Astrit Patozi tallet me Bashën: I lutem zotit që Luli të na falë

26 Mars 2018, 14:48Blog TEMA

Nga Astrit Patozi

E falenderojmë nga zemra Lulzim Bashën se qenka treguar shpirtdhembshur dhe na paska dhënë mundësi të reflektojmë dhe kërkojmë falje publikisht që nuk kemi bërë të njëjtën gjë me të, kur na ka ardhur rasti.

Gabimet tona të mëdha kanë sjellë pasoja të rënda për Partinë Demokratike, që nga zgjedhjet lokale të vitit 2015 e deri tek marrëveshja e famshme e 18 majit, e cila u pasua me humbjen katastrofike të 25 qershorit.

Për gjithë sa ka ndodhur dhe për suksese të ngjashme në të ardhmen ne sigurisht që duhet të mbajmë përgjegjësi të plotë.

Por nganjëherë ndodhka që disfatat zgjedhore nuk qenkan e keqja më e madhe për një forcë politike.

Sot arritëm më në fund të kuptojmë se të mos i japësh tjetrit mundësinë për të reflektuar, dhemb shumë më tepër se çdo humbje elektorale.

Ndaj të prekur në thellësi të ndërgjegjes sonë, pasi dëgjuam fjalën e kryetarit të Partisë Demokratike para të përndjekurve politikë, i japim atij fjalën e nderit se nuk do ta përsërisim më kurrë fajin tonë, që i ka shkaktuar atij aq shumë vuajtje shpirtërore.

Për të mos thënë pastaj, që shumë prej nesh janë që tani të gatshëm të japin edhe jetën vetëm që Lulzim Basha të reflektojë i qetë dhe i pashqetësuar për mëkatet tona të vazhdueshme.

Duke falenderuar edhe një herë Zotin që na e mundësoi ta kishim në krye, mbetemi me shpresë se ndjesa dhe lutja jonë një ditë do të pranohen.

5 komente në “Astrit Patozi tallet me Bashën: I lutem zotit që Luli të na falë”

  1. spartak says:

    Amon mre Ardito .
    Ky pseudo i mençëm prej Çerme kujton se me këtë nivel kilikosje që ( s’na ) bën as për të zbardh dhëmbët , do drejtojë një Parti . Mos mër pashi zotin , mos merrni në qafë njerëzit , ë kanë akoma besim e i shkojnë prapa PD-së .
    Leni mre çunat e gocat e rinj të fillojnë të bëjnë diçka për vendin e vehten e tyre , duke e Riformatu komplet atë , që quhet PD . Madje , ta fillojnë me një Anti-virus të fuqishëm , që mos të lejnë me depërtu asnjë nga hajdutët dhe stekat e vjetra , që hëngrën e pinë nën emrin e kësaj Partie dhe që s’duan t’i ndahen kurrsesi . Edhe jetën japin për këtë Parti .

  2. Gaspri says:

    E cudicme cfar maskaradash ndodhin ne kete parti. Eshte interesant puna e genit. E pate besoj ate Alizotin duke u lepire Bashes duke qorollepsur disa te perndjekur politike duke e konsideruar kte mbledhje si momentin e ktheses se rrugetimit te Bashes drejt majave me te larta te fitores. Turp. Ne se Basha tha qe edhe une mund te gaboj, nuk u ngrit asnjeri ti thot “pa na thuaj ku i ndjen ti gabimet dhe pse i ke bere”, dhe aq me teper nuk guxoj kush ti thote “po mire mor mik, me qe e kupton se ke bere gabime pse nuk terhiqesh te vije dikush qe nuk ben gabime?”.
    Te prrndjekurit bejne gabim qe i shkojne pas Alizotit, tipik i pabese sic jane si fis.

  3. Mos falendero zotin,por saliun qe keni ne krye te partis delenxhinjve,nje kukull qe butonin e ka sali komunisti.
    Flisni kunder lulit por nuk jua mban te thoni te verteten.

    1. shqipe says:

      O Kavajoti
      Me Zot ,Patoska,Salehin nenkupton,ok?

  4. Tironsi USA says:

    Po ca lesh Ali-zoti mor jahuuuu,thuaj me mire alileshi,ose me sakt Ali-jeniceri,qe eshte gati te japi dhe by…. per interes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje