Tritan Shehu kujton 22 marsin: Ndryshime mahnitese në këtë 25 vjeçar, s'mund të ëndërroheshin atëhere

22 Mars 2018, 11:48Politika TEMA

Tritan Shehu ka kujtuar 22 marsin e vitit 1992 ku Paria Demokratike shënoi fitoren e saj të parë.

Deputeti demokrat që vijon të jetë ende në Parlament edhe pse kanë kaluar 26 vjet, thotë se gjatë këtij harku kohor kanë ndodhur shumë ndryshime pozitive dhe ato mbajnë vetëm vulën e PD-së.

Ai thotë se ajo ishte një ditë e madhe pasi Partia Demokratike po i printe një kthese të rëndësishme.

Vërtet, PD do ishte edhe më e madhe nëse nuk do të riciklonte disa prej “pardesyve të bardha” që vijojnë të qëndrojnë ende në politikë për të na kujtuar mëkatet e tyre 25 vjeçare.

22 Marsi eshte nje Dite e Madhe ne Historine tone.

Per here te pare ne ecurine e saj, Shqiperia prej asaj date u be pjese reale e aktive e Botes Demokratike e Perendimore.

Fitorja e PD ne ato zgjedhje ishte pa dyshim «kthesa » madhore ne rrugetimin e gjate e te veshtire shqiptar drejt lirise, vlerave, demokracise, perendimit.

Harku kohor i konkretizimit te ketij ndryshimi rrenjesor, per te « shembur » nje diktature gjakatare, privim te te drejtave me thelbesore, aspiratash te mbytura nen dhune, pasojat e nje historie qindra vjecare pushtimesh e largimi nga familja jone europiane, ishte relativisht i shkurter.

Ai « ndricon » me 8 Dhjetor 1990 me Levizjen Studentore, qe u konkretizua ne force reale ndryshuese pak dite me vone me themelimin e PD, shperthen me rrezimin e simboleve te komunizmit me 20 Shkurt duke goditur « forcen » e diktatures e hapur rruge ballafaqimit me krimet e tij, institucionalizon nje pluralizem me 31 Mars, per te triumfuar me tej nje vit me vone me 22 Mars.

Nje « gjerdan » datash e ngjarjesh madhore te pa harrueshme e te shkelqyera per nga vlera e simbolika e seciles keto, per PD si promotore e per te gjithe Shqiperine kjo, qe kulmojne me 22 Marsin e 1992-it.

Ne fakt keto jane shume me teper se kaq, jane themeli e preludi i te gjitha ndryshimeve mahnitese ne terresi te kombit tone ne kete 25 vjecar, ndryshime qe pak dekada me pare as mendjet me optimiste nuk mund t’i enderonin.(TemA)

8 komente në “Tritan Shehu kujton 22 marsin: Ndryshime mahnitese në këtë 25 vjeçar, s’mund të ëndërroheshin atëhere”

  1. Ida says:

    Po per preshin c’fare mendim i keni Tritan?

    1. syri blu says:

      Se cmendim ka dhe do kete per preshin ,e mban per veten e tij ……… disa gjera jane privilegje te Tritanit……… nje nga ato eshte dhe preshi ……tung

    2. Cane says:

      Mor leje preshin ti se Tritani ka rritur ndjeshem xhepin.Nuk genjen kur flet per ndryshime kolosale.Thote te verteten.

  2. Po ,Tritan . Ka shume ndryshime . Me 22 prill 1992 ishit morracaker ,tani jeni bere milioner e miljader nga djersa e popullit. Ndersa popullit i hoqet edhe buken e misrit…. Po ,po ka ndryshime ke te drejte…

  3. Fire says:

    Ato kapardinat ngjyre krem ku i kane keta ???? Qe si mode , dukeshin ndryshe nga te tjeret , kapardiseshin qe kishin kapardina te tilla ,ishin te vecante ,vecse nga njehere i vecanti ndikon per keq , ne Sarande , andej nga 91 -shi , kishin ardhur keta larot me kapardina krem , sa filluan te llomotisnin gomarlliqe , u bene sebep per remuje , ne Tirane ato qe thoshin ndoshta i kuptonin ,kurse neper qytete tevogla si Saranda njerezit vonojne nje cik te kuptojne te ndryshmen …….dhe qytetaret nuk i kuptonin kollaj dhe si pasoje kerciti huri keq , keta nuk fshiheshi dot sepse i dallonin nga kapardinat , di te them qe Arben Imami kembshtremburi hengri drurin e jetes , ia shqyen kapardinen sikur e kishin sulmuar qente , nuk mbaj mend te kem qeshur kaq shume ne jeten time …………

  4. Selim says:

    Tritan Preshi, Ju mbaheni mend mire jeni ju autori i sajeses se Xhon Megout si pas se ciles Enver Hoxha kishte vjedhur e derguar ne Zvicer floririn e bankes shqiptare. Ju kujtohet kur ulerinit me nje kaset ne dore si prove e kesaj sajese? Popullit i kujtohet mire.Par 10 vjetesh ardhi dhe pergjigja e sistemit bankar nderkombetar se nuk kishte asnje llogari pasurore te Enverit apo familjareve te tij te depozituara gjekundi. Pra ishte nje shpifje e denje per mostra si ty.Megjitheate efekti i kesaj shpifje qe nje perçarje e madhe kombetare midis rrymave politike dhe popullit te thjeshte.Ne fakt ti e morre njefar shperblimi ne Lushne kur hengre preshin nga pas sepse jo vetem qe nuk vertetove gje nga shpifja jote por edhe per pasurite qe vune shqiptaret neper firmat piramidale ,pasuri qe u grabiten nga pushtetmbajtesit ,ti zagar dole garant,ti dhe idhulli jot antishqiptar. Shqiptaret u genjyen se dyti. Tani nxjerr mbroçkullen tjeter qe ne Shqiperi na qenken bere ndryshime madhore gjate 25 vjeteve. Kujt do tja shesesh kete genjeshter te re sepse populli e sheh mire ne ne çfare sensi jane bere ndryshimet:Ne korupsionin galopant dhe te frikshem te bandes qe ti dhe idhulli jot keni manifestuar gjate 25 vjeteve, ne trafikun galopant te qenjeve njerzore te droges te krimit dhe ne pasigurine e skajeshme te jetes se shqiptarit. Varferia ka arritur nivele qe te kujtojne shpesh mesjeten ndersa analfabetizmi hakmarrja,vrasja dhe vetvrasja kane kapur shifra renqethese dhe pak shpresa ka te ulen.Keto quan arritje ti plehra? A e di ti mor i pafytyre se sa shqiptare kane braktisur vendin dhe sa te tjere jane gati ta braktisin? Padyshim qe e di dhe megjithkete kapardisesh si kokoshi ne pleh kur rekesh te na mbushesh mendjen se paskemi bere perparime.Ti perpiqesh ta zbukurosh fytyren e ketyre 28 vjeteve sepse smund te besh ndryshe,nuk je nga ata qe skuqesh e nxihesh ,je nje moster qe i ke vene qellim vetes te sigurosh mirqenjen tende personale ,me çdo mjet qofte edhe te paligjshem e te pamoralshem ,sa per Shqiperin dhe popullin , zjarri le ti bjere, kjo eshte natyra jote perverse kjo eshte prirja e nje pjese te mire te klases politike aktuale ku ti spikat me ndyresine tende kriminale.

  5. cmimi dhe cilsia e preshit eshte rritur.
    ne 92 shanit bllokmenet dhe sot ja keni kaluar bllokmeneve 1000 here dhe qani hallin e te varferev qe nuk kane leke te blejne edhe presh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje