REPLIKAT: “Shqiptarët duan me ik të gjith natën”... Rama: Fakte zotëri, llafet t’i kam lënë ty dhe kazanit të rakisë

16 Mars 2018, 13:56Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me ndjekësit e ti në faqen e facbook-ut.

Riplikat mes Ramës dhe ndjekësve të tij kanë ndodhur tek statusi i kryeministrit: ERTV Live?: Emigrimi i shqiptarëve si fenomen historik dhe shifrat e vërteta të largimeve e të rikthimeve çdo vit, të cilat janë larg së qeni “bombat” që hidhen përditë nga llogoret e propagandës politike e mediatike”.

Filll pas fjalës se kreut të qeverisë komentuesit i janë sulur Ramës, duke pohuar se shqiptarët duan të ikin të gjithë.

Ata thonë se dhe ata që kthehen për idealizëm, zhduken natën të zhgënjyer.

Por e mënjëhershme ka qënë përgjigja e Ramës.

REPLIKAT

Komentuesi: Për çfarë rikthimesh po flet o burrë qeverie, rikthimet e detyrueshme apo ata që kthehen me idealizëm dhe zhduken natën të zhgënjyer?

Edi Rama: Jo mor çun jo, flas për shqiptarë që rikthehen në Shqipëri vetë, për ata flas, po çfarë faji ke ti që dëgjon vetëm daullet e propagandës së dëshpërimit!

Komentuesi: Shqiptarët duan me ik të gjithë natën ti thua po kthehen edhe zviceranët po vijnë të kërkojnë azil në Shqipëri me ndihmë ekonomike 30 euro në muaj.

Edi Rama: Fakte zotëri fakte, llafet t’i kam lënë ty dhe kazanit të rakisë me politikë.

Komentuesi: Është katastrofë dhe një e vërtetë e hidhur. Një hemorragji e rinisë dhe inteligjencës së kombit. Shqipëria është vetëm me militantë dhe pjesa tjetër skamorë.

Edi Rama: Kështu thua ti dhe propaganda e shpifur e kazanëve të politikës e të medias, po shifrat nuk thonë aspak kështu!

Komentuesi: Të ishte për emigrantë që emigruan me dëshirën e tyre do vazhdoni të qëndronin në vendet europiane ku emigruan emigrantët u riatdhesuan pa dëshirën e tyre në Shqipëri Z. Kryeminister dhe ky është një fakt mediatik që ti se përgënjeshtron dot.

Edi Rama: Nuk flas për ata unë, flas për ata që kthehen vetë dhe janë kthyer çdo vit!

Komentuesi: po esht nje me fakte as ndim ka as uje as drita ne gjith Shqiperin nuk besoj te ket si ai po te dkojen mua nuk me dhan asnje her ndim ekonomike japin me shoqeri .dhe une voten e dhash nderi tani nuk po shikoj ndonje te mir.uan ta verify

Edi Rama: Qerime Ramaj ndihmen ekonomike e merr tash e mbrapa vetem kush eshte shume i varfer dhe nuk jepet me shoqeri po me kompjuter! Po edhe me ajfon e me fejsbuk edhe me ndihme ekonomike, nuk shkon o Qerime

Komentuesi: Vetëm tre herë kanë ikur shqiptarët masivisht, në vitet 91 në 97 dhe 2013-2018

Edi Rama: Ja dhe shifrat o king me veshë të gjatë, shikoji e gjej herën e tretë

(TemA)

 

7 komente në “REPLIKAT: “Shqiptarët duan me ik të gjith natën”… Rama: Fakte zotëri, llafet t’i kam lënë ty dhe kazanit të rakisë”

  1. servet says:

    Edi Rames i ka ardhur dita, por ska cben edhe lufton me veten e vet

    1. BE Gazetar says:

      mashtues qe ja merr paraardhesit te vet…kur ndodh kjo,i ka hy vetja ne qef ose ka humb sensin e realitetit ose po i ngjan per dite e me shume nje diktatori qe vetem ai di…

      cmimi ka vajtur 7000-12000 euro….aq te deshperuar per te ikur jane sklleverit e ramutit..

  2. Karikaturisti Karikaturon 1 Karikature Karakteristike says:

    KRYE-MINISTRI yne “pune-tor” dhe Kari-Katurist,
    u be telef duke punuar nate e dite ne Face-Book.

  3. nyc says:

    Ku qendron problemi i emigracionit? Jetojme ne demokraci dhe per kete dite enderruam qe te kishim mundesi te iknim jo te arratiseshim dhe familja te persekutohej. Sa per dijeni, ne USA vijne emigrante edhe nga Kanadaja, edhe nga Italia, nga Greqia po e po. Mos e banalizoni kot kete ceshtje.

  4. kanina says:

    Zoti Kryeministër, komentuesit kanë plotësisht të drejtë dhe mos shiko vetëm pesë metra larg oborrit të shtëpisë tënde, po mundohu të shikosh realitetin shqiptar “lakuriq” dhe … mos fluturo me presh në b…. !!! Bëj një sondazh në të gjithë Shqipërinë dhe do të shikosh, se sa janë ata që duan të rrinë në këtë vënd (të mallkuar)…!!! Sa për kthimin masiv të shqiptarëve, më vjen për t’u gajasur, sepse njoh shumë syresh që erdhën ditën dhe ikën natën…, duke thënë se, më mirë të lypim rrugëve të Athinës, apo të Romës, se sa të rrimë në Shqipëri…!!!

  5. ai says:

    ore naten ikin per nat por problemi eshte qe po ikin edhe diten me diell.

  6. a.f. says:

    K/minister grindavec dhe karagjoz. Hajdut dhe ortak i hajduteve paraardhes (Berisha, Meta & com)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje