Nishani thirrje Lulzim Bashës: Merr hapin i pari, ji zemërhapur me kritikët e tu

21 Mars 2018, 21:33Politika TEMA

Bujar Nishani dha një intervistë për emisionin “Byro Politike”.

Ai ka komentuar situatën aktuale në vend dhe atë brenda Partisë Demokratike.

Nishani i bëri thirrje kryetarit Lulzim Basha, që të jetë më zemërhapur dhe më gjithëpërfshirës, pasi nuk mund të bëhet bashkimi i kontributeve me ndërmjetës, por duhet ai që të marrë këtë hap.

“Ruaj respektin për ta, kemi qenë bashkëpunëtorë, kanë kontribute në PD, për shtetin, në institucione etj.

Ata duhet të jenë të bashkuar, por kjo nuk bëhet me fjalë.

Do të doja që të gjitha resurset dhe potencialet e PD-së, të riaktivizoheshin, të rishfaqeshin dhe të riorganizoheshin.

Kjo duhet të bërë nga kryetari i partisë, ai duhet të jetë më zemërhapur dhe më gjithëpërfshirës, dhe më pas çdonjëri duhet ta respektojë institucionin e kryetarit”, tha Nishani.

2 komente në “Nishani thirrje Lulzim Bashës: Merr hapin i pari, ji zemërhapur me kritikët e tu”

  1. Izeti says:

    Doli ky trapi I Odetes
    E ka mesuar Odeta te beje si I rritur
    Ke kemi pasur President
    Se mos eshte me I mire ky tjetri

  2. Johani says:

    Tashme çdo shqiptar eshte bindur se me PD-n e sidomos me kliken qe ka kapur ate vetem nje gje e kemi te sigurt,shkaterrimin e vendit dhe kombit prandaj jemi me fat se me ne fund shqiptaret jane zgjuar dhe i kane kthyer shpinen duke urryer kete klike dhe duke mallkaur veten per ato vite qe kane kaluar aty dhe u bane vegel e nje grushti gjakpires qe jo rralle here jane bere shkaktar te tragjedive duke vrare njerez vetem pse klika urdheronte apo i duhej per perfitime,prandaj e them se jo nishani qe eshte pjese e shume krimeve ne shqiperi dhe me gjere por as vet Zoti nuk do ta ndihmoi PD-n sepse e ka mallkuar populli me en fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje