Të pathënat e divorcit të Erjona Sulejmanit me Blerim Xhemajlin

22 Mars 2018, 09:47Lifestyle TEMA
Të pathënat e divorcit të Erjona Sulejmanit me Blerim Xhemajlin

Erjona Sulejmani, ish bashkëshortja e mesfushorit tetovar të Zvicrës, Blerim Xhemajli, ishte e ftuar në emisionin Top Show Magazine, në Top Channel, ku rrëfeu njohjen e saj me futbollistin, shkaqet e ndarjes, por edhe planet për karrierën e saj.

Si je njohur me Xhemajlin?

Erjona: Jemi njohur para 4-5 vitesh në Milano dhe nuk e dija se ishte futbollist, pasi më kishte shkruar se ishte gazetar dhe donte të më intervistonte. U njohëm, u dashuruam dhe krijuam një familje, ndërsa kemi bërë 3 dasma.E para ishte në Shkodër, në qytetin tim të lindjes, tjetra në familjen e tij dhe e 3-ta me shoqërinë. 6 muaj pas njohjes më ka propozuar për martesë.

Pse erdhi ndarja mes jush?

Erjona: Sepse gjatë periudhës që ishim bashkë, mua po më mungonte shumë karriera, pasi po rrija vetëm në shtëpi, ku laja e gatuaja dhe kujdesesha për fëmijën tonë. Gjatë kësaj kohe kisha refuzuar edhe shumë kontrata pune, ndaj e pashë që nuk mund të vijohej duke ndenjur mbyllur. Jam dakord që kishim shumë para, por paraja nuk është gjithçka.

A keni përfituar para nga divorci me Xhemaljin?

Unë nuk kam përfituar dhe madje kam refuzuar çdo gjë prej tij. Tjetër gjë se çfarë do të japë për djalin, por unë nuk dua asgjë prej tij dhe e them edhe publikisht.

A janë të lumtura gratë e futbollistëve?

Erjona: Jo në shumë raste, pasi futbollistët nuk i lënë gratë e kënaqura. Kjo ishte edhe deklarata ime në mediat italiane. Gjithsesi kjo nuk ka qenë shkaku i ndarjes time me Blerimin, por ka qenë ajo derdhja e kupës, që mbushej vazhdimisht duke më mbyllur. Tani unë kam hapur një kapitull të ri, pasi kam filluar të jetoj si një femër e lirë dhe liria nuk ka çmim, ashtu si edhe lumturia. Liria dhe lumturia nuk kanë çmim, pasi kafazi i artë është njësoj kafaz dhe të mban të mbyllur.

A ia vlen të martohesh me një futbollist?

Erjona: Absolutisht jo. Të gjitha gratë e futbollistëve që kam njohur, nuk janë plotësisht të lumtura. Bota e futbollistëve duket kaq e bukur, por kur je brenda e kupton se nuk është ashtu siç duket.

A tradhtojnë futbollistët? Po Blerimi?

Erjona: Patjetër që po. Blerimi jo, ose të paktën unë nuk e kam kapur asnjëherë duke më tradhtuar.

Keni thënë se jeni më e mençura ndër gratë e futbollistëve..

Erjona: Po është e vërtetë, pasi unë isha e para që pata kurajën të refuzoj atë kafazin e artë të tyre, për të jetuar lirinë time.

Ditët e fundit është ndarë edhe Valon Behrami nga bashkëshortja…

Erjona: Ouu… Nuk e dija, por po më vjen mirë që u kam dhënë kurajë grave të futbollistëve. E kam shoqe bashkëshorten e Valonit, pasi kemi dalë shpesh bashkë, kur isha me Blerimin.

Kur keni shkuar në Itali?

Erjona: Që në moshën 10-vjeçare, ndërsa në moshën 15-vjeçare kam filluar karrierën si modele. Gjithmonë kam pasur dëshirë të bëj karrierën time dhe jo të bëhesha një shtëpiake, që t’i shërbeja vetëm burrit dhe familjes time.

Kur u bëre e famshme?

Erjona: Mendoj se gjatë kampionatin Europian në Francë, pasi aty mediat shkruan shumë më tepër për mua, sesa për Blerimin.

A u bë ai xheloz për këtë fakt?

Erjona: Edhe kjo ka qenë një nga shkaqet e ndarjes tonë, pasi ai nuk e priti aspak mirë këtë fakt, që flitej më shumë për mua, sesa për të.

Bota e televizionit është gjithashtu shumë e egër…

Erjona: Absolutisht që po, por tani marr kënaqësinë e arritjeve të mia dhe punës time. Kam agjentin tim, që menaxhon punën dhe kujdeset për të vlerësuar ofertat që vijnë për mua. Kam shumë dëshirë që të kem një program timin në të ardhmen, një reality show.

10 komente në “Të pathënat e divorcit të Erjona Sulejmanit me Blerim Xhemajlin”

  1. Timi says:

    Këto gra si kjo në fillim bërtasin çdo ditë dua familje dua fëmijë dhe pasi ti kenë del që karriera është më e rëndësishme. Njeriu punon për të bëre lekë, kjo lekët i kishte, për çfarë të punojë. Desperate housewifes thjesht.

  2. Karabruni says:

    kjo futet ne ato femra qe duan vetem Kariere te madhe ose gopkariere.

  3. leni says:

    si e ka marre ai kete se kuptoj, s eshte gje dhe duket torollake.

  4. vk says:

    Shume e rryshkme nga mesi e poshte, si bythe plakash.

  5. Sociologu says:

    Erjona,lumturia nuk ka kufi.
    Po kerkon shume,por do humbasesh shume..
    Bythet te fishkura,fytyren si kal i dal nga hetuesia e Kadri Hazbiut..Nuk je qendra e botes se seksit.
    Balerine,kengetare,shkrimtare,piktore..artiste nuk je
    .
    Prandaj mos abuzo me fatin.
    Beji nje telefonate pendese atij anadollakut tend shqipfoles,bej edhe nje kokecep tjeter me te, dhe ne guzhine zemer sic te do Burri,groshe,plendes e kukurec per dreke.(mos harro qepet)
    Per 3-4 vjet edhe atij do I fishken gjerat..

  6. Sociologu says:

    Edhe Gjelblerimit tend do i fishken gjethet pas 3-4 vjetesh,sic te jane fishkur ty. Prandaj martohuni prape ti gjendeni njeri tjetrit per pleqeri.

  7. Sociologu says:

    Degjoje Zefin e Dedes se e njeh mire Xhemajl katunarin,zemer…

  8. NjeQytetarOptimist says:

    Arritjeve te mia dhe punes time?!?! Cfare ke bere ke inventuar rroten?!?! Ne kete kohe, ne rretullojme rroten se ajo eshte shpikur nga dikush tjeter.. Zemer, dikush te ka genjyer per arritjet e tua.. Cfare kafazi flet moj torrollake vdiq bota te shohi ty ne top showera.. Shko ne shpi ul koken dhe leri nostalgjit e 20 vjecareje… Ti je mbretereshe shpie e familjeje. Merr kaq nga jeta dhe mjafton.. Pallavrat e tjera lerja paparaxeve te kapin fyckat e tjera.. Gjithe kjo femer ske nevoj ti vertetosh publikut asgje.. Ato qe paske pas ti paskan verbu syt..

  9. s'di c'emer ti vendos says:

    keto lloj femrash nuk jane per familje. Ai e mori nga llozhurat e shkodres e coi me europ me bollek parash dhe kjo bretkosa sngopet per kariere. ptuuuuuu qelbesita dhe te pa besa .I duket vetja e bukur me ato byth si lebroset e kalkutes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje