Domenika Topi eshte nje tjeter grua, zonje shtepie, qe jetonte me ndihme ekonomike, por pas daljes nga skema, ka nisur nje pune qe i siguron nje page per te mbajtur familjen.
Ky eshte nje tjeter shembull qe kryeministri Rama e ka ndare sot me gjithe ndjekesit e tij ne rrjetin social Facebook.
“Une jam Domenika Topi, familja ime ka kater anetare, une burri dhe dy femijet dhe jetonim me ndihme. Merrja 45 mije leke dhe ishte shume e veshtire per te perballuar jeten, zyra e punes me drejtori ne kete ndermarrje nisa pune me page 300 mije leke dhe jam shume e kenaqur”- thote ajo.
Mesazhi i Rames:
MIRËMËNGJES ? dhe me shembullin e kësaj nëne të re që pas daljes së familjes nga ndihma ekonomike, zgjodhi rrugën e punësimit jo të ankesave pa rrugëdalje, ju uroj një ditë të mbarë ?