Gjergj Kastrioti nuk u celebrua në Ardenicë, por në kishën e Vaut të Dejës!

18 Mars 2018, 18:07Dossier TEMA
Gjergj Kastrioti nuk u celebrua në Ardenicë, por në kishën e

Nga Preng C. Lleshi*

Në këtë vit jubilar të 550-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit, po dëgjojmë, krahas të dhënave me vlerë historike për të sotmën dhe për të ardhmën e Shqipërisë, edhe ide të pambështetura në argumente bindës dhe në logjikën e fakteve historike. Njëra nga këto më duket hipoteza, sipas të cilës “Gjergj Kastrioti u celebrua në Manastirin e Ardenicës” dhe, krahas kësaj, hipoteza tjetër, sipas të cilës Gjergj Kastrioti, në Kuvendin e Lezhës, më 2 mars 1444, “ishte përfaqësues i krahinave të Dibrës dhe të Matit”.

Lidhur me hipotezën e parë, sipas të cilës Gjergj Kastrioti kishte vënë kurorë me Donikën në manastirin e Ardenicës, më me pasion kanë shkruar studiuesit Naun Kule dhe Ilirian Gjika edhe pse nuk mungojnë edhe mbështetës të tjerë të kësaj hipoteze. Sidoqoftë, pasi, në thelb, ideja qendrore është po ajo, ia vlen të merremi me shkrimin më cilësor për këtë çështjeje, atë të Ilirian Gjikës me titullin “Hipoteza: A është martuar Skënderbeu në Ardenicë”?, botuar më 25 shkurt 2018 në gazetën “Dita”.

Ky autor, pasi tregon se të dhënat e para për martesën e Skënderbeut me Donikën na i japin, që më 1510, M. Barleti dhe Gjon Muzaka në veprat e tyre kushtuar Heroit tonë Kombëtar, u kujton lexuesve se ai që foli më gjatë për martesën e Gjergj Kastriotit me Donikën, ishte Biemi.

Ky, thekson studiuesi, në librin e tij “Historia e Gjergj Kastriotit të quajtur Skënderbej”, botuar në Itali në vitin 1756, në faqën 285, tregon se “Martesa u bë në datën 26 prill 1451″ dhe se Gjergj Kastrioti ishte 46 vjeç, kurse Donika 26, duke shtuar mendimin e saktë se, megjithatë, “historiografia nuk ka arritur të zbulojë se ku është celebruar kjo martesë” dhe se “deri tani askush nuk ka mundur të zbulojë dhe të publikojë, të paktën, një dokument që flet rreth saj”.

Dhe, ndoshta, këtu i duhej dhënë fund “hipotezës” së martesës së Gjergj Kastriotit me Donika Arianitin në manastirin e Ardenicës. Por studiuesi ngulmon të gjurmojë në të tjera shtigje e me të tjerë studiues të kësaj çështjeje, për t`u mbushur mendjen dashamirësve të historisë se ka një të dhënë që e dëshmon këtë. Kjo e dhënë, sipas studiuesit tonë, që vjen prej vitit 1451, “është ruajtur brez pas brezi në kujtesën e komunitetit të murgjve të këtij manastiri”. (?!)

Por autori i këtij studimi, si pa dashur, kapet në rrjetën që ka endur vetë, kur, pasi kujton se këtë e ka përmendur edhe studiuesi italian Xhovani Lorenconi, i cili qëndroi në vendin tonë deri në muajin maj të vitit 1930, shtron pyetjen:  “Por sa e vërtetë është dëshmia se Heroi ynë Kombëtar është martuar në Ardenicë”? Dhe, fill pas kësaj pyetjeje, thotë të vërtetën e madhe se “Kësaj pyetjetje mund t`i jepej përgjigje e saktë vetëm nga publikimi i dokumenteve. Por, shton ai, fatkeqësisht biblioteka e famshme e këtij manastiri, ku ruheshin dokumentet, kodikët, regjistrat dhe libra të ndryshëm, u dogj në rrethana të panjohura në vitin 1932”.

Por, edhe pse ka ndodhur ky fakt i dhimbshëm, edhe pse pohon se për këtë çështje heshtin edhe “burime të tjera alternative napolitane apo veneciane”, ky studiues vazhdon të besojë se “gojëdhana e celebrimit të martesës së Skënderbeut është ruajtur nga një komunitet njerëzish të përkushtuar ndaj besimit”… “.

Dhe shton më tej ai në trajtimin e gabuar të problemit, kur e quan këtë gojëdhënë “një burim të mirëfilltë historik, i cili nuk mund të injorohet apo anashkalohet”. (?!) Dhe, për ta “argumentuar” hipotezën mbi martesën (?!) e Gjergj Kastriotit në manastirin e Ardenicës, mbështetur mbi një gojëdhënë (?!), autori i shkrimit sjell citimin e historianit Georgios Giakumis, i cili, në librin e tij “Historia e nesërmja e një shkence të së djeshmes”, kur flet për “Mjetet e Historianit” dhe klasifikimin e burimeve historike, “dallon si burime të drejtpërdrejta: tekstet e epokës, monumentet arkeologjike dhe jehonën autentike të traditës së folur”.

Dhe, duke menduar se në “jehonën autentike të traditës së folur” përfshihen edhe gojëdhënat (?!), studiuesi ynë thekson se “rreth kësaj martese të Skënderbeut në Ardenicë, kemi një burim të drejtpërdrejtë” (?!), që na dëshmon për ndriçimin e kësaj ngjarjeje. Por një interpretim i tillë është i gabuar, sepse historia asnjëherë nuk është shkruar e nuk shkruhet mbi bazën e gojëdhënave. Se këto nuk mund të konsiderohen si “jehona  autentike e traditës së folur”! Ato mund të sillen vetëm për të ilustruar teza të caktuara historianësh të ndryshëm.

Për rrjedhojë, edhe në planin logjik e gjuhësor hipoteza “A u martua Gjergj Kastrioti në Ardenicë?” bie, rrëzohet. Dhe rrëzohet, sepse Heroi ynë Kombëtar nusen e tij, Andronikën (Donikën), bijën e princit të famshëm Gjergj Arianiti e mori në Kaninë të Vlorës, ku, siç kuptohet, u bë një dasmë e madhe. Bie, sepse, siç shkruhet në WIKIPEDIA, “dasma në Kaninë zgjati tre ditë” dhe pastaj “ceremonia vazhdoi në manastirin e Ardenicës dhe më pas në kalanë e Beratit”. Dhe gojëdhëna sikur bëhet edhe më e pabesueshme, kur pohon se çiftit “iu dha kurorëzimi në Berat”. (?!)

Këto gojëdhëna sikur i rrëzon bindshëm historiani Marin Barleti, i cili, duke folur për momentin e martesës së Gjergj Kastriotit me Donikën e Arianitëve, shkruan: “Skënderbeu nuk e vonoi dasmën, po e mori nenjëherë gruan në shtëpi dhe e ndau gëzimin e zakonshëm me popullin”…Dhe më tej, Barleti vazhdon: “Pothuaj gjithë bujarët e Epirit…muarnë pjesë në atë mrekulli…me dhurata madhështore”( fq. 292). Dhe ky pohim na njeh me të vërtetën se dasma e madhe, sipas zakoneve shqiptare, bëhet në shtëpinë e dhëndrrit, veçanërisht, kur bëhet fjalë për një dhëndër si Gjergj Kastrioti!

-Po ku u bë kjo dasmë-pyesin dashamirësit e historisë, në Kështjellën e Krujës, në Dibër, në Mat, apo diku në viset e Mirditës etnografike, të cilën jo pak historianë e konsiderojnë si vendorigjinën e Kastriotëve? Dhe drejt këtij vendi sikur na çojnë mbi 60 dëshmi historianësh vendës dhe të huaj, të cilët, qoftë edhe shkarazi a indirekt, e pohojnë këtë të vërtetë. Midis këtyre mund të përmenden: Historiani austriak Jakob Falmerajer, historiania turke Nuray Bozbora, Katerina e Madhe e Rusisë, ose  Katerina Grosse, Fan S. Noli, Aleks Buda, Kristo Frashëri, Kasem Biçoku, Selman Riza, Selami Pulaha, rilindasi Zef Jubani, prifti Athanas Gega e të tjerë.

Sidoqoftë, midis 60 dëshmive që vinë nga këta historian ose të tjerë, po kujtojmë dy priftërinj, që njihën edhe si dy historianë të spikatur: Fan S. Noli dhe Athanas Gega, të cilin kryeprifti ynë e konsideronte “njohësin më të mirë” të historisë së Heroit tonë Kombëtar. I pari na kujton se “Thaloc dhe Jeriçek e quajnë përrallë sllavërinë e Kastriotëve dhe shtojnë se llagapi i tyre… tregon se i kishin rrënjët nga një fshat i quajtur Kastri”.

Të njëjtin mendim duket se shpreh edhe Athanas Gega, i cili në librin “Arbëria dhe Gjergj Kastrioti”, pohon: “Kastriotët zotëronin …. territorin e përfshirë në verilindje të Shkodrës dhe të Lezhës e deri në Prizren”. Dhe, më tej, konkludon:  “Mbiemri Kastrioti… që ka mbijetuar në histori, lidhet më shumë me lokalitetin (fshatin-shënimi im) e Kastrit në Mirditë, që ndodhet midis fshatrave të Dibrit (Dibri si bajrak i mëvonshëm i Mirditës-shënimi im), Mnelës, Kashnjetit e Vigut, se sa me lokalitete të tjera, që kanë të njëjtin emër”.

Nisur nga keto dëshmi, të cilat nuk mund të mos përfillen nga historianët seriozë, si edhe nga pohimi i Milan Shuflait, sipas të cilit “Gjergj Kastrioti ishte Protektor i Shtetit të Arbërit” dhe nga pohimi i historianit Kristo Frashëri, sipas të cilit “qendra e Shtetit të Arbërit ishte Mirdita”, nxirret lehtë konkluzioni se dasma e Heroit tonë Kombëtar do të jetë  bërë diku në hapësirën e Mirditës etnografike: Në Lezhë, që ishte pjesë e Mirditës (sipas shënimeve të rilindasit Preng Doçi), në Kështjellën e Kastrit në Vig a në Kështjellën e Meshurdhit në Simon të Mirditës, ku, siç pohon studiuesi Valter Shtylla, “kishte lindur Gjergj Kastrioti”.

Këto të vërteta duket se i kishte parasysh historiani gjerman Markus Petërs, i cili, përkundër gojëdhënës për “martesën e Gjergj Kastriotit në Ardenicë” (?!), shkruan se “Kisha gotike e Vaut të Dejës, e vetmja e këtij stili në Shqipëri,…ishte kisha në të cilën ishte martuar (kishte vënë kurorë-shënimi im) Heroi Kombëtar katolik Gjergj Kastriot Skënderbeu”. Dhe njeriu me logjikë të shëndoshë e di se dhëndrri asnjëherë nuk vë kurorë tek shtëpia e nuses, po në kishën më të afërt të vendlindjes së tij.

Dhe fakti që Heroi ynë Kombëtar vuri kurorë në Kishën e Veut të Dejës, sikur dëshmon qartë se diku afër kësaj kishe e kishte vatrën e të parëve të tij Gjergj Kastrioti. Se, në mesjetë, ky Hero legjendar nuk mund ta merrte udhëtimin e gjatë nga Kastrati i Hasit, nga Sinja e Dibrës a nga Mati, për të vënë kurorë në kishën e stilit gotik në Vaun e Dejës, ca më tepër kur mendohet se edhe në këto vise kishte kisha! Jo! Ai zgjodhi pikërisht kishën më të bukur që kishte afër vendlindjes së tij-Kështjellës së Kastrit në Vig, Kështjellës së Meshurdhit në Simon të Mirditës, a, pse jo,  edhe nga vetë qyteti i Lezhës që njihej si kryeqender e dy fisve legjendare- Dukagjinëve dhe Kastriotëve!

Përveç kësaj të vërtete të njohur, duhet menduar edhe një shkak tjetër pse Heroi ynë Kombëtar do të vinte kurorë në kishën e stilit gotik në Vaun e Dejës dhe jo në Ardenicë: Ky shkak lidhet me fenë e Heroit tonë Kombëtar. Se Gjergj Kastrioti, si katolik që ishte, qoftë edhe për dëshirën e dasmorëve të shumtë të Shtetit të Arbrit, edhe pse ishte tolerant ndaj riteve fetare, nuk kishte si të vinte kurorë në një manastir ortodoks, siç ishte Ardenica në atë periudhë historike. Ai, siç do të ketë qenë edhe dëshira e aleatëve perëndimorë, do të vinte kurorë në një kishë të ritit katolik.

Prej këtyre dëshmive duket se rrëzohet jo vetëm hipoteza mbi “martesën e Gjergj Kastriotit në Ardenicë” (?!), po edhe pohimi i ndonjë historiani a studiuesi të historisë, sipas të cilëve Heroi ynë Kombëtar, në Kuvendin e Lezhës, më 2 mars 1444, ishte “përfaqësues i Dibrës dhe i Matit”.

Këtë pohim e rrëzon, së pari, lista e princave shqiptarë që morën pjesë në Kuvendin a Besëlidhjen e Lezhës më 2 mars 1444: Gjergj Arianiti, princi i Kaninës dhe babai i Donika Kastriotit, Andrea Topia, me dy djemtë: Komnenin dhe Muzakën, prim i krahinës midis Krujës e Durrësit, Tanush Topia,  nipi i Andrea Topisë dhe  stërnip i Karl Topisë, Gjergj Strazimir Balsha, nipi i Gjergj Kastriotit  nga e motra, Jella, princ i krahinës midis Krujës dhe Lezhës, Teodor Korona Muzaka (i riu), princ i Beratit, Pal dhe Nikollë Dukagjini, principata e të cilëve zgjatej nga Drini në Kosovë e deri në kufi me Serbinë, Lekë Zaharia Altisteri (një Kojë Zaharia ishte nip i Tanush Dukagjinit), princ i Danjës, Pjetër Spani me katër djemtë, princ i Malësive të Shalës dhe të Shoshit, Lekë Dushmani, princ i Zadrimës, Arianit Komneni dhe disa princër të tjerë të Myzeqesë, Stefan Gojçini (Çernoviçi), princ i Malit të Zi, me dy djemtë e tij: Gjergjin dhe Gjonin.

Nga kjo listë merret vesh se, pothuaj, të gjithë pjesëmarrësit e këtij Kuvendi historik ishin ose me lidhje gjaku, ose me lidhje miqësie me Heroin tonë Kombëtar- Gjergj Kastriotin. Prej kësaj liste nuk është vështirë të konstatohet se principata më me shumë pjesëmarrës ishte principata e Dukagjinëve, e cila përfshinte Mirditën etnografike me fqinjtë e afër të saj, me krahinat e Shalës dhe të Shoshit. Dhe, ajo çka është më interesante, për të mos thënë e dhimbshme, në këtë Kuvend nuk pati asnjë përfaqësues nga trevat e Dibrës dhe të Matit!  Se, po të ishte nga këto anë, Gjergji ynë do t`i kishte gjetur ca trima, për t`i sjellë në atë Kuvend a Besëlidhje historike!

Së dyti, “tezën” sipas të cilës “Gjergj Kastrioti ishte përfaqësues i Dibrës dhe i Matit”, duket se e rrëzon studiuesi Virgjil Kule, i cili, në librin e tij “Kryqtari i fundit”, sjell pohimin e Gjon Muzakës, sipas të cilit “Skenderbeu ishte përcaktuar nga papa dhe Venediku ne krye te zoterve te Shqiperise si “Kapiten i tyre ne Shqiperi”, çka tregon se Gjergji zëmadh nuk ishte  përfaqësues i ndonjë krahine të veçantë shqiptare, por përfaqësuesi i të gjithë princave shqiptarë, që kishin lidhur besën për të luftuar kundër pushtuesve osmanë, kur ishte vënë në rrezik mbijetesa e kombit tonë.(TemA)

*Autor i 16 librave poetikë, publicistikë, historikë e gjuhësorë; 

Ish pjesëmarrës dhe diskutant në kongresin e Drejtëshkrimit me 1972

21 komente në “Gjergj Kastrioti nuk u celebrua në Ardenicë, por në kishën e Vaut të Dejës!”

  1. Kellira says:

    2 here kundershton veten ky vllai.
    E para kur thote qe duhen dokumente… dhe ky s’ka…
    E dyta kur thote qe “Skenderbeu nuk e vonoi dasmen por e mori menjehere gruan ne shtepi… “. Nga Kanina ne Kruje sikur nuk i bie rruga nga Vau i Dejës.
    Ka dhe nje arsye te trete qe i shket pak Prenges, ose duket sikur ka hallin me e qit Skenderbeun katolik: Skenderbeu nuk mund te vinte kurore ne nje kishe katolike.
    Apo edhe ajo e Vaut te Dejes ka qene ortodokse?! Megjithe Mirditen…

    1. Abc says:

      Fisiognomia e fytyres, se ketije pseudo historiani, tregon qe eshte kokra e mashtruesit.
      Qe dikush te beje karier dhe para, eshte e modes sote qe te hedhesh teza bombastike, per te terhequr vemendjen e publikut.
      Gjergj Kastrioti ishte thellesisht Ortodoks me rrenje te thella nga familja e prinderve dhe e veta.
      – Nena e tije Vojsava ishte Ortodokse,
      – Gjon Kastrioti dhuroj prona imobilare, ullishte dhe monedha, Monastirit Orthodoks Hilandrit Agio Oros Greqi, lexo “akt dhurimi i Gjon Kastriotit”
      – Reposh Kastrioti, u betua si murg Orthodoks ne Monastirin Hilandrit Agio Oros Greqi, ku akoma edhe sot gjendet varri i tije (eshtrat i te vetmit Kastriot).
      – Androniki Komninu Kastrioti (Donka), ishte thellesisht Orthodokse nga familja, sa qe dhe motra e saje Angjelina u be shenjtore ne Serbi. lexo “Shen Angjelina Serbe”.
      – kisha e Shen Nikolles ne Lezh, ku u pagezua Skenderbeu, ishte Kishe Orthodokse.
      – Arberia i perkiste historikisht Bizantit, i cili ishte perandori e besimit Orthodoks, dhe armike e Katolikeve te cilet ne periudhen e Kryqezatabe i shkaktuan deme te tmershme Kostandinopojes dhe Bizantit.
      – Skenderbeun nuk e lidh as gje me Katoliket, per vec se ne nje periudh te caktuar kerkoj ndihme dhe aleanc, vetem per tu rezistuar Turqve.
      – Skenderbeu ishte fanatik i Krishter Orthodoks, kjo e beri jo vetem te mos konvertohej ne femijerin e peng-marjes ne Islamik, por te ishte dhe armiku me i tmershem i saj.
      – Skenderbeu ishte fanatik Orthodoks, sa qe kur hyri ne Kruje i therri te gjithe Shqipetaret qe ishin konvertuar ne Islamik. “lexo hyrja ne Kruje historia e Skenderbeut”.
      ——
      Pres te lexoj 2-3 fakte te llogjikshme dhe historike perse Skenderbeu mund te ishte Katolik.

  2. Haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaahhhhhhhhahahahahahahah

    gjith ket Lesh mi ato sy ,
    qish na kallzoke nji kshtu !
    Haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
    hahahahah
    duket si qen i ushqueh nga Shmiti

    1. AC/DC says:

      “Ai, në zemër kishte Jezusin (Isain) mendonte për tu shkëputur nga Perandoria. Në shpirtin e tij kishte një flakë për të rimëkëmbur altarët e krishterëve të vrarë dhe të shkatërronte Shtetin e osmanlinjve”
      Ja perse Jeorgji Kastrioti ishte Orthodhokse ishte Fanatike Orthodhokse.
– Nena Vojsava ishte Serb Orthodhoks
– Jannis Kastrioti e pagesoi ne kishen Orthodhokse te Shen Nikolles Kruje (Gr. Agios Nikolaus )sipas shkrimeve Shqipe
– Jeorgji (ne Gr. Kujdestar lopesh) ose Gjergj (ne Al. !!!!! asgje) eshte Shenjtore Orthodhokse
– Kruja si gjithe Ballkani ishte pjese e Religjionit Orthodhokse Bizant.
– U martua me Androniki Komninu ne Monastirin Orthodhoks te Ardenices (e cila eshte dhe sot ne Fjer)
– Rapush ( ne Al. Rrapi ) Kastrioti u betua Murgesh ne Monastirin Hilandrit ne Malin e Shenjte Athos ne Greqi (aty ka edhe sot Varrin e tije)
– Jannis Kastriotis me firmen e vet dhe te 4 femijve,i dhuroje Monastirit ne Athos nje pjese te pasurise se pa luhatshme (lexo Akt Dhurimin ((Dhoro)) ne Shqip).
– Kunata e Skenderbeut Angjelina u shpall nga Serbet Shenjtor (lexo Wikipedia)
– Te ghithe femijet e Jannit dhe Vojsaves kishin emra Shenjtoresh Orthodhokse.
– Flamuri qe Huazoje Jeorgji Kastrioti eshte Flamuri i Bizantit Orthodhokse, shqiponja ne sfond te kuqe (Koqino) ne kohe lufte dhe ne sfond te verdh ne kohe paqeje Paçe (shiko Flamurin Flag te Kishes Kieza Orthodhokse Sote Oggi i njejti Identike Identical)…..

  3. Ardi says:

    Jo keshtu po ashtu. Do vije nje dite qe do te thuhet qe ky ska egzistuar fare.Askush nuk din gje te sakte per kete tipin. Hero kombetare qe shetit neper analet e historise si nje fantazem.

    1. Poli says:

      I tha hoxha me tetë klasë shkollë ardit,,,,,,,,

  4. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    Rrot [email protected] komplet,turp ti thuash kristian pasi nuk di te perdor as fjalen monastir[manastir sipas tij!!! si me qen laro[turk 100karat]…………………!
    Kerkoni ne dokumentat e kishave orthodhoxe per gjithe Ballkanin te cilat ndodhen ne Sofie te Bullgarise[kjo pas kufizimit prej osmaneve] dhe do te gjeni te verteten.
    Nese G.Kastrioti do te ishte katolik,sigura dokumentat do te ndodheshin ne Vatikan.
    Mgjt,si do qe te jete Ai mbetet nje KRISTIAN I MADH,kjo u ndalon kategorikisht sumqireve muslimon te pretendojne si pasardhes te G.Kastriotit,pasi istoria na tregon se jane dobica te sulltan Muratit…………

  5. Dibrani says:

    Ky me shum ka hallin ta bej Skenderbeun nga Mirdita ,..pjes a tjeter eshte nje mbeshtjellim pa-lidhje.

    Dhe sa per ate qe thot nuk ka pas Dibran,..kur braktisi luften me hungarin truprojen e tij me besnike kishte Mojsi Dibren.

    Jo po kastrati jo po dibiri shum pa-lidhje.

    Kjo lloj analize i le hapsire qarqeve te huaja per hamendsi dhe injorim te historise.

  6. KATHARSIS says:

    ketij tipi i kane mbire mustaqet tek vetllat. lesh arapi nga koka te kembet.

    GJERGJ KASTRIOTI E THOTE HAPUR NE DORESHKRIME TE NDRYSHME SE ESHTE PRINC I EPIRIT DHE SE BESIMI I TIJ ISHTE ORTODOKS.

  7. Armandi says:

    Ky artikullshkrues eshte i semure rende nga deliri i madheshtise dhe duhet te vizitohet se mund te vrase veten. Ky eshte njesoj si nje far porfesori Memushaj nga Vlora qe thote se Aleksandri Madh, Pirrua i Epirit, Napoleon Bonoparti, Skenderbeu, bile dhe Mao Ce Tungu jane vlonjat dhe kane lindur ne Malin e Longarase, ne Karaburdung, te bishti i Lopes se Vlores dhe ne Guxu-Baba-Mashalla.
    Hej cna gjeti !
    Po jepjani ketij njeriu te gjithe keta gjeneral botetor dhe i thoni se jane nga Mirdita qe ti behet qefi, se mund te beje hatan dhe zihet e vritet me tere fshan.
    Nuk e shikoni nga vetullat si kreshte derri qe nuk eshte normal ky anadollak.

  8. Niko Shpiragu says:

    Nuk marr persiper te tregoj se ku eshte kurorezuar , por emri i tij eshte Gjergj dhe ky emer eshte orthodoks dhe jo katolik. Shume nga pasardhesit e mbreterve serbe e kane emrin Gjergj dhe serbet jane ortodokse. Atehere perse ky emer ne kete rast na dalka katolik?! Mendoj se ky nuk eshte studim, por vetem perpjekje per ta nxjere Mirditen si qendren e heroizmit te shqiptareve. Po te kishte qene ashtu ajo do ta kishte treguar edhe me vone kete rol, por ajo ka qene ne fund te perpjekjeve per liri e pavaresi ne cdo periudhe te historise shqipetare. Kurr nuk eshte thene qe Gjergji ishte mirditor dhe ky eshte studiues mashtrues. Keshtu si po flitet per Gjergjin, patjeter nje dite ai do te dalin si figure imagjinare dhe jo reale. Nuk ka person historik, aq me pak i famshen qe nuk i dihet realisht vendlindja , me perjashtim te tij. Nisur nga fakti qe principata e kastrioteve eshte cfaqur nga fundi i shekullit te 14-te ne kohen ku Shqiperia ishte e okupuar nga Stefan Dushani i Serbise, si dhe nga emrat e femijeve te Gjon Kastriotit qe ishin te gjithe sllav, origjina e kesaj familjeje eshte shume e dyshimte. Po ti shtosh kesaj qe flamuri i kastrioteve eshte i njejte me te gjithe flamuret e princave te Serbise dhe ndryshon nga ai i mbretit i cili kishte si shtese kuroren mbreterore, dyshimi te shtyn me teper qe origjina e kesaj familjeje eshte serbe. Disa kohe me pare u diskutua se Vojsava, nena e Skenderbeut ishte serbe dhe pati shume te tjere qe e kundershtuan kete. Duke ditur se ai qe vendoste ne familjen mesjetare ishte burri, mund te pranohet se Vojsava nuk ishte sllave, por mund te flitet me probabilitet te larte se Gjoni, i shoqi ishte serb dhe si rrjedhoje edhe femijet e tij. Duke patur parasysh se shumica e princave shqiptare nuk u lidhen me Skenderbeun, por Arianiti e mbeshteti shume dhe ndonje tjeter qe shkoi pas Arianitit, mendohet se ata te tjeret nuk kishin besim se nuk ishte i te njejtes kombesi me ta. Vet Fakti qe Gjergj Araianiti martoi motren e tij me nje princ qorr dhe shume te vjeter te Serbise , tregon se ai ka qene ne mos vasal i Serbise i nenshtruar ndaj saj po . Kjo te le te kuptosh se pas tij ishin sllavet qe ta ndihmonte Skenderbeun. Nisur nga fakti tjeter qe para ardhjes se Skenderbeut ne Kruje, gjate viteve 30-te te shekullit te 14-te Gjergj Arianiti beri dy kryengritje shume te medha dhe zhvilloi beteja shume te ashpra me turqit ne luginen e Shkumbinit, vetvetiu bindesh se ai nuk ishte nga Kanina , por nga zona e Shpatit dhe kete teze e mbrojne shumica e historianeve, ndersa ky autori ketu na e tregon se ishte nga Kanina. Shume uje dhe te paverteta ka ky shkrim i cili behet per te rrembyer Skenderbeun dhe per ta bere te tijen. Dihet se feudalet kryesore shqiptare sidomos ata te veriut si Lek dukagjini ose Leke Zaharia nuk bashkepunuan me Skenderbeun, gje qe e ben te dyshimte kete qe pretendon ky autor sikur veriu paska kontrbuar dhe askush tjeter ne rezistencen shqiptare kunder osmane. Fakti qe betejat kryesore u bene ne Kruje dhe Sfetigrad, tregon se Mati dhe Dibra ishin krahinat me me shume kontribut, po ti shtojme qe edhe ai qe quhej Skenderbeu i dyte, Moisi Golemi ishte dibran e lene ne hije fare Mirditen e krahinat e tjera qe na ngrihen ne piedestal ketu. Edhe nje dicka qe behet sikur harrohet nga studiuesit dhe historianet , ne kete kohe pjesa me e madhe e Shqiperise ishte e pushtuar dhe Skenderbeu luftoi per principaten e tij. Kjo nuk do te thote qe ai nuk donte te luftonte per te teren, por aq ishin mundesite e tij dhe nuk mund te fajesohet per kete. Por ajo qe duhet te theksohet qe ai nuk ishte dhe nuk mund te ishte mbrojtesi i te gjithe Arberise sic edhe paraqitet. Nje fakt tjeter qe ai u ndihmua me shume me luftetare te derguar nga Papa se sa nga princat e tjere shqiptare krijon nje vizion me te plote se ai nuk mund te luftonte vetem dhe nuk ishte mbrojtesi i Arberise por i principates se tij. Pavaresisht se i cfare origjine ishte Gjergji, pavaresisht ne se ai nuk mund ta mbronte te gjithe Arberine nga superfuqia ushtarake e asaj kohe, ai prap ngelet nje luftetar i madh dhe kontributi i tij eshte i pamase. Nuk ka rendesia nga je e kush je, por ka rendesi cfare ben dhe perse e ben . Ai beri gjithcka qe ishte ne mendjen dhe fuqine e tij per te mbrojtur vendin e tij dhe kontribuoi ne ndalimin e ushtrive osmane duke i bere nderin me te madh Europes , prandaj ashtu si Shqiperia dhe Ajo duhet tia njohin kete dhe ta nderojne pergjithmone. Te me falin shume lexues se edhe une si ata do te deshiroja qe mos te kishte asnje pikepyetje per heroin tone kombetar,por une shpreha vetem disa dyshime te mia. Megjitahte kjo nuk e zbeh fare figuren e tij, vecse e ben me realiste.

  9. ardit says:

    Shkrimit i mungon e dhena kryesore. Ne ceremonine e dasmes ne ardenice Skenderbeun e njoftuar se Danja ( ne Vaun e Dejes sot ) do lidhte nje marreveshje me Venedikun per dorezimin e sovranitetit pasi populli nuk i besonte Skenderbeut e kishte rezerave per demostrimin e besimit te tij katolik. Skenderbeur pasi e mori vesh kete vendoi qe te udhetoje nga Ardenica e te vere kurore ne Kishen e gotike te Danjes (Kesula e Shen Merise ) fotoja e saj eshte tek monedha 1000 lekeshe e jona ) me qelllimin per ti treguar popullit te Danjes se ai eshte i besimit katolik.

  10. Para Laci says:

    Cfare rendesie ka se ciles fe apo krahine I perkiste Skenderbeu. Mjafton se ai ka pohuar se ishte Shqiptar. Ne fakt me mire te mos faktohet origjina sepse eshte shume me mire qe ai te quhet vetem shqiptar se sa mirditor, matjan, dibran apo Lab.
    .
    Kur u krijua koncepti I nacionalizmit dhe njerzit filluan te krijojne shtetet e tyre, serbia she greqia zgjodhen te ndertonin shtetet e tyre mbi fene. Skenderbeu aty ishte po askush nga ata nuk e permendi. Tani qe Europa filloi ta nxjerre ne pah historine e tij, dhe qe ka qene nje mgs gjeneralet me te mire ne historine se botes, ata thone se ishte serb apo grek. Kohet e fundit doli edhe nje sllav I maqedonise duke thene se Skenderbeu ishte maqedon.
    Biles Greqia e ben edhe me te pa besueshme argumentin sepse tani kerkon te beje edhe Aleksandrin e Madh Grek kur dihet qe ai ishte Barbar por I edukuar me mesimet e Greqise se lashte.
    .
    Ka shqiptare qe studjojne ne oxford, Cambridge apo Harvard po s’eshte e thene se ata tani u bene britanike apo amerikane.
    .
    Nje gje duket qarte se feja nuk perbente prioritet te madh vetjak per Skenderbeun perderisa e nderronte fene sipas situatave te kohes. Sipas venit bahet kuveni – thote nje fjale e vjeter. Ai i adaptohej kohes dhe situatave qe kishin te benin me jete a vdekje qe kishin prioritet me te larte se sa feja.
    .
    Feja ortodokse e bizantit kishte rene tanime. I mori otomaneve 44 dite per te shpartallur muret e Konstantinopojes. Kurse per te rrezuar muret e fundit te keshtjellave shqiptare ju mori 35 vjet.
    .
    Edhe Enveri nganjehere u bente Kinez apo Rus. Edhe Rama u be me katolik se Papa.

    1. Kellira says:

      As pasardhesit e Skenderbeut nuk e kane nderruar menyren e te besuarit megjithese kane 5 shekuj ne Itali… Vazhdojne me ritin ortodoks por nen varesi te Vatikanit…

    2. Theatrical says:

      e si s’ka rendesi feja,po je ortodoks klasifikohesh automatikisht grek,,keshtu iu ka thene anastasi
      prisni dhe pak dhe kane per ta bere Skenderbeun:
      IK*MG*OD*[Iorgos Kastriotis,Mbret i Grekeve,Ortodoks i Devotshem]
      hahahaha

  11. Moisi Golemi says:

    Ja ke fut kot, po kot fare ama, o “studiues”. Kastriotet kane qene brez pas brezi ortodokse, kurre katolike. Edhe Hamzai musliman, pasi u ripagezua ne Kruje, e quajt Branilo, emer ortodoks.
    Te mos flas me edhe per idiotesirat qe Mati e Dibra nuk paten perfaqesues ne Kuvendin e Lezhes. Perfaqesuesi i tyre ishte vete Skenderbeu. Dhe pjesa me e madhe e luftetareve te Lidhjes, ishin nga Mati e Dibra. Me pak nga Kruja e Mirdita (e cila nuk njihej fare asokohe, por ishte zone e Matit dhe Kubinit).
    Lere kur na permend edhe “historian” Ilir Gjiken ?
    Keshtu qe, o studiues i madh, fute ne tru se historia nuk eshte triko qe mund ta tjerresh me leshte e vetullave te tua!!

  12. Ramazan Suci says:

    Te dashur shqiptare vendlindjen e Skender Beut e ka then shktimtari Maryin Barleti edhe po ju them se Mati ne kohen e Skenderi Beut ka patur per cdo 10 shtepi jni kishe dhe kisha me e madhe ka qene nga vendlidja e Heroit ne fshatin e tij te lindje (Shqefen )te Matit e jgith krahina e vendlidjes se Heroit ka vendet e kishave dhe emrat e tyre kisha be fshatin Shqefen ka qen kisha qe komondohej nga Vatikani doni apo nuk duan Historianet Jgerjg Kastrioti SkenderBeu Eshte nga fshati Shqefen I Matit kete e tregoj edhe perkrenarja e tij dhe Flamuri i cili ka ne sfondin e tij Luaneshen une nuk mund tju them te jgitha jgerat dhe ndodhit e Heroit por Martin Barleti nuk kishte as jni lloj interesi qe te tjoshte qe Eshte nga Mati ! Ai Eshte shkrimtari me I afer ti Kohes se Heroijt por edhe e ama e Skender Beut Voijsava Eshte varrosur ne varrezat e Markajve ne f shqefen sa do von te shkoj vendlindja e Skender Beut do te jgendet por nuk Eshte mir qe disa historian flasim sipas interesava te tyre ?

  13. demok says:

    Une nuk besoj as Naun Kulen,as Prengen,qe flasin pa dokumenta,me fantazi e me mburrje krahinore.Naun Kule e ka treguar dhe ne shkrime te tjera qe eshte me shume patetik,qe fluturon me pras,se sa studiues me kembe ne toke.Une i besoj bashkekohesve te Skenderbeut,qe jane Gjon Muzaka,princ i Beratit,Myzeqese,Skraparit deri ne Kostur e Manastir,Dhimiter Frengu,sekretar i skenderbeut,Barleti natyrisht,arkivat e Napolit,Aragones,Vatikanit,Venedikut.Arkivat e Beogradit dalin per here te pare nga nje mashtrues profesionist i quajtur Oliver Shmidt.Ne kohen e Skenderbeut Beogradi ishte keshtjelle Hungareze.Pas pushtimit nga Sulejmani i madherishem,zor se ka mbetur arkiva ne Beograd.Te gjitha jane trillime te Oliver Shmid mbi shenime te serbeve ne shek e XIX.Gjon Muzaka shkruan ne testamentin e tij qe gjyshi i Skenderbeut quhej Pal Kastrioti dhe zoteronte dy fshatra ne Diber.Sinjen dhe Gardhin e Poshtem.I biri i Palit,Gjoni sepse i pagezoi femijet me emra serbe,une them se kete vetem shqiptaret mund ta bejne.Pse Met Qereneci i quajti femijet e tij Amarildo,Ina,Matilda,Olsi,? Sepse gruja Metit punonte ne Kombinat ku kishte shoqeri moderne.Edhe gruja Gjonit ka qene shume e modes,meqenese ne mode ishin emrat serbe,i bojatisi femijet me emra serbe

  14. AMSTERDAMI says:

    PRENG C LESHI=SHIKO EMER E MBIEMER E FOL E SHKRUAJ PER KETA PRE LESHET MASHTRUES.

  15. IVONI says:

    SKENDERBEU ESHTE HERO KOMBETAR I SHQIPERISE . AI LUFTOJ KUNDER PUSHTUESVE OTOMANE TURQ PER NJE CEREK SHEKULLI , PER LIRINE E ARBERISE SE DJESHME APO TE SHQIPERISE SOT ..! AI ESHTE ME TE VERTETE HERO , PASI NUK BERI LUFTRA PUSHTUESE SIKURSE ” KRIMINELET” E LASHTESISE APO TE KOHRAVE MODERNE , QE NUK DINE TE “ZGJUARIT ” E SHEKULLIT QE NE KE LARTESI TE NGREJNE BUSTET E TYRE..!

  16. Pirro says:

    Katoliket kane kohe qe perpiqen te katolicizojne cdo gje ne Shiperi sot.
    Por e verteta e kohes kur jetoi Skenderbeu nuk ishte si sot. Arberia dhe Epiei ishin nen zoterimin e perandorise bizantine dhe ishin orthodokse para pushtimit osman. Kete e verteton popullsia arbereshe dhe arbanitase qe ligariten se bashke edhe so rreth 2- 3 milion banore.
    Katolicizmi ne Arberi erdhi pas vitivit 1580 kur u themelua programi FIDE i Papes per te katolicizuar Ballkanin.
    Sa per kishen e vaut te dejes ku na paska qene kurorezuar Skender eu kjo eshte nje mashtrim tjeter per te thene qe Skenderbeu ishte katolik, kur dihet fare.mire qe varrezat e familjes Kastrioti jane ne manastirin Hilandar tek Pirgu Arbanas. Del pyetja perse duhej qe nje katolik te varrosej ne nje manastir orrhodoks.
    Prandaj i nderuar lerini genjeshtrat dhe deshirat politike Ka fakte qe Skenderbeu beri dasmen ne Kanine dhe kurorezimin ne Ardenice. PerseDonika orthodokse duhej te vinte ne va te dejes?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje