dhe do te fitoi bindshem,me shume se ne qershor 2017. LSI-ja do shkoi per lesh se populli ka parasysh rrugaçerine e Monikes,çizmen e dsaj e cila mburret me ate sot.Ai eshte nje turp i madh por ja qe ajo e quan veprim te drejte kur nuk eshte i drejte dhe i paranueshem.

    2. Mon Kukaleshi says:

      Je fare i modh, i papam. Si e qujn ket katnarin, Leshi i Pajdhit pri Manatie, ha ha ha

  2. noli says:

    sakte keshtu duhet. por aman filloni teshani sa me shume o popull jo per shkrimin per inatet qe keni me ps apo lsi

  3. dada says:

    E paska derguar Monika kete

  4. qazim says:

    Analize tipike pazarxhiu.Kujton more zoteri se njerezit jane dele dhe brohorasin cdo dredhje beli te LSI.Do te ishte teper zhgenjyese per elektoratin nje ribashkim i PS me LSI,vetem ne kete rast do te vihesh nje pikepyetje te madhe vota per PS.
    LSI eshte nje parti rrugacesh,mashtruesish te pacipe.Shikoni kryetaren se cfare niveli tregon e po keshtu eshte gjithe kjo krijese e percudnuar e politikes Shqiptare.

    1. Mon Kukaleshi says:

      Mos u preokuponi zoti Qazim, se ky pazarxhiu (se ky Leshi i Pajdhit ka qene pazarxhi qe ne kohen e komunizmit, erdhi nga fshati e u be gazetaruc ne Tirane, duke sjelle per vite me rradhe kasa me peshk per kryeredaktoret e zerit, bashkimit e ku di une), pra ky pazarxhiu e ka bere hesapin pa hanxhine.

  5. lavdosh says:

    Qe LSI eshte mafioze kjo nuk ka dyshim. Ulja e tensionit te dy muajve te fundit dhe futja e I Metes ne mes duke shfrytezuar aprovimin e plotfuqishmerise per negociatat me Greqine, jane veprime tipike mafioze. Sot i pafytyri N Lesi ne Koha Jone hodhi ne pazar idene e nje mareveshje/koalicioni PS-LSI. Dihet qe N Lesi eshte lehesi i rradhes dhe papagalli i LSI-se. Por nje gje e tille eshte shume tallese per shqiptaret. Kjo do te vulosi damken/opinionin qe politika shqiptare eshte e korruptuar e tera. Rama e shpetoi LSI me 2013. Atehere koalicioni PS-LSI shpjegohesh me domosdoshmerine per te mundur Berishen dhe nga frika se me LSI-ne bashke, PD/Berisha do ti manipulonin zgjedhjet ne shkalle te gjere dhe hapur. Ai koalicion edhe pse mundi Berishen, ndaloi shkaternjerimin e metejshem te vendit, beri disa gjera te mira, por nuk arriti te perdori potencialin e vet per shkak te klientelizmit te LSI. Me 2017 nen moton “te cojme tepsine per skrap” Rama dhe PS siguaruan te paren mazhorance te paster pas 1991. Mesazhi i shqiptareve ishte i qarte dhe i plote: partickat e vogla qe jane vetem per pazare dhe shkaterrim te shtetit duhen cuar per skrap. Sot, pa kaluar nje vit tju thuash Shqiptareve qe LSI eshte parti me parime dhe principe evlefshme per aleance, eshte nje tradheti qe Shqiptaret nuk do ja falin Rames me 2019 dhe 2021. E gjitha eshte nje corbe e prishur qe te bene per te vjelle dhe te vesh duart ne koke. Ky veprim do konfirmoi dhe vulose perfundisht ate “qe te gjithe jane njesoj”. Te gjithe behen bashke per pushtet, per tepsi, per hallva, per te ndare pronen publike dhe per ti shpetuar drejtesise. Shpresoj qe PS dhe Edi Rama te kene guximin te gjykojne dhe te marrin vendime larg trysnise se oligarkeve dhe te ruajne disa parime. Perndryshe shqiptaret do ti ndeshkojne keq. Ne gjithe kete katrahure PD do te dali e fituar sepse njerezit nuk do ta falin Ramen per kete tepsi te re

  6. RROKRROKRROK says:

    LESHELIJA TË HAJË NJË MUT TË MADH,
    SE RAMA SE PJERDH MË !
    MË MIRË ME BASHËN , SE ME MUNËN ????

  7. lxoni says:

    Pirdh pirdh o Nikoll se qeke me kolle,ti kujton se populli eshte budalka qe nuk e kupton kush punon dhe kush rri 4 vjet dhe nuk ben as vizat e bardha ne rruge qe te kalojne kemsoret.Lali Eri me cilen do parti te kandidoje populli i Tirones do ja japi voten sepse eshte i vetmi person qe e ka trasformuar Tironen ne keto vite .Qe te thuash qe LSI eshte e domosdoshme ti ja fut kot se ne radhe te pare dita dites vertetohet qe eshte parti HAJDUTESH eshte parti FLORIRI.PS dhe PD skane nevoj fare per LSI.PSja e tregoi sepse e mori tepsine e vetme dhe me gjithe gabimet do korigjohet po keshtu dhe PD do e mare veten se eshte nje cikel qe te gjithe partite e kalojne por duhet te largohet KOMUNISTI SALIMALOKU.

  8. M says:

    Lsi-se vetem kryesia i ka ngelur c’ fare kualicioni do qe te beje e me ke do ta beje, vetem ta beje me N Lesin

  9. Treviso says:

    PS ha nuk ka me nevoje per prostituta politike. LSI duhet te nxirret jashte ligjit si parti mafjoze. Fiala LSI duhet te fshihet NGA fjalori.

  10. Tr says:

    PARASHIKIMET E KETIJ IDIOTI NUK JA VLEN TI MARRESH SERIOZISHT , JANE PERRALLA

  11. shpresoj, por s'e besoj says:

    Ti ja fut ko o Nikolle. LSI eshte duke mbaruar, ndersa pd eshte duke shteruar. Ne Tirane votat Erjon Veliaj i ka disa here me teper se me pare. Tiranasit vetem te jen idiota apo te lajthitur te mos votojne Erjonin. Erjoni fiton ne gjithe Shqiperine , kudo ta çosh se eshte pare puna e tij.

  12. XheJ eN Bi says:

    Nikoll Leshi ( më falni Lesi ) do të bëhet Mbles dhe zakonisht mblesit i bëhet një dhuratë.
    Nuk e dimë se çfarë dhurate do Nikoll Leshi.
    Mund të jetë dhe varianti tjetër se mbledit Nikoll i ka mbetur një vajzë kurrvë dhe do patjetër ta “martojë” me një burrë të “pasur” që edhe Nikoll Leshi të të marë pjesën e tij nga kjo martesë.

  13. Dymi says:

    Gjithnje e me shume me duket cudi e madhe se si beri ky trap gazeten me te madhe ne Shqiperi, ne vitet ’90. Edhe bytha e Saliut ka mend me shume se ky.

  14. Po,Po says:

    O Lesi ! LSI-ja është e destinuar të “vdesë” . ashtu si lindi , si
    një virus jetëshkirtër . Ajo nuk ka më asnjë të ardhme , as
    për shpresë aleancash të reja dhe as për aventura si ” Forcë
    e parë” , sepse e mbylli ciklin dhe po përjeton agoninë e fundit .
    Antarët e saj , duhet të kthjellohen e ndërgjegjësohen , që ashtu
    si në atë pikturën e famëshme “Biri i penduar” , të rikthehen në
    gjirin e partisë mëmë , bile me kokë ulur !

  15. BUJARI JU DEGJON says:

    Nikolla Lehsi ka harruar te thote qe kjo pjese eshte shkeputur nga libri i tij me i ri me titull:
    “Si te behemi burra te mire e te hajme qelepir ,duke lepire…” ?

  16. I. Lekaj Shkoder says:

    Ne Shkoder kemi nje thenie qe na e kane lene te paret: “Ne dac me e mallkue tjetrin, i thuaj ta rrite Zoti mendjen”.
    Nikoll Lesi eshte ne te drejten e marrise se vet. Ku qendron marria e tij? Ai trashegoi nga Komiteti i PPSh ne Lezhe nje gazete, qe beri emer jo ne saje te Nikolles por te disa penave te forta qe punuan ne kete redaksi.
    Nikolla e lidh emrin e vet me suksesin e gazetes “Koha e Jone”. E shpjegova qe ajo gazete arriti shume jo nga Nikolla por nga te tjere analiste te spikatur.
    Pse nuk ka “Koha e Jone” ate name sot? Ne dite shiten gjithsejt 13 gazeta.
    Pra Nikolle, je shume i vocerr ti japesh mend Partise Socialiste dhe Edi Rames se cfar do beje ne zgjedhjet e ardhshme.
    Vec kesaj ti , si njeri qe prej vitit 2005 je fute ne brageshat e Berishes, je ne konflikt interesi. Ti sa i jep mend Edi Rames, jepi mend partise tende PD-se.
    Reshtimi se fundmi ne krah te LSI-se flet keq per karakterin tand, prostituimi kaq i ndyre ne kete moshe eshte i rende per femijet tuaj.
    Rama veproi drejte qe beri koalicion me Meten ne 2013-ten, jo se PS e vetme nuk fitonte, por ajo rrezikonte shume te mbetej ne opozite per shkak te vjedhjes se zgjedhjeve. Meta e tregoi acik se ishte i padenje per kete koalicion. E demtoi rende qeverisjen Rama dhe luajti shume ashper kunder PS ne pragun e zgjedhjeve te 2017-tes> Meta futi Bashen ne Cader, pengoi reformen ne drejtesi, me gjith thirrjet e Rames per koalicion Meta e suall tamam si nje brac (me keq se cub).
    Ramen e kuptuan shqiptaret dhe i besuan 74 deputet. Rama po punon. Populli e don.
    Rama nuk mund te guxoje te ribeje koalicion me LSI-ne pas gjith ketij qendrimi te ndyre qe mban LSI-ja ndaj socialisteve.
    Rama i fiton bindshem zgjedhjet biles akoma me thelle.
    Ne rast se Rama do tentoje te beje nje gabim te tilla, humbjen e ka te sigurte dhe mallkimi i socialisteve do e ndeshkonte teper rende.
    Por, besoj se Rama e ka aftesine e duhur per te kuptuar se sa i demshem do ishte nje ri-koalicion me Monen e Petrit Vasilet e Ilir Metes.
    Nikolle, shif ban ndonje koalicion me “kaubojsin e Lezhes” i cili po mendon te kandidoje per kryetar bashkie ne Lezhe, dhe si te njellojte sic jeni mund te beni dicka per Lezhen.
    Nikolle, i perkohshem qe kujtimi yt.

  17. lavdosh says:

    Para nje muaj N Les(h)i rekomandonte nje aleance politike parazgjedhore PD-LSI.
    Por arrestimet e disa funksionareve te LSI vune panikun ne LSI. Partia filloj te shperbehet, militantet ju larguan, te zgjedhurit kaluan me PS, deputetet e vjeter u zhduken nga skena dhe filluan tratativa me Ramen.
    Te gjitha keto u reflektuan tek zbut(h)ja e M Kryemadhit dhe tek levizjet e Presidentit
    Tani papagalli Les(h)i mundohet te shesi idene e aleances PS-LSI.
    Ne rastin me te mire mundohen te ndalojne zhgerryerjen, shperberjen dhe ne vecanti duan tju vene friken ish zyrtareve qe ne nje ose tjeter menyre mund te bashkepunojne me drejtesine per te luftuar korrupsionin
    Te gjithe i ka zene frika nga cfare dosjesh mund te hapen
    Sa per Les(h)i-n ai shpreson disa para per te mbajtur gazeten dhe te beje presione mafioze

  18. Kumandari says:

    E dogje nje here Shqiperine,
    o Nkoll,
    per here te dyte
    djeg veten…

  19. Niko Shpiragua says:

    O Nikolle leshi, pa na spjego njehere si arrin nje force e” majte” si kjo e leshit tend LSI te bashkepunoj me nje Parti te djathte si ajo e hajduteve dhe halabakeve te PD. Ti na e quake te majte. hajde intelektual hajde! Por po te ishte e majte ajo nuk do bashkepunonte me te djathten hajdute me emrin PD. Une mendoj se ti nuk e di c’eshte e majta fare, por ajo me kryesorja eshte se as lideri dhe liderja e asaj lesh e lise tende nuk mund te kuptoj fjalen “i majte” dhe jo te bej programe te majta sepse nje njeri analfabet si Like hajduti dhe nje buce si Mona nuk e kane idene se c’eshte e majta. Ata kane idene se si te vjedhin e pasurohen dhe kaq o Nikolla prej leshi i partise se leshit.

    1. Buna says:

      O Nkoll lsi ka vajtur ne hale, ti e din fort mire, aja nuk ka ma elektorat kujt dreqit i duhet

  20. Fredi says:

    Ik ore karagjoz!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje