Virgjil Kule: Si e transmetova kronikën e rrëzimit të bustit kundër urdhrit të Ramiz Alisë. Varrimin e Enverit e transmetuam live me 27 kamera

28 Mars 2018, 09:35Dossier TEMA

I ftuar në Forumet UET për të folur rreth librit të tij mbi figurën e Skënderbeut “Kryqtari i fudnit”, gazetari Virgjil Kule foli edhe rreth kohës së tij si drejtor i Radio Televizionit Shqiptar dhe i pyetur nga pedagogia Belina Budini e cila moderoi takimin, rreth momentit të rrëzimit të monumentit të diktatorit Enver Hoxha, Kule kujtoi vështirësitë e kohës për të realizuar kronikën, telefonatën tensionuar me Ramiz Alinë për të mos e transmetuar dhe sesi ai nuk iu bind urdhrit duke e dhënë kronikën të plotë.

“U mor vesh që diçka do të ndodhte në shesh dhe kisha çuar gjashtë grupe xhirimi atë ditë. E morëm vesh në radio se kishim edhe polici të sigurimit nëpër shkallë dhe po prisja të vinin këta të na sillnin materiale e të vendosnim. Nuk po vinte njeri dhe nuk m’u durua dola në korridor”” – kujtoi Kule, ndërsa tha se njëri pas tjetrit operatorët erdhën me lajmin e keq se nuk kishin mundur dot të filmonin momentin e rrëzimit të bustit, porse çaste pas saj kur shtatorja e Enver Hoxhës tërhiqej zvarrë nga turmat e revoltuara të njerëzve.

“Kur vjen grupi i parë thanë s’e morëm dot se ishte rrëmujë e madhe. Edhe grupi i dytë tha kemi zvarritjet, por momentet e tjera e pamundur. Asnjë nuk kishte asgjë. Ishin pas ngjarjes. Më shkuan në mendje shumë gjëra në ato momente. Po ç’do të bëja unë? ?Unë jam këtu, duhet bërë një kronikë për këtë. Duhet të bëjmë detyrën tonë.

Sepse në atë kohë kish nisur të flitej për transparencë, depolitizim, objektivitet. Kështu flitej. Isha shumë në merak. Në mendjen time e kisha të qartë që çdo gjë kish marrë fund që do të ndërrohej sistem dhe mendoja se sa të vijë përvjetori i këtij muhabeti unë do të përmendem që nuk e transmetova dhe ky mendim m’u bë obsesion.

U thashë të përgatisnin me çfarë kishin. Nuk kish vajtuar ora 6 passdite. Kur vjen një operator, Fatmir Çepani, ai ishte nisur për diçka tjetër për një ekspozitë te Pallati i Kulturës. Nuk ishte hapur ekspozita dhe ai ishte ulur në një kafe lart te Pallati i kulturës dhe ai kishte një aparat me film, dhe e ka marrë me dorë të dridhur dhe duket po ta shohësh atë kronikën edhe sot. Por për mua ishte një xhevahir. E kish mbështjellë me letër të zezë, e mora shkuam në laborator u la filmi shkuan në telekinema, e bashkuam me pjesën tjetër dhe u bë kronika, diku nga ora 5 e gjysmë. U qetësova. Më kujtohet që ishim me grupin e djemve dhe vajzave që u morëm me këtë punë, të gjithë ishim si të kënaqur”. Telefonata e Ramiz Alisë mund të ndryshonte gjithë rrjedhën. “ Më thonë të kërkon shoku Ramiz. Urdhëroni! – thashë.

“Na e hodhën Enverin”, tha. Juve keni bërë kronikë?” Po, mezi e bëmë, por shyqyr doli, iu përgjigja. Por neve do e vëmë prapë dhe ti nuk do e transmetosh kronikën”.

Unë i thashë kjo punë ka marrë fund, e ka marrë vesh gjithë dynjaja. Por do e vëmë prapë. Kur ta vëmë do bëjmë një kronikë të shkëlqyer, vijova. Toni i zërit u ngrit me terma si sabotator, tradhtar, e gjëra të kësaj natyre, por mua më vinte mendimi që sa të vinte përvjetori unë do isha ai që nuk e dha”. Në lajmet e orës 18:00, kundër urdhrit të Ramiz Alisë, Virgjil Kule vendosi që kronika të transmetohej.

“Mbaroi ajo punë, u ndjeva i lehtësuar. TVSH e bëri detyrën e vet për sa i takonte asaj periudhe, Ky ishte mesazhi që kërkoj të dalë dhe të jetë i pranishëm”.

“Arritje të cilat sot televizionet mburren sikur ç’bëhet.Po marr shembullin e varrimit të Enver Hoxhës, është transmetuar me 27-28 kamera, live e gjitha. Ndodhte për herë të parë. Ishte një gjë shumë e vështirë. Qëkur nisej arkivoli dhe kur përfundonte në Varrezat e Dëshmorëve.” – kujtoi Kule.

6 komente në “Virgjil Kule: Si e transmetova kronikën e rrëzimit të bustit kundër urdhrit të Ramiz Alisë. Varrimin e Enverit e transmetuam live me 27 kamera”

  1. Shkullaku Uturaku says:

    Pordhi kalj ne dere te hanit

  2. „Kryqtari“ i pare says:

    Paske qen trim o Kule, se paskemi ditur..! Pffffff

  3. Kellira says:

    Hajde o Virgjil se “trimat” ishin te emeruar ne ate kohe. Edhe ti ishe nje i emeruar per keto lloj “trimerish”.
    Ramizi u kujdes qe pas vdekjes se Enverit te merrte kontrollin e institucioneve duke vendosur njerezit e tij. Nje nga ata ke qene edhe ti.
    Me t’ardh per te vjelle kur degjon si keto histori.

  4. rr.labinoti,pall.2,sh2,ap4 says:

    po ja ,dua te dal edhe une njecike disident.qenia dhenderr i Rita Markos me demtoi,por une u martova me te bijen per ta luftuar diktaturen nga benda.edhe vjehrrin dhe familjen i kisha mbeshtetje.mos i shikoni gjerat bardh e zi.po deshet pyesni flamur topin te me besoni,eshte vellai bamirit.me ka mbeshtetur edhe ai.hajde sakrifice e ndeshje qe kemi bere.

  5. Ilir says:

    Te pakten heshtni, qepeni gojen, o ndyresira, qe u bete dhendure te anetareve te Byrose Politike, ti i hajvanit Rita Marko, apo Ardit Gjebrea i debilit Besnik Bekteshi!!

    Na e shpifet! As minjte e haleve nuk jane kaq te neveritshem!! Edhe mut jeni gati te hani, vetem qe te mos dukeni si te dhjere, por nuk ja dilini dot!!

  6. Fatosi says:

    Te gjithe trima tregohen si Virgjili, Sali Berisha e te tjere,por pordha ne ate kohe ju shpetonte te gjithve kur I thriste ose ju jepte urdher Enver, dhe me vone Ramizi Prandaj eshte me mire te mos mburen se cfare nuk kane bere (dhe I thone se ka bere) te mbyllin gojen dhe te vazhdojne jeten e tyre dhe te shikojne perpara per vendin dhe jo mbrapa
    Por nje fjale e urte thote ( Qe kur te lejne fuqite e te riut,fillon te llape goja e pleqeriut dhe bytha nxere pordha te pa kontrollueshme )
    Kush do ta kuptoj te hesht,kush nuk !do te vazhdoj te llap
    Thank u

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje