Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudi Xhuliani ka komentuar raportet mes SHBA dhe Rusisë, si dhe shtrirjen e influencës ruse.
Në emisionin “Opinion”, Xhuliani tha se Rusia është një fuqi po aq false sa ishte gjatë kohës së Bashkimit Sovjetik.
“Ne i mbivlerësojmë ata. Mendoj se është mirë ta mbivlerësosh armikun.
Më mirë sesa ta nënvlerësosh atë.
Unë mendoj se ata janë një vend i fortë por nuk janë asgjë në krahasim me Kinën.
Kina është një vend i fortë. Një vend më i pasur.
Ndërsa ne jemi 2 apo 3 herë më të fuqishëm ekonomikisht se Kina dhe gati 8 herë më të fuqishëm ushtarakisht”, theksoi ai, që fajësoi rëndë Obamën dhe Klinton për mënyrën se si u sollën me Rusinë, duke i dhënë Putinit çfarë ai kërkonte pa marrë asgjë.
“Unë mendoj se Putini e pa këtë dhe tha: “Unë mund t’i shkel me këmbë këta njerëz.
Ata janë budallenj, ata janë të gatshëm të japin pa marrë asgjë në këmbim, ata nuk negociojnë fort siç bëj unë.”
Unë mendoj se kjo i dha forcë atij që të hynte në Ukrainë. Në Gjeorgji në fillim. Gjeorgjia ishte një kufi i vogël. Ukraina ishte arritja e vërtetë. Dhe ai e goditi atë shumë fort”, tha Xhuliani.
“Një sulm ndaj Polonisë do të niste një luftë botërore.
Do e kishin të gjithë Evropën kundër.
Po ashtu edhe Shtetet e Bashkuara. Ata nuk e duan këtë. Unë mendoj se ata duan vetëm të ngacmojnë. Estonia ka disa probleme në veri.
Mendoj se vendi juaj është në formë të mirë sepse nuk ka ndikim rus këtu.
Kjo është ajo çka dua të them në lidhje me rezistencën ndaj Rusisë.
Kosova? Po. Mendoj se ky është problem. Por besoj gjithashtu se rusët po kërkojnë më shumë në veri.
Më shumë si në Estoni. Ndoshta jo dhe aq në Letoni, ata janë pak më perëndimorë tani. Estonia ka një popullatë të madhe ruse”, tha Xhuliani.
Ha ha ha ha plaku Juliani po na tregon perrallen e rradhes me “rrezikun” Kinez !!!!!! Mire Ruset qe na paskan “pushtuar” gjysmen e botes (sipas Daj-es Sam-iut ) po kinezet ke na paskan “agresuar” (pushtuar jo e jo ) ,????!!!! Ju vazhdoni shtrijini bazat tuaja ushtarake “paqesore” ne tre çerekun e botes dhe na tregoni “barcaleta” me car-a rus e mandarina kinez …… keta po rrezikojne boten ene ballkonin !!!!! Po kur ka akoma ne “qarkullim” qofte me dy kembe te perpunuara gjenetikisht ….. bravo ju qofte vazhdoni ……!!!!!
Ky është “më kokë-mish”, se ç’e prisja…! Ja fut pordhës, hapur fare…!
Perfundimisht Fevzo nuk di te beje intervista tek-e-tek. Me erdhi turp, tek shikoja qe Fevzo bente pyetje dhe nuk i linte as 10 sekonda kohe Xhulianit per tu pergjigjur, dhe fap, nje pyetje tjeter, qe shpesh ishte pa lidhje fare me te paren. Te them te drejten nuk arrita te kuptoj gje nga pergjigjet e lena pergjysem se nuk e linte ky torlloaku FEVZO qe te pergjigjej.
Mjafton te shikosh Opinion kur ka 5-6 vete, dhe pastaj aty e kupton se Fevzo nuk drejton dot asnje lloj emisioni. Me kujtohet para 2-3 javesh kur A. Hoxha (profesori) donte ti bente nje pyetje Lali Erit dhe i Fevzo i thishte” po he beje ca pret, nderhy, thuaje, ca pret?”. Dhe Artani i shkrete si i edukuar qe eshte i tha, nuk mund ta bej pytjen time nese nuk me jepet fjala, dhe nese Erioni nuk me degjon?
Sa turp, Gazatar leshi!
Si nuk ka një koment për këtë “kok-topin”…?!