VIDEO: Rikthehet "këneta" e Durrësit, ujërat vërshojnë masivisht rrugëve të qytetit

19 Mars 2018, 10:22Sociale TEMA

Qyteti i Durrësit sot ka marrë pamjen e një “kënete” ku ujërat kanë vërshuar masivisht në rrugëve të qytetit.

Rreshjet e dendura dhe kanalizimet e bllokuara kanë sjellë një situatë të vështirë për qytetarët të cilët janë gjendur të izoluar nga uji.

Më poshtë po përcjellim një video që vjen nga një prej rrugëve të qytetit pranë stadiumit “Niko Dovana”. (TemA)

4 komente në “VIDEO: Rikthehet “këneta” e Durrësit, ujërat vërshojnë masivisht rrugëve të qytetit”

  1. Trapi says:

    O Edi Rama
    Jemi ne dore te shokut tend, biznesmenit Vangjush Dako. Puna e tij eshte kush do te ndertoje aty ku nuk ndertohet dhe te kete vete bje kuote ne ndertim. Kane filluar te hapin gropa ne kuroren e gjelber ku nentoka eshte plot me objekte te trashegimose kulturore. O zot cfare kafshesh. Kodra rrezikon te shembet ky vazhdon te bej biznes me ndertime te reja

  2. Kombi says:

    Ha ha ha Dako shpenzon mililna per te bere velieren .
    Me ato miliona ishin rregulluar te gjitha kanalizimet .

  3. gingi says:

    Aq ti madh eshte korrupsioni sa qyteti ne breg te detit… permbytet,
    E keni shkerdhy keq ket popull…..

  4. Tjetri says:

    E kini gabim!!!
    Durrsi po RILIND sic po rilind e gjithe shqiperia.Keto qe quani ju keneta nuk jane dosido.Po punohet qe pjesa e Durrsit qe ska det,te behet edhe ajo me det.
    Eshte projekt madhor kombetar.Cdo durrsaks qe ketej e tutje sdo kete nevoj te vej ne det…do e kete tek dera e shtepise.
    Meqe ra fjala tek durrsi…sa godina jane prishur ne durres krahasuar me vloren,saranden,lezhen?
    I vetmi qytet qe ska ndertuar pa leje ne bregdet eshte durrsi.Nuk gjen asnje godine ne bregdet pa 8kate…Rilindja vazhdon,sidomos ne durres…ne durres me ujesjellsin e ri.E sollen der tek rrethrrotullimi i tregut tubin…aty kane dy muaj qe e kane lene qe ta shikoj populli se cfare pune po behet.Do uje ne Durres?! Ska!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje