"Shpërthen" aleati i PD-së: Basha, transparencë për paratë e lobimit rus...

15 Mars 2018, 18:41Politika TEMA

Aleati i PD dhe deputet i kesaj partie, Dash Shehi, ka kerkuar transparence nga ana e Bashes per parate e lobimit rus ne SHBA.

Ai kërkoi që Lulzim Basha të japë llogari dhe të jetë transparent.

“Përsa i përket lobimit rus, unë i kërkoj Bashës të jetë më transparent, s’kemi asgjë për të fshehur.

I kam kërkuar Bashës të jetë më transparent dhe më i vendosur dhe ta mbyllim këtë muhabet” tha kreu i LZHK

I ftuar në studion “45minuta” të gazetarit të Report TV, Denis Minga, Shehi ka folur edhe për aksionet që ndërmerr Edi Rama, dhe që i quan “reforma”.

“Ai së bashku me administratën e tij nuk respekton ligjin dhe shtetin”, shprehet Shehi.

Kemi rritje të varfërisë, po të ishte për t’u përmirësuar do të ishim më mirë, nuk po flasim për tu bërë të pasur por për të dalë nga varfëria.

Në 5 vjet qe veria Rama ka përmirësuar 3 %, por sa duhet të rrijë Edi Rama në qeverisje qe të na përmirësojë? 40 apo 60 vjet?

Azia është përmirësuar 15 %, ndërsa Shqipëria në mes të Europës nuk ka përmirësim. Para 10 viteve kemi bërë 1 studim me disa sindikata, nga duhen 15,600 lekë për frymë, po e indeksoj po them 170, pra 130 euro për person.

Ky është minimumi jetik që i duhet një individi në Shqipëri, por është një shifër e papërfallueshme, sepse mundësitë tona ekonomike nuk e përballojnë.

Qe do të thotë që një pjesë e popullëisë do vazhdojë të jetojë në varfëri. Nuk ka si del nese nuk ka punë apo zhvillim ekonomik, nuk e nxjerr dot as qeveria.

Duhet ta marrim seriozisht, të shohim sa lart është vija e kuqe dhe ne sa poshtë dhe sa lart jemi. Që të kalohet ajo shifër duhet ekonomi tjetër, të rritet ekonomia ne 6-7%, duhet të mos vidhet ekonomia, mos të shpërdorohet. Qeveria nuk ka mundësi se i bie qe të bejë një subvencion.

Ka një buxhet që thjeshtë mund të shërbejë të rrisë pak asistencën , që ato para mos t’jua japë shokëve të tij. Si të thuash të krijojë një paqe sociale, mund të quhet graso sociale për të lubrifikuar klasat e kapitalizmit.

E djathta pretendon të japë diçka më shumë se e majta. Ndryshe ka qënë politika e partisë Demokratike.

PD ka përdorur 40% te buxhetit për të subvencionuar pensionet, për ndihmë sociale, kam qënë unë minster i Punës dhe i kam bërë bashkë me Bankën Botërore.

4-5 vjet që pensionet nuk rriten fare, me Berishën të paktën rriteshin diçka, ndërsa me këto nuk rritet as rrogat dhe as pensionet.

Kjo qeveri s’ka rrit asgjë. 20 mijë familje i ka përzënë nga skema e përkrahjes.
25% e meritonin për tu larguar, por jo të gjithë ato që hoqi Rama, kjo nuk është një dramë e madhe, puna është që

Rama bën aksion, nuk respekton as shetin, as ligjin as asgjë. Kjo është mënyra që ai punon së bashku me qeverinë dhe admonistraën e tij.

Ka vënë të paguajë shqiptarët si europianë kur ne nuk kemi rroga si eurpoianë. Në këtë mënyrë hyjmë në nivelin e varfërisë, se disa mund të paguajnë, por jo të gjitha. Nuk ka nevojë të bëjë aksion, i ka vënë edhe një emër, “Reforma e ujit””, u shpreh Shehi.

5 komente në ““Shpërthen” aleati i PD-së: Basha, transparencë për paratë e lobimit rus…”

  1. Venaliu says:

    Plonc e grosh. Ene nje got vene nga pas. Kto i qon ti.

  2. Cuku says:

    Doli ky shoku Nard Ndokes
    Esell je apo tape ?

  3. shvejku says:

    O Dasho!
    Dil i her kah nohija jone se kena zi nji raki 22 gradshe!
    Hajde me qafsh,se me pulat qi kena no n’katun te vjen menja n’ven!
    E dime se ti pa 3-4 dopio nuk je tamom,pranej hec se te dum te miren e shoqnise!
    I vlen kti veni mo shume se te gjithe kto pulitikont e tjere!

  4. katarakti says:

    Ti thua qe gjate kohes qe ke qene ti minister jane rritur rrogat dhe pensionet! Kam nje pyetje per Dash Shehun. Si u arrit kjo rritje?! Nga buxheti i shtetit, nga rritja ekonomike e prodhimit apo nga borxhet e reja qe moret?! Kjo eshte e gjitha. Se mund t’i rritesh rrogat dhe pensionet duke marre borxh, por kjo eshte poshtersi. Se ti i le nje mal me borxhe vendit. Keshtu e pesoi Greqia. Merr borxhe, shperndaji majtas dhe djathtas per tu bere qefin zgjedhesve, dhe tani i duhen 150 vjet qe t’i laje. Edhe ju keshtu vepruat?!

  5. Spartaku says:

    Opo vetem nxirje dhe shpifja gjithmon keta te opozitaes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje