"Bukë, kripë e zemër": Njihuni me sondazhin që rrezon mitin për shqiptarët, nuk janë aq të gjindshëm dhe bujarë sa mendonit

20 Mars 2018, 09:01Sociale TEMA

Bujaria, gatishmëria për të dhuruar, për të ndihmuar dhe për të mbështetur të tjerët kanë qenë karakteristikë e shqiptarëve në vite. “Bukë, kripë e zemër”, është një shprehje popullore që mishëronte pikërisht këtë sjellje.

Një sondazh i zhvilluar nga Gallup, në kuadër të Indeksit të Lumturisë të publikuar nga OKB, që maste edhe treguesin e bujarisë, gjeti se Shqipëria renditet në vendin e 91 në botë, duke hyrë në listën e shteteve më pak bujare. Të anketuarve iu bë pyetja “A keni dhuruar para për bamirësi muajt e fundit?”. Për Shqipërinë, përgjigja e atyre që thonë jo, është më e lartë se e atyre që thonë po.

Shqipëria rezulton një nga vendet më pak bujare në Ballkan. Karakteristikën e bujarisë e ka ruajtur më së miri Kosova, e cila rezulton e para në rajon dhe e 26-a në botë. Më pas renditen Bosnjë dhe Hercegovina (49), Maqedonia (79). Më “cingunë” sesa ne janë serbët (104) dhe malazezët (116).

Shqipëria renditet keq edhe në treguesin e mbështetjes sociale, në vendin e 138 (e 19-a nga fundi), ku individëve u është bërë pyetja: “Nëse do të ishit në telashe, a keni të afërm apo miq se ku mund të mbështeteni që t’ju ndihmojnë kur keni nevojë?”.

Në të njëjtin tregues, Kosova është në vendin e 88, ndërsa mbështetje më të madhe sociale e kanë serbët (59), malazezët (76), maqedonasit (85) dhe më pak boshnjakët (118). Edhe italianët, që renditen më keq se ne në indeksin e bamirësisë, kur vjen fjala për të ndihmuar njëri-tjetrin janë më të gatshëm (vendi i 27).

Shqipëria ishte e fundit në Europë në indeksin e lumturisë, në vendin e 112 në botë, nga 157 shtete. Krahas të ardhurave të ulëta për frymë dhe perceptimit të lartë për nivelin e korrupsionit në vend, faktorë të tjerë që i bënin shqiptarët të palumtur lidheshin me mungesën e mbështetjes tek njëri-tjetri.

Krejt ndryshe është Kosova, që ndonëse renditet më keq në të ardhurat për frymë sesa Shqipëria, solidariteti që ata kanë ndaj njëri-tjetrit dhe fakti që e dinë se në rast se kanë një hall kanë një krah ku të mbështeten, i bën ata të ndihen më të lumtur dhe më të kënaqur me jetën.

Në botë, shtetet, qytetarët e të cilëve janë më të gatshëm të bëjnë bamirësi, janë Myanmar, Indonezia, Haiti, Siria.

Në Europë kryesojnë Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Norvegjia, Suedia, Danimarka. Të fundit në botë për bujarinë janë Kina, Maroku, Lituania.

Shtetet me mbështetjen më të madhe ndaj njëri-tjetrit në rast nevoje ne botë janë Islanda, Zelanda e Re, Finlanda, Danimarka.(monitor)

3 komente në ““Bukë, kripë e zemër”: Njihuni me sondazhin që rrezon mitin për shqiptarët, nuk janë aq të gjindshëm dhe bujarë sa mendonit”

  1. Tjetri says:

    “Buke krype e zemer” ku? Ne asnje vend perveç disa fshatrave te malsise( 2-3).
    Fshat ne Avganistan me tradite si ” kjo e jona”.
    Ne 2002 nje ushtar amerikan i cili kishte “humbur” rrugen,u gjet nga fshataret e ketij fshati.Talibanet e moren vesh dhe kerkuan dorezimin e ushtarit amerikan per ta vrare.Fshataret,ne tersi taliban,nuk e vrane dhe as e dorzuan ushtarin amerikan sepse” tradita e tyre diku 2000vjecare eshte se kur gjen nje njeri te humbur,nuk e vret ate, por e mbron der ne vdekje”.
    Dmth,une vendos jeten time ne rrezik qe te mbroj nje te huaj…krahasoeni me traditat tona te shkelqyera dhe nxirrni konkluzion se sa mikprites jemi.
    .

  2. Kombi says:

    TASHME CDO SHQIPTAR E DIN FARE MIRE QE NE CDO CEP TE BALLKANIT DHE TE EUROPES ,NE KEMI PATUR DHE KEMI AKOMA ARMIQ . KY INDEKS NUK ESHTE ASPAK I VERTETE ,SEPSE SHQIPETARET JETONE, FALE NDIHMAVE TE NJERI TJETRIT , SI NGA JASHTD KU PUNOJNE DHE BRENDA VENDIT . PO NDERTOHEN SHUME SHTEPI PER TE VARFERIT PA STREH , PO NDIHMOHEN ME USHQIME, FALE NDIHMES SE SHQIPETAREVE ,ME NISMA TE NDRYSHME . ESHTE NJE ORGANIZIM I FSHETE QE KERKON TE NXIJE FAQEN E SHQIPERISE , TE ULI VLERAT E SHQIPETAREVE . SHQIPERIA PO KALON VERTET , TRANZICION TEPER TE VESHTIRE , PER FAKTIN SE E DREJTOHET NGA HAJNA DHE KY VEND NUK PO NGREN KOKE NGA VAFFERIA , POR NUK MUND TE HEDHESH POSHTE NDIHMAT E MEDHA ,QE JEPEN PER KETE POPULL . PA KETO NDIHMA SHQIPERIA DO TE KAPITULLONTE .

  3. vito says:

    NUK jam dakort qe traditave dhe zakoneve te komunizmit ti behen sondazh ne kapitalizem , ky sistem ka harxhuar miliarda jo per te ngritur nivelin e jeteses ne shqiperi jo , por vetem per te shkaterruar çthurur degjeneruar familjen dhe traditen e trasheguar ne breza tek ne , dhe ja keni arritur qellimit , deri ne perfeksion , tani qe e shikoj vendin tim ne vendin e 91 jam i gezuar se me ate moral e prpagande te çfrenuar qe esht ber per te çthurur familjet shqiptare po te ishte popull tjeter do ishte ne vend te fundit, mikpritja dhe ndima dashuria per familjen e te afermit u edukuan me forc nga sistemi shkuar , kto jan tradita qe i ruante me fanatizem ai sistem qe shkoj qe ne nuk i lem gje pa shar , se ata i meshonin fort tradites komtare dhe dokeve dhe zakoneve te vendit , tradita ne skrapar ka qen qe po te kaloje rruges nga njeri fshat ne tjetrin dhe te shikonin qe nuk ishe i atyre aneve ,njerzit te pyesnin ku do shkosh dhe fjala dyt ishte hajdeni nga un sonte se te ze nata jasht ham me çte kemi , por kte ftes ta benin nga me pleqt deri tek femija 6 vjeç , ishte edukat , zakon tradit , por sot ne kte sistem te dhjer ti thuash tjetrit pa e njoft fare hajde fli nga un , ai te qi gruan te vret te vjedh çte gjej dhe çan ferren , se ky sistem kurvash kta njerez dhe kto zakone te reja deshiron me shum , sa per te dhuruarit per te varferit siç thon bota , ne jemi cop cop ne jemi te ter per te lypur te ter , ktu nuk po jep shteti se me politiken e mrekullushme te OKBse te vjedh te xhvat te degjeneron te fut te mbjellesh drog dhe pasi mer dhe fitimin te fut dhe ne burg qe ti thot botes e popullit qe po ben pun , ne sistemin e maskarenjve mos beni sondazhe njerzore se jan dy gjera qe stonojn me njera tjeteren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje