Pas skandalit të marrjes së të dhënave të përdoruesve, “Facebook” merr masa.
Rrjeti social ka njoftuar se ka bërë ndryshime për të përmirësuar privatësinë e përdoruesve, duke iu dhënë atyre më shumë kontroll mbi informacionet e tyre.
Procedura e ndryshimit të të dhënave për përdoruesit është thjeshtuar.
Po ashtu janë shtuar masat që pengojnë palët e treta të përdorin informacionet e përdoruesve të Facebook-ut.
Vendimi vjen pas skandalit të “Cambridge Analytica”, e cila raportohet se ka marrë nga “Facebook” të dhënat e 50 milionë përdoruesve, për t’i përdorur në funksion të fushatës së Donald Trump.(TemA TV)