Ndalimi i kryebashkiakut të Lezhës, gazeta e PD-së: Rama ka nisur arrestimin e kundërshtarëve politikë

16 Mars 2018, 14:24Politika TEMA

Fill pas arrestimit të kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj dhe ende pa dalë asnjë detaj nga motivet e ndalimit, Rilindja Demokratike ka gjetur shkakun.

Organi zyrtar ka mundur të zbulojë me shpejtësi se ky është arrestim politik që i bëhet kundërshtarëve të Edi Ramës.

Rama ka nisur arrestimin e kundërshtarëve politikë me akuza të rreme. Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj është shoqëruar në polici.

Kreu i bashkisë akuzohet për ‘Tjetërsim pronash’. Sipas Prokurorisë politike kemi të bëjmë me “Shpërdorim detyre”.

Duket se kemi të bëjmë me një fushatë të re politike të arrestimeve me synim ngjalljen e frikës dhe përhapjen e panikut tek qytetarët në një kohë që qeveria është shndërruar në një organizatë kriminale për lidhjet me trafiqet, krimin dhe korrupsionin.”  shkruan RD.

1 komente në “Ndalimi i kryebashkiakut të Lezhës, gazeta e PD-së: Rama ka nisur arrestimin e kundërshtarëve politikë”

  1. qytetari says:

    Une jam nje qytetar, e nuk ndjej panik. Perkundrazi, ndjej kenaqesi kur hajdutet e korruptuarit vihen perpara ligjit. Edhe nese keto pastrim jane te njeansheme, ashtu si pretendon PD, kane dicka pozitive sepse vjen nje dite, sa do e larget qofte, qe do te ndeshkohesh. Ky eshte mesim edhe per pushtetaret e politikanet e sotem qe kane ne dore pushtetin, perfshi Edi Ramen. Nese jane te ndershem sot, neser nuk do te kene frik drejtesine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje