Ardian Klosi dhe historia tronditëse e një prek viktimave të Gërdecit, dy prindërit e së cilës u vetëvranë

15 Mars 2018, 17:02Politika TEMA
Ardian Klosi dhe historia tronditëse e një prek viktimave të

Resmije Osmani 18 vjeç pati një vdekje të tmerrshme. Babai i saj dhe nëna (në foto me Resmijen) u vetëvranë pas Gërdecit. Resmija la pas një foshnje 4 muajshe ditën e shpërthimit

Një nga librat që na ka lënë pas i ndjeri Ardian Klosi quhet “Katastrofa e Gërdecit”.

Pjesë nga ky libër janë botuar sot nga Dita.

Në këtë libër flitet edhe për Resmije Osmanin, 18 vjeç, e vdekur ditën e shpërthimit të Gërdecit bashkë me 25 të tjerë.

Resmija kishte lënë pas një foshnje 4 muajshe.

Tragjizmi shtohet në rastin e saj sepse babai i Resmijes, Kujtimi, u vetëvra disa muaj pas vdekjes së të bijës, ndërsa nëna Tushe, u vetëvra tre vjet më pas.

E gjithë familja u shua nga ajo që ndodhi në 15 mars në Gërdec.

Vdekja e Resmijes ka qenë ndër më të tmerrshmet.

Shkruan Klosi: “…Tmerrin më të madh e panë ata që nuk vdiqën menjëherë, e si pakkush Resmije Osmani (Kranja nga i shoqi), edhe ajo 18-vjeçare, nëna e një foshnjeje  4-muajshe. Me shpinën krejt të djegur, si hoqi dhe rrobat e përfshira në flakë, Resmija arriti të rendë deri larg, u fut brenda një bunkeri, ku dhe i shterrën forcat. Ka ndenjur aty për 6 orë afër duke thirrur për ndihmë,  derisa e kanë dëgjuar… Pas peripecish të papërfytyrueshme në ambulanca e spitale, ku njëherë e deklaruan të vdekur e pastaj të ringjallur, u dërgua të nesërmen në një spital në Itali. Dha shpirt atje pas një agonie të gjatë më 12 prill 2008…”.

Jemi ngjethur e kemi ndjerë dhimbje shumë herë për Gërdecin. Në fillim, tronditja nga pamjet shokuese të momenteve të shpërthimit. Pastaj nga fytyrat e fëmijëve të vrarë. Më pas nga të sakatuarit në spitale. Jemi revoltuar nga mashtrimet  e Sali Berishës, kemi ndjerë turp kur pamë thasët me lekë që zbrazeshin në tavolinën e Bashkisë për të konvertuar me para dhimbjen e familjeve të të vdekurve.

Na ngatërruan më pas në spiralet pa fund të gjyqeve që vetëm drejtësi nuk bënë.  Pastaj u mësuam.. Shohim Berishën, Mediun, ministrat…  Qeshen ata: “Ne e kemi harruar, harrojeni dhe ju”.

Por atje nën tokën e Gërdecit, aty buzë autostradës ku kalojmë përditë, ka eshtra fëmijësh të vrarë. Fëmijë të tretur.

I ndjeri Ardian Klosi shkruan në librin e tij, pjesë të të cilit janë botuara nga DITA se “të gjithë që kanë punuar në Gërdec kanë qenë në skajin e mbijetesës”.

Ai zhvilloi takime me banorët dhe i intervistoi ata para botimit të librit:

“Më ka habitur tej mase mirësia e njerëzve që kam takuar, sinqeriteti, mikpritja.  Të gjithë që kanë punuar në Gërdec kanë qenë në skajin e mbijetesës, që kanë pranuar të punojnë në ato kushte. Shumica e viktimave janë prej familjesh të ardhura ose nga fshatrat e Martaneshit, ose të Gramshit, krahina me bukuri të rrallë, por sot të braktisura, njerëz të mësuar me punë të rëndë e të ndershme, që ranë në kurthin e pagesave të shpejta e gjoja të sigurta në një fushë të minuar.

Shumica e të vrarëve janë vajza të reja, me fëmijë të vegjël ose në djep, apo dhe prindër të moshuar që kërkojnë të mbajnë në shkollë fëmijët e tyre. Pastaj të mitur si Flavio Deliu e Erison Durdaj, ata që s’patën kurrfarë lidhjeje e dijenie për bizneset e Albademilit me Ministrinë e Mbrojtjes.

Për hir të kujtimit të tyre dhe barrës që i bie çdo njeriu të vetëdijshëm në Shqipëri për të mos i harruar dhe për të ndryshuar gjendjen e shtetit ku jetojmë, më mbetet vetëm të kujtoj në fund thënien e një gazetareje amerikane: bashkëpunëtorja kryesore në krimin e korrupsionit është indiferenca jonë” – shkruan Klosi

7 komente në “Ardian Klosi dhe historia tronditëse e një prek viktimave të Gërdecit, dy prindërit e së cilës u vetëvranë”

  1. Al says:

    Vras mendjen a e ka lexuar Karmina kete pasazh… se gjithe librin e kam te qarte qe jo..

    Mbetshi gjalle o ju politikane qe i keni duart te lyera me gjak, te shikoni pinjollet tuaj duke u perpelitur per vdekje!!

    1. #varijanullen says:

      Blogerja Cfare tip pashaporte ka ? Pse edi rama dhe bushati i lejojne nje shtetase shqiptare pashaporte sherbimi/diplomatike? Blogerja kur deklaron te ardhurat e nxjerr dyqanin me humbje … kur do vertetohen pashaportat e pinjollve te trustit te geshtenjave???

  2. mandakalli says:

    Nje familje e tere e ekzekutuar nga Shkelzen Berisha. Me parate e gjakut te Resmijes dhe prinderve te saj Zeni dhe Armina pushojne ne vendet me luksoze te planetit.

  3. Pronari says:

    Te gjitha te ligat qe egzistojne ia ka bere ketij populli te varfer fshatari nga malesia Salih. Te gjitha pasurite e nentokes dhe mbitokes i perqendroj ne doren e pak njerezve te tij qe ishin me te liq se ai vete. Shkollat dhe ushtrine i shkaterroj dhe ne kohen e piramidave dihen bemat. Me 2013 kush nuk dilte ne miting te punesuarit e shtetit humbiste vendin e punes. Dhe finalja sarajet e Sali babes duken madheshtore kurse leket ne banke I di liria gita dhe zeni Burgu eshte parajse per keta vampire.

  4. Dibrani_UK says:

    Tragjike dhe teper renqethse…. O zote
    I Lutem perendise te hakmerret te familja e Sali Millosheviqit ne te njeten menyre

  5. arben says:

    Te gjithe shqiptaret si dje dhe sot jane njerez pa moral dhe hipokrite.Jane gati te vriten mes vehtes dhe per gjene me te parendesishme ne jete por kur dikush si mafia e Sali Berishes i vret dhe i masakron te gjithe futin koken ne rere si struci e bejne si kur nuk kane pare e as kane degjuar gje.Perpara nje krimi e tille qe edhe sot pas 10 vjetesh te dridhen mishte kur e kujton asnje shqiptar ose shqiptare nuk u ngrit e te ulurinte para parlamentit,kryeministrise,gjykates ,prokurorise e cdo lloj institucioni te shtetit te korruptuar qe vrau njerez te pafajshem e te mos rreshtnin protestat deri sa te shkonin ne burg lubite e pangopura gjakatare.E kur shikon qe lloj lloj mostrash me te drejte a te pa drejte ngrihen e protestojne per disa kacidhe qe me shume i kerkojne si lemoshe se sa nje gje qe u takon ndjen akoma me shume neveri per intelektin tone te neperkembur qe ne keto 28 vite na e shkerdhyen falangat berishjane.Akoma me e shpifur behet kjo situate kur shikon qe ne institucionin me te larte te nje shteti qe eshte Parlamenti jane mbledhur gjithe pushtat,hajdutet dhe kriminelet qe per fat te keq ky popull pa moral e hipokrit i ka zgjedhur si me te miret e me te mireve atehere edhe ajo pak shprese qe mund te kishte ndokush se gjithcka do ndryshonte per mire vdes dhe e vetmja zgjidhje eshte te aratisesh e syrgjynosesh neper dhera te huaja ku fati i shqiptarit eshte i shkruar ne balle me shkronja te zeza si dhe shpirti i tij i vrerosur qe ka ngelur pa komb e pa atdhe.Nje skllav i koheve moderne qe kurre shpirti i tij nuk ka per te gjetur paqe larg nga dheu i te pareve qe per fatin e tij te zi eshte nen roberine e tentakulave te oktapodit berishjan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje