Avokatja e Popullit me vilë 451 mijë euro në Mullet dhe 5 banesa të tjera nga Vlora në Tiranë

1 Prill 2018, 08:29Politika TEMA

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, e cila ka përfaqësuar në Strasburg vjehrrin e Lulzim Bashës kundër Shqipërisë, për çështjen e prishjes së pallatit në Vlorë, është një ndër funksionaret më të pasura në vend.

Zonja Ballanca, emërimi të cilës në krye të institucionit të Avokatit të Popullit ishte një nga kushtet e Partisë Demokratike për të dalë nga çadra në maji të vitit 2017, posedon një vilë në Mullet të Tiranës me vlerë 451 mijë euro. Duke iu referuar deklaratës së pasurisë, znj. Ballanca deklaron se në datën 05.09.2013 ka nënshkruar një kontratë, për blerje të një shtëpie banimi me sipërfaqe ndërtese 603 m2 dhe parcelë 1 547 m2 në Mullet, me vlerë 451 000 euro. Si burim të ardhurash për justifikimin e kësaj shume, Ballanca deklaron të ardhura nga paga, dividentë dhe kredi bankare.

Sa i takon kredive, Avokatja e Popullit deklaron se ka marrë një kredi bankare më 30.05.2016 me principal 100 000 euro, me afat shlyerje 13 vjet, interes 2.85% dhe këst mujor 770 euro. Gjithsesi, për të justifikuar vlerën e vilës dhe parcelës, Ballanca deklaron 61 000 000 lekë nga shpërndarja e fitimeve në kompaninë LawOffice sh.p.k, ku është ortake e vetme, në harkun kohor nga viti 2009 deri në vitin 2017. Po gjatë kësaj kohe, Ballanca deklaron se ka përfituar 50 000 000 lekë të ardhur si administratore e kompanisë. Sipas të dhënave nga Open Data, Avokatja e Popullit deklaron një tjetër kontratë në vitin 2009, për blerje apartamenti me sipërfaqe 125 m2 dhe garazhi, me vlerë 150 000 euro.

Ballanca deklaron një tjetër apartament banimi, tashmë në Vlorë, me sipërfaqe 92.69 m2, me vlerë 75 000 euro. Apartamenti është shpronësuar sipas VKM 1015, datë 27.11.2013. Por çështja kaloi në proces gjyqësor dhe vlera e dëmshpërblimit sipas vendimit gjyqësor të Gjykatës së Apelit Administrativ është 131 000 euro. Avokatja e Popullit është gjithashtu pronare e një parlamenti tjetër në Tiranë, me sipërfaqe 107 m2, është pronare 1/8 pjesë takuese e një shtëpie banimi në Tiranë, me sipërfaqe ndërtese 76.5 m2 dhe sipërfaqe trualli 432 m2. Ballanca është pronare me 1/3 pjesë e një tjetër apartament banimi me sipërfaqe 55.3 m2 në Rr. Todi Shkurti, Tiranë.

Të ardhurat  
Të ardhurat e Avokates së Popullit Erinda Ballanca burojnë nga puna e saj si avokate si dhe nga një biznes që ka nisur në vitin 2009. Për periudhën 1996-1998, ajo ka punuar pranë Studio Legale Tonucci sh.p.k. Ndërkaq, për periudhën 1998-2009 ka ushtruar aktivitet privat avokate dhe ka patur kontratë ekskluzive shërbimesh me Studio Legale Tonucci sh.p.k.

Nga 2009 e këtej, Erinda Ballanca njihet edhe si avokate e Sali Berishës. Ballanca ka mbrojtur Berishën në disa procese gjyqësore, ku kryeministri i atëhershëm akuzohej për shpifje. Ballanca ka mbrojtur Berishën kur është paditur nga Edi Rama, Aneta Rama, Dashamir Peza, Artan Dulaku, Sokol Hasani etj.

Pasuria e Avokates së Popullit Erinda Ballanca
Kontratë sipërmarrje e datës 05.09.2013 për blerje shtëpi banimi me sipërfaqe ndërtese 603 m2 dhe sipërfaqe parcele 1 547 m2 në Mullet, Tiranë, 451 000 euro, nga të cilat janë likuiduar 201 000 euro me të ardhura nga paga, dividentë dhe kredi bankare.

Pronare me 100% e një apartament banimi me sipërfaqe 107 m2 në Rr. Brigada VIII, Tiranë, kontraktuar në vitin 2001, përfituar 50% e pronësisë në vitin 2002 dhe total pronësia në vitin 2012. Apartamenti është blerë për 57 000 dollar me të ardhura nga kursime dhe kredi bankare shlyer total detyrimi në vitin 2013 dhe është rivlerësuar më 14.09.2011 për 18 725 000 lekë.

Pronare e 1/8 pjesë takuese e një shtëpie banimi në Tiranë, me sipërfaqe ndërtese 76.5 m2 dhe sipërfaqe trualli 432 m2. Pasuria është krijuar në vitin 1924 nga stërgjyshi dhe ka kaluar tek trashëgimtarët ligjorë. Çmimi i referencës për truallin sipas VKM përkatëse është 66 906 lekë/m2.

Pronare e 1/3 pjesë takuese e një apartament banimi me sipërfaqe 55.3 m2 në Rr. Todi Shkurti, Tiranë, përfituar me privatizim në vitin 1994 nga e ëma znj. Natasha Ballanca (kryefamiljare), 9 960 lekë. Aktualisht apartament është i rënduar me barrë hipotekore prej familjes së vëllait.

Kontratë sipërmarrje e datës 26.06.2009 për blerje apartament me sipërfaqe 125 m2 dhe garazhi, ende në proces ndërtimi, për vlerën 150 000 euro, nga të cilat janë likuiduar 145 000 euro me të ardhura nga paga dhe dividentë ndër vite dhe kanë mbetur pa shlyer 5 000 euro.

Kontratë sipërmarrje e datës 12.04.2013 për blerje apartament banimi në Vlorë me sipërfaqe 92.69 m2 dhe sipërfaqe përbashkëta 14.38 m2, 75 000 euro. Apartamenti është shpronësuar sipas VKM 1015, datë 27.11.2013 dhe çështja është në proces gjyqësor për dëmshpërblim. Vlera e dëmshpërblimit sipas vendimit gjyqësor të Gjykatës së Apelit Administrativ është 131 000 euro, të cilat ende nuk janë marrë nga Znj. Ballanca pasi çështja është pezulluar në Gjykatën e Lartë.

Llogari bankare, gjendje 9 263 euro.

Llogari bankare, gjendje 8 652 dollar.

Llogari bankare, gjendje 4 293 euro.

Llogari bankare, gjendje 137 602 lekë.

Llogari bankare, gjendje 129 euro.

Gjendje para cash, 400 000 lekë.

Pronare me 100% e një automjeti tip Mitsubishi Outlender, blerë në vitin 2010 për 22 000 euro ose 3 047 000 lekë, me të ardhura nga shitje automjeti dhe paga.

Për periudhën 1996-1998 ka punuar pranë Studio Legale Tonucci sh.p.k.

Për periudhën 1998-2009 ka ushtruar aktivitet privat avokate dhe ka patur kontratë ekskluzive shërbimesh me Studio Legale Tonucci sh.p.k.

Për periudhën 2009-15.06.2017 administratore dhe ortake e vetme e Ballanca LawOffice sh.p.k. Të ardhurat e përfituara si administratore kanë qenë rreth 50 000 000 lekë dhe të ardhurat nga dividentë rreth 61 000 000 lekë.

Deklaron të ardhura nga qira sipas kontratës së datës 01.05.2016, 616 280 lekë.

Përfituar nga trashëgimia e gjyshërve 5 300 dollar.

Kredi bankare marrë më 30.05.2016 me principal 100 000 euro, afat shlyerje 13 vjet, interes 2.85% dhe këst mujor 770 euro. Detyrimi i mbetur në datën e deklarimit është 93 027 euro.

Detyrim i mbetur papaguar për blerjen e shtëpisë në Mullet, 250 000 euro.

Detyrim i mbetur papaguar për blerjen e apartament dhe garazhit, 5 000 euro.

shqiptarja.com

10 komente në “Avokatja e Popullit me vilë 451 mijë euro në Mullet dhe 5 banesa të tjera nga Vlora në Tiranë”

  1. Alidemsi vjeter says:

    Paska nga kafazi Dhelpra e kuqe dinake……….E pastaj…?

  2. katarakti says:

    Kur do futen ne burg keta hajdute qe e kane gjymtuar Shqiperine?! Ja kjo ishte demokracia e aq enderruar. Demokraci per hajdutet, te korruptuarit, politikanet, gjykatesist, banditet, prostitutat etj etj. por ne asnje menyre per popullin e thjeshte. Me vjen te haj veten me dhembe kur kujtoj se si ulurinim ne Qytetin Studenti kunder “privilegjeve” te Bllokut. Sot Nexhmija jeton ne nje apartament te ish – pularia , ndersa Ramiz Alia vdiq te shtepia e vajzes. Nje popull te tere e terhoqi nga hunda nje malok i zbritur nga Viçidoli.

  3. Fatos says:

    Ore idiota, nëse i ka vënë me punë, çfarë halli keni ju?
    Nuk është punëtore fabrike ose kamariere, avokatët nuk paguhen nga pak, sidomos ata VIP. Na hapët barkun me fletë rrufe borgjezësh. Psikopatë.

  4. Arbana says:

    Rama mund ti kerkonte qe te zgjidhte dhe nje emer tjeter. Hipokrizia me e madhe ishte qe kjo mbrojti shtetin ne Strazburg ne procesin kunder pallatit te vjerrit te Bashes,ne konflikt te hapur interesi dhe asnje nuk tha gjysem fjale.Fakti qe pranoi , kupton qe per ta kjo pasuri marramendese e zonjes eshte normale.Prandaj o popull te gjithe derrat nje turi kane.Prandaj dhe vlera 5 euro e tarifes se rruges u duket qesharake se e masin me kuleten e tyre qe nuk rri asnjehere bosh.Pa pranuar veprimet ekstreme te disa personave ne proteste te gjithe politikanet duhet ti therrasin pak ndergjegjes se nuk behen eksperimente me nje popull qe mer 5 euro ne dite rroge.Tarifa duhet te jete me e ulet.Duhet te paguhet vetem per mirembajtjen e rruges dhe jo per pjesen e paperfunduar.Parate per perfundimin e rruges ne qofte se kane kellqe tua marin atyre qe abuzuan ne se kane fakte dhe jo deklarata me konsumim politik.Nuk eshte e ndershme te paguaj populli demin qe shkaktojne te tjeret.Dhe ky koncesioni qe do ta mirembaje nuk e di si do te kontrollohet per punimet qe do te kryej.

  5. Lili says:

    Ooo edi Rama taxoj keta qe kane 5 6 shtepia e e jo me 5 eurospo ma qindra euros,edhe nuk do kesh nevoje me per pare per kukesin.Mos shtyp edhe ma shume fukarenjt po merr pak edhe nga millionerat me dhjetera shtepi

  6. Shum pak paska ne krahasim me sypeshkaqenin qe eshte ne sherbim.

  7. tir says:

    Tamam dhelper e kuqe, cfare surrati! Kjo karakurve pa burre, me kete pasuri! Tani e kuptoj pse And Bushati leh si qen i zgjebosur se ish gruaja ja ka siguruar te ardhem djalit me bythen e saj te qelbur. Shoqja e Argites, Monikes, dashnores se Llalles. Vetting sa me i forte oer kete buce!

  8. Bushi says:

    Ballanca,kjo avukate popullit,ka vjedhur dhe eshte e qart qe ka vjedhur,por kushdo si kjo,dine edhe te fshehin.Ballanca justufikohet me kredite qe ka mare,por kjo kredi eshte jorgani per te mbuluar miljonat e vjedhura.Pastaj,kjo dhe te tjere ne kete fushe,jane mjeshtra per te fshehur vjedhjen.Duhet nje hetues i forte t’u nxierin vjedhjet e tyre.Ballanca nuk e meriton te jete avukate e popullit,se eshte e korruptuar,dhe besnike e kryekriminelit Sali Berisha.

  9. Hasan says:

    Kjo ne bordello prrjashtohet per imoralitet dhe ne albanistan paska kete pasuri i ka lepire bythen dhe zogun malokut te vucitolit

  10. mjeshtri says:

    Kesaj i lexohet qe ne surrat perbuzja qe ka per popullin e thjeshte! Talent i madh ne jurisprudence kjo, posi..shnjalle e neveritshme, qe d te hante edhe femijen e saj..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje