Makinat që zënë hapësirat publike në Tiranë, 15 ditë afat për t'i hequr. Ndryshe...

19 Mars 2018, 18:28Sociale TEMA
Makinat që zënë hapësirat publike në Tiranë, 15

Hapësirat e zëna nga automjetet e braktisura apo prej atyre që kanë dalë në shitje, shumë shpejt do t’i rikthehen qytetarëve.

Policia bashkiake ka nisur disa muaj më parë identifikimin e automjeteve dhe sipas drejtorit të Kontrollit të Territorit,  Toni Beni janë mbi 250 automjete jashtë përdorimit që zënë hapësirën publike, të cilat do të spostohen në pikat e caktuara të grumbullimit.

“Ne i lëmë kohë 15 ditë çdo lloj pronari mjeti që të lëvizë mjetin nga hapësira publike. Nëse brenda këtyre 15 ditëve nuk bëhet largimi, atëherë lëvizet me mjetin ngritës. Është një dinamikë që ndodh çdo ditë ku identifikohen, qoftë nga ana jonë, qoftë edhe nga qytetarë të ndryshëm nëpërmjet numrit të telefonit, nëpërmjet portalit “Tirana ime””, tha Toni Beni për Ora News.

Objekti i aksionit të pastrimit të territorit do të jenë edhe automjetet që kanë një tabelë shitet, por si aktivitet tregtar është i paligjshëm duke zënë gjithashtu hapësirat publike.

Ata që zotërojnë makinat janë lajmëruar në të gjitha mënyrat, madje edhe duke vendosur edhe njoftime në xhamat e këtyre mjeteve.

Pronarët e automjeteve që i lënë ato të parkuara për periudha të gjata në rrugë kryesore ose midis ndërtesave, kanë 15 ditë afat për t’i zhvendosur vullnetarisht, pasi në të kundërt do të spostohen me karrotrec.  

2 komente në “Makinat që zënë hapësirat publike në Tiranë, 15 ditë afat për t’i hequr. Ndryshe…”

  1. kunji says:

    Keto makina kane kohe qe bllokojne rruget dhe nuk po meren masa.Ne bote policia ne raste te tilla i merr dhe i shtyp si rasti qe shikoni ne rjete ku shtypi nje ferari me vlere 200000 euro dhe jo keto plerat ketu.

  2. Dan says:

    Po thirrja e Kryetar Lopates qe perdorni transport publik per mos te ndotur ambientin?Apo thjesht demagogji per ti kapur njerzit te pa pregatitur.Turp mashtrues dhe demagog.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje