Tym në Kukës, por zjarri ka rënë në Tiranë

1 Prill 2018, 17:15Politika TEMA

“Demarkacion” tek thanat e kryeqytetit, jo tek trau i Kalimashit

Nga Lorenc Vangjeli

Kalimashi ishte skena, por përplasja reale ka nisur dhe vazhdoi në Tiranë.

Tymi doli në Kukës, por zjarri është ndezur në kryeqytet.

Ajo çfarë ndodhi të shtunën e Pashkës katolike në rrugën e Kombit është një nga shembujt që ulërin se në politikën shqiptare nuk ka paqe.

Çfarë ndodhi të shtunën është shembulli tronditës dhe i rradhës i hipokrizisë së skajshme që shërben si karburanti i vetëm i çdo lëvizjeje në politikë.

Ngjarjet e dhunshme në veri dhe gjuha e armatosur në Tiranë e palëve vunë sërish në skenë dramën e njohur: gjykim ndryshe nga karrigia e pushtetit dhe tërësisht i kundërt nga platforma e opozitës.

Çfarë është e bardhë kur shihet nga zyra, shndërrohet në të zezë kur del prej saj.

Vendosja e tarifës për kalimin në rrugën e Kombit është historia tipike në të cilën janë përfshirë të djathtë e të majtë, të cilët kanë ndryshuar qëndrim varësisht raportit me pushtetin.

Dhe kur dëgjon zyrtarisht selinë blu dhe një tufë tipash prej saj që ndryshojnë nga njëri -tjetri sa goglat e tespieve që të flasin kundër këtij koncesioni, është e pamundur që ata të mos duken si ato vajzat e ndrojtura të provincës kur kthehen nga Tirana me një barrë përvojë.

Dhe që vendosin të qepen, por nuk e qepin, për t’i ngecur në derë me nder e respekt ndonjë qyqari që beson se me të ka nisur bota.

Me pak me shumë moral se niveli i gjunjëve, në PD duhet të kërkonin ndjesë, por jo llogari sa herë flitej për rrugën e Kombit.

Ndeshja për tarifën e pagesës tek tunelet e Kalimashit ka disa plane. Duke nisur me të drejtën e pandryshueshme për të protestuar.

Një protestë – qoftë edhe me pak dhunë brenda – është pothuajse gjithmonë e shëndetshme për një shoqëri me nerv të mpirë që u rri politikanëve gojëhapur, si pacientët nën anestezi dentisti.

Eshtë e drejtë pothuajse natyrore që një të varfëri nga Kukësi, Tropoja apo Saranda e Gjirokastra, nga Gjilani, Peja apo nga Prizreni e Gjakova, dhjetë euro t’i duken një pasuri e tërë, ndërkohë që dikush tjetër, në Tiranë a Prishtinë refuzon t’i marë ato qoftë dhe si kusur.

Këto janë dy momentet e parë për të kuptuar se çfarë po ndodh në këtë aks me zjarr në Tiranë dhe tym që del në Kukës. Pjesa tjetër e ekuacionit është e thjeshtë dhe për të arritur tek e vërteta relative, duhen pohuar më parë ca të vërteta gjithashtu të thjeshta.

Nga ato që harrohen të parat. Rruga nuk ka mbaruar ende. Nga Kukësi në Morinë duhet të kesh fat dhe shenjtorë nga pas që t’i shpëtosh fatit që i kanë projektuar udhëtarit mbi asfalt shejtanët e politikës.

Me ura të pambaruara dhe asfalt të copëtuar, ajo pjesë e rrugës është monument i babëzisë dhe paaftësisë që shfaqet edhe më i dhembshëm kur kalon kufirin mes shqiptarësh në Morinë dhe sheh pjesën kosovare të të njëjtës rrugë.

Për përfundimin e rrugës dhe për mirëmbajtjen e saj duhen shumë para. Eshtë e pamundur të jepet një shifër konkrete, por gjykohet se duhen hedhur edhe nja 200 milionë euro të tjera në atë projekt, që për shkak të vjedhjeve, shpërdorimeve, keqmenaxhimit dhe gjigantomanisë së sëmurë të projektuesve të saj politikë, është jo vetëm rruga që lidh shqiptarët, edhe gropa që destabilizoi krejtësisht financat e shqiptarëve.

Po kështu, edhe mirëmbajtja do të kërkojë disa milionë euro në vit.

Diskutimi do të duhej të niste në këto pika duke gjykuar se si do të siguroheshin paratë që janë të domosdoshme.

E vërteta tjetër, që harrohet nga kushdo, është që qeveria nuk ka asnjë lek të sajin; ajo administron financat publike.

Që do të thotë se në të dy rastet, për të vajtur dhe ardhur në rrugën e Kombit ose duhet paguar taksë tek trau, ose duhet paguar nga shtëpia dhe ata që paguajnë janë qytetarët dhe jo qeveria.

Dhe më tej akoma, do të paguajnë ata që kalojnë me makinë në atë rrugë apo edhe ata që nuk kanë makinë fare dhe nuk kanë lëvizur nga shtëpia. Këto duhet të ishin temat e debatit.

Shoqëruar me transparencën maksimale të projektit të koncesionit, të gjykimit mbi të cilin është vendosur vlera e tarifës dhe për një sërë hallkash të tjera, deri dhe ato që do të saktësonin dhe do të mbronin shtresat më të margjinalizuara të shoqërisë.

Në fund dhe vetëm në fund, do të duhej të flisnin politikanët. Ata e kanë bërë shumë herë dhe shumë kohë më parë.

I pari e ka bërë doktor Berisha që vite më parë thoshte: “Ne e ndërtuam, por nuk e mirëmbajmë dot. Ne do të detyrohemi t’ja japim me koncesion një kompanie të madhe…siç bëjnë të gjitha vendet”.

Tjetri, kryetari i PD-së së sotme, si ministër transportesh i qeverisë së djeshme të Doktorit,  ka qenë i pandehur nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, pikërisht për ndërtimin e kësaj  rruge.

PD-ja që sot është në rreshtin e parë të kundërshtisë nisi procedurat për dhënien me koncesion të kësaj rruge, por nuk mundi ta mbyllë në dy vjetët e fundit të mandatit të saj të dytë.

Edi Rama që e quante dikur “rruga që të çon në askund” aksin që sot lidh Shqipërinë me Kosovën, sot thotë se rruga e Kombit “…ka hyrë në fazën e një rrënimi pa kthim nëse përdoruesit e saj nuk do të kontribuojnë për mirëmbajtjen e saj”.

Ministrat e LSI-së, në qeverinë e parë të Ramës, vijuan të njëjtën procedurë të nisur nga qeveria Berisha dhe janë autorët e studimit të fizibilitetit, të nisjes së procedurave për dhënien e koncesionit dhe nënshkrimin e kontratës me koncesionarin e përzgjedhur.

Qoftë dhe këto pak detaje dëshmojnë një fakt të vetëm: që të gjithë, të majtë e të djathtë bien dakort në një pikë; për përfundimin dhe mirëmbajtjen e rrugës duhet paguar. Dhe të dy palët gjykojnë se rruga duhej dhënë me koncesion.

Pjesa tjetër është vetëm procedurë. Dhe për të heshtin të gjithë. Ndaj ka një tjetër zgjidhje që është jo vetëm urgjente, por edhe shumë e vonuar: “demarkacioni” me hipokrizinë politike duhet bërë jo tek toll-sat e Kalimashit, por tek thanat e Tiranës.

Sepse Kukësi në të shtunën e Pashkëve, dëshmoi me tym zjarrin që ndizet rregullisht nga kryeqyteti.

28 komente në “Tym në Kukës, por zjarri ka rënë në Tiranë”

  1. vezhguesi says:

    Ik o ik uriah hip pushteti. Se beri politika ate e ben njerezit se talli menderen Rama.
    Doni si e si ti jepni ngjyra politike e ti barazosh palet tinezisht me njera tjetren po kryesoren te harrosh popullin.
    Je dhe ti nje mosperfilles i ndyre i shqiptareve. Nuk i coi Sali Berisha kuksianet u ngriten per hall te vet ata.
    Berisha po perpiqet te perfitoje dhe mire ben se te veten ne parlament e beri e tha studimin e bera e taksen se vura.
    Sta mban ta thuash u derdh kupa e helmit te rilindjes.
    Ore cdo gje barazim poltike brenda se ciles lepihesh e mer rroge ti

    1. I.Hoti says:

      vezhgues’ i shurres se salihit! Po pse nuk jep opinionin tend per ato qe shkruhen…por sulmon armikun e partise e shokut salih ! Ne gjithe boten veprimet kunder ligjit denohen! Jo te vriten shqiptare ne mes te rruges, zhduket fshati me banore, grabitet e shitet vendi, si bente illulli i yt shpirteror krimineli i shqiptareve. Duhet shtet ndertimi !

      1. vezhguesi says:

        Se ka idjote si ty qe perkrahke kanabisin e psikopatin qe perzuri gjith shaiptaret . Ca shteti duhet qe ta pagush hem taksen majko hem karburantin hem tollin
        Maje ket shtet se mir tbohet.

        1. Beqiri says:

          Sa kar qenke o vezhgues

          1. Edkari says:

            Ne Surel si miu do digjet.

        2. Cudia says:

          Ti vezhgues ben mire te marresh ato rraqet e tua ne Kkes e te ikish neper bote qe te fillosh te paguash neper rruget qe do maresh. keshtu do kuptosh se bota paguan per rruget dhe ti do jesh nje nga paguesit nqs do i perdoresh. Nuk ka bere vaki gjekundi qe populli djeg sic ben ne Shqiperi. Plehra!! Prangat jane pak per ju.

        3. Ciu ciu says:

          Te paska ngel truri prapa Sali qen kriminelit o vezhgues leshi. Ku ben vaki qe te shkaterrosh pronen dhe te dalesh pa lagur. Do beheni njerez apo si e keni hallin shpellare muti.

          1. Kukesi Burra says:

            Ti ciu te paskan qire robt emotrat KUKSIANET e kuptoj nga komentet qe ben. E din ti more robqire se e gjith Shqiperia furnizohet me energji elektrike nga ai kukes i varfer.

    2. Veshguesi apo veshgjati says:

      Veshguesi nga suma e salihut veshgon sumen e salihit

  2. demokrat mbas 90. says:

    Xhaxhi lorenc si mund te rrroj me ty gazetar kuur vlereson levizje politike

    barbarrine qe ndodhi ne nje zone ku ka edhe zvaranike si kudo ne bote.

    jetoj ne Shqiperi dhe po te ndertonin nje rruge si ajo e kombit nga qyteti im

    ne tirane do kurseja shume para.

  3. Trevi says:

    Qeverria vetem menaxhon leket e popullit,thua zoterote.Ti e di shume mire se sa milona euro vidhen ne muaj nga qeverritaret dhe keshtu qe nuk kemi pse te japim me nga xhepi.
    Qeverri qe di vetem te beje taksa dhe taksa nuk na duhet.Na duhet nje qeverri qe di te menaxhoj ato pak lek qe kemi…ndryshe do ishim ne populli vete kryeministra.

  4. xhemal says:

    Shqiperia nuk eshte vetem kalimashi .saliu.basha. monika etj ne ate vend ka plote bukuri.dashuri .shume njerez qe
    punojne .ndertojne.mesojne mjekojne ruajne pra qe bejne nje jete te qete e per keta duhet shkruajtur shume. Shume eshte e pa kuptimte dhe kriminale qe tere mjetet e informazionit percjellin tek publiku veten anet negative e nxisin urrejtjen.shkaterrimi ndarjen e asgje ottimiste turp .turp 1000 jete e shoqeria shqipetare duhet te jete shume e ndjeshme ndaj ketij fenomeni shume negativ sidomos intelektualet gazetar Jane kethyer ne pacavure qe perdoren nga njerez e grupe qe nuk kane asnje vlere njerezore por bertasin e cirren .duke mbjelle pasiguri .frike vdekje sa nuk eshte vone duhen braktisur.perbuzur e pse jo duhet manifestuar per veprat positive te shqipetareve

  5. Darko says:

    Le ti beje te gjitha autoatratdat me leke.Vetem duhet ti mbaroje njehere 100% si ndertim she duhet ta heqi taksen e qarkullimit 300 lek per liter nafte.Ishalla u djegin dhe zyrat e taksave qe mbledhin tvsh e biznesit te vogel

  6. Vjola says:

    Prokuroria duhet te hape dosjen e rruges qe nuk u gjykua asnjehere dhe te sekuestroje pronat e hajduteve per te kompesuar perfundimin e saj. Sepse sot me shume therresin hajdutet kapni hajdutin.

  7. Dilaveri says:

    Dakort jam me ty Lorenc me te vetmin ndryshim.Perdoruesit e rruges duhet te paguajne tarifen vetem per mirembajtjen e rruges dhe jo per pjesen e paperfunduar te rruges. Ato para duhet ti paguaj shteti dhe drejtesia ti shkoje deri ne fund ne rast jane pervetesuar parate publike .

  8. Lira says:

    Bravo vjola
    S i luaj asnje presje logjikes tende
    Sekuestrim pronash te atyre qe vodhen ne rrugen e kombit
    Pse nuk nddshkohen ata hajdute? Dhe u ndeshkuaka populli… Kete analizo Lorenc, pse nuk hapet dosja e rruges se kombit?
    E ben dot ?

  9. Lira says:

    Bravo VJOLA
    S i luaj asnje presje logjikes tende
    Sekuestrim pronash te atyre qe vodhen ne rrugen e kombit
    Pse nuk nddshkohen ata hajdute? Dhe u ndeshkuaka populli… Kete analizo Lorenc, pse nuk hapet dosja e rruges se kombit?
    E ben dot ?

  10. Alban DEGA says:

    SUPERMEKATI I KOBEZIUT DHE SHTRIGUT TE PRIFCIT

    -Parate e “Autostrades” te paguhen me parate e pasurite e konfiskuara “Bandes e Gangstereve” dhe megakusareve te saj me Sali Berishen ne krye…

    – Jo populli i i Kukesit,Tropojes, Hasit dhe Kosoves

    Nga Alban Dega, Nuk Jork

    Ti paguajne kryekusaret e Autostrades se Kusarise se Kombit me Sali Berishen, Lulezim Bashen, Ridvan Boden, Genc Rulin…. e “ Banda e Gangstereve” te tyre qe e trefishuan koston e saj.
    Thuhet e shkruhet se u vodhen 230 milione euro te saj….
    S’eshte e vertete….
    U vodhen te pakten 500 milione euro nga djersa dhe mundi i shqiptareve.
    A e dini me cfare interesi u mor kredia 800 milione dollare per te mbasi as Banks Boterore, as Fondi Monetar Nderkombetar, as Banks Evropiane per Ribdertim e Zhvillim nuk pranuan te japin kredi te buta per shall te kostos se tejfryre te saj nga kusaret e Sali Berishes e Lulezim Fazlicit !?
    A e dini se sa eshte paguar vetem per gjoja germimet e trasese se saj !?
    Ish- heroi i gjalle i Dhjetorit 1990, ish theme lunedì I PDSH-se, ish- ministri e deputeti i saj , ish- Drejtori i Drejtorise se Rrugeve prane Ministrise se Transportit … te Bashes, qe kundershtoi vendosnerisht dhe dha doreheqjen per te mos u bare pjese e kesaj megakusarie, Inxhinjeri dhe Profesori Arben Mece
    ka deklaruar se vetem per gjoja germime jane paguar shume sikur e gjithe gjatesia prej 60 kilometrash te saj te ishte hapur nje transhe prej 60 kilometra gjatesi, 9 metra thellesi e 21 metra gjeresi ….
    Zot ruajna mendte e krese !
    E pabesueshme !
    Lemeritese… !
    Cmenduri!
    A e dini sa ka kushtuar nje kilometer i saj!?
    1. 3 miliarde Euro : 60 kilometer = 21 666 666, 66…, gati 22 milione euro per kilometer…
    Edhe ne shpatet e Himalajeve po te ishte ndertuar do te kishte kushtuar me pak per kilometer.
    Pervec kesaj rreth 35 per qind e saj ka qene neser zona te sheshta dhe 40 per qind ne shpate te buta malesh dhe kodrash .
    A e kuptoni vellezer e motra cfare hajnie gjigande cfare megakusarie te xhepave tuaj e femijeve tuaj, te djerses e mundit tuaj eshte bere nga Sali Berisha, Lulezim Basha, Ridvan Bode…
    E Lulezim Fazlici e Flamur Noka kane pafytyresine e poshtersine e pafund te bejne thirrje e kercenojne me care e bidona benzine, me zjarr e me hekur edhe Tiranen e qeverine e zgjedhur ne menyre demokratike te Edi Rames !
    E Sali Karaxhici ka guximin te na beje edhe profetin Kobezi te fundit te Edi Rames kur cdo shqiptar e di se ai eshte keyebanditi, kryekusari, kryemafiozi, fatkeqesia e Shqiperise dhe katrahura e kombit shqiptar !
    Sali Berisha eshte krejt e kunderta, antipoli i profetit.
    Sali Berisha eshte Shtrigu i Vicidolit dhe Kobendjellesi e Kobembjellesi I shqiptareve dhe Shqiperise.
    Sot ne Diten e Ndritur te Pashkeve te Shenjta ai beri nje Blasfemi, nje Supermekat duke ndjelle vdekje e terror psikologjik me diversionin e tij kobezi !
    Sali Berisha keqperdori sot edhe Biblen e Shenjte edhe Pashket e ndritura Diten e Shenjte te Dashurisr, Vellazerise dhe Paqes Hyjnore !
    Blasfemi, mekat i dyfishte !
    Nuk mund te pritet asgje me shume nga sternipi i vrasesit se Priftit te Berishes se Pukes qe e ndeshkoi stergjyshin e tij me krejt familje ne Prifc te Tropojes !
    Prifc eshte emri i lagjes se fisit te tij ne fshatin Vicidol ne emer te priftit te vrare .
    Lanet!

  11. Alban Dega says:

    MEGAKUSARI LEMERITESE E SALI BABES
    ME 40 HAJDUTET E TIJ !

    Nuk ka pse paguan per Autostraden e Kusarise se kombit populli i Kukesit, Tropojes, Hasit dhe Kosoves!

    Ti paguajne me parate e vjedhura e te fshehura neper bankat inshore e offshore, me oadurite qe duhet tu konfiskohen kryekusareve te Autostrades se Kusarise se Kombit me Sali Berishen, Lulezim Bashen, Ridvan Boden, Genc Rulin ne krye dhe “ Banda e Gangstereve” politike e biologjike te tyre qe e trefishuan koston e saj !

    Thuhet e shkruhet se u vodhen 230 milione euro te saj….
    S’eshte e vertete….
    U vodhen te pakten 500 milione euro nga djersa dhe mundi i shqiptareve.
    A e dini me cfare interesi u mor kredia 800 milione dollare per te mbasi as Banks Boterore, as Fondi Monetar Nderkombetar, as Bankes Evropiane per Rindertim e Zhvillim nuk pranuan te japin kredi te buta per shall te kostos se tejfryre te saj nga kusaret e Sali Berishes e Lulezim Fazlicit !?
    12, 99 perqind ne vit…
    Pra vetem ne keto 10 vjet interesi i saj eshte
    shtuar me mbi 1 miliarde euro!
    Dhe kukuvajkat e Berishes nuk lene east pa permendur rritjen e borxheve te qeverise se sotme qe i lane mbrapa mbi 3 miliarde dollare borxhe te brendshme e te huaja!
    A e dini se sa eshte paguar vetem per gjoja germimet e trasese se saj !?
    Ish- heroi i gjalle i Dhjetorit 1990, ish themeluesi i PDSH-se, ish- ministri e deputeti i saj , ish- Drejtori i Drejtorise se Rrugeve prane Ministrise se Transportit … te Bashes, qe kundershtoi vendosnerisht dhe dha doreheqjen per te mos u bare pjese e kesaj megakusarie, Inxhinjeri dhe Profesori I shqiptareve e atdhetar Arben Mece ka deklaruar se vetem per gjoja germime jane paguar gjoja aq shume sikur e gjithe gjatesia prej 60 kilometrash te saj te ishte hapur nje transhe prej 60 kilometra gjatesi, 9 metra thellesi e 21 metra gjeresi ….
    Zot ruajna mendte e krese !
    E pabesueshme !
    Lemeritese… !
    Cmenduri!
    A e dini sa ka kushtuar nje kilometer i saj!?
    1. 3 miliarde Euro : 60 kilometer = 21 666 666, 66
    Euro per km.

  12. Na cave bythen more alban Hamdi Dega more kylysh I ish hetuesit tte sigurimit dhe hajdutit te pa fytre te emigranteve hallexhinje te new yorkut Mbylle mor gojen mor miush komunist dhe shiko zer ndonje pune atje ne Amerike mor llapaqen .Habitem si nuk ka dale nje shqiptare indershem qe te te marri dhe te te hedhi ne lum nga George W brigde ne lumen e Hudsonit.

  13. Armandi says:

    Ti Edi Asllani qe na qenke edhe shtetas amerikan dhe je betuar se do te jesh qytetar i denje i Amerikes, tani po na shfaqesh si kriminel dhe kerkon ta hedhesh Alban Degen nga ura Xhorxh Uashington.Po ti more pusht, udebash dhe sherbetor i Beigradit, qe militon ne shiqaten e felliqur “Vatra” provoje nje here dhe e merr vesh se cfare po te gjene nga FBI dhe policia amerikane. Po Albani nuk eshte vetem dhe njerez si ti sherbetor te bandes kriminale antishqiptare te Vicidolit Tropojes, i merrni te keqen ketij gazetari uragan qe flete vetem te verteten dhe ja u cjerr masken tradhetareve, mercenareve dhe serbofileve te tjete si ty. Mos ki merak se FBI e di tani se kush je ti mi arash.

  14. xixa says:

    DISA PYETJE MIQESORE PER ZOTIN VANGJELI: 1- A JENI NE DIENI SE KJO RRUGE ESHTE E KOLAUDUAR NGA NDONJE INSTITUCION SHTETEROR. 2- NE SE PO KETA KOLAUDUES A DUHET TE PERGJIGJEN PARA LIGJIT . 3- NE SE JO A DUHET TE VIHEJ NE PERDORIM OBJEKTI. DHE URDHERUESIT A DUHET TE VIHEN PARA PERGJEGJESISE LIGJORE PASI ATY KANE HUMBUR JETE NJERZISH. 4- A MUNDE TE SHITET ( TAKSOHET) PER PUBLIKUN NJE OBJEKT I PA PERFUNDUAR. 5- A MENDONI SE KESHILLETARET E RAMES NE KETE FUSHE JANE TE PA AFTE TE ARGUMENTOJNE TEK SHEFI I TYRE PAMUNDESINE E VENDOSJES SE KESAJ PAGESE. te fala nga nje nenshtetas Italian.

  15. Alban Dega says:

    KERCENIMI ME VDEKJE ESHTE KRIM I RENDE NE SHBA

    – TA HEQ SHTETESINE AMERIKANE SI MOS ME PA QENE KURRE DHE TE CON NE BURG O EDI SALISTANI !

    Meqe eshte Dita e Shenjte e Pashkeve, festa e paqes, vellazerise sot po festoj me vellezerit tane katolike keu ne Stamford.
    Neser ne mengjez do te rapportoj ne FBI dhe Avokati e miku im do te ngreje padi ne Gjykaten Supreme te Nju Jorkut kunder teje per shpifje, mashtrim, prishje imazhi ndaj babait tim te nderuar Veteran i Luftes se Dyte Boterore kunder nazifashizmit e ndaj meje dhe per kercenim me vdekje e hedhje nga ura.
    Futet ne kategorine e krimeve te renda !
    Jane me dhjetra shqiptaret nga Shqiperise, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia qe vetem per kercenime me jete kane fituar Azilin Politik, Green Karden e Shtetesine amerikane.
    E hedh kete hap jo nga frika. Nuk jam frikesuar nga cetniket e Sali Berishes e Bashkim Gazidedes kur benin Ligjin ne Shqiperi e jo te kem frike nga ti.
    Ti vetem emrin mund ta keshe Edi Asllani.
    Ne te vertete je Edi Salistani!
    Qeni qe leh nuk kafshon, thote sovrani !
    Qeni qe leh nuk kafshon, por … ligji ne demokraci
    shiton !
    Edhe nese je pseudonim, syshqiponjat amerikane ta gjejne emrin e mbiemrin dhe ty edhe sikur te futesh ne vrimes nga ke dale.
    Po te njoftoj publikisht sepse nuk dua qe dikush te mendoje se jam spiun! Aspak!
    Ate dite qe jam betuar me dore e zemer e mbi Kushtetuten amerikane si shtetas i SHBA-se kam nenshkruar se do te respektoj ate dhe cdo ligj te Amerikes ndaj cdo shkelesi e dhunuesi te tij si puna jote.
    Ndaj kurrsesi nuk mund te behem bashkefajtor me ty ne krimin tend.
    Ndaj pergatitu!
    Asnje avokat, sado i zoti qofte nuk te shpeton nga ndeshkimi i ligjit amerikan.
    Je i vetekapur ne flagrance qe ne castin qe ke shkelur “ Postoje Komentin “
    Si duket akoma nuk e ke marre vesh se ketu i thone dhe eshte SHBA- nena boterore e demokracise
    dhe jo Salistani dhe cifligu i Salikracise .

  16. Lili says:

    Po une qe dhash pronen time qe te behet ajo rruge? Qe pranova te me prishet shtepia ,qe e pagova me taxat kete rruge si cdo shqiptar qe e ripagova me taxen majko Ta paguaj prape pronen time tash qe te pasurohet ma shume Kastrati and ko? Jo ,kur jo edhe ne vdeksha jo nuk pranon qe Kastrati te tallet me ne te gjithe.

  17. Alban Dega says:

    Jo vetem replike

    KERCENIMI ME VDEKJE ESHTE KRIM I RENDE NE SHBA

    – TA HEQ SHTETESINE AMERIKANE SI MOS ME PA QENE KURRE DHE TE CON NE BURG O EDI SALISTANI !

    Meqe eshte Dita e Shenjte e Pashkeve, festa e paqes, vellazerise sot po festoj me vellezerit tane katolike keu ne Stamford.
    Neser ne mengjez do te rapportoj ne FBI dhe Avokati e miku im do te ngreje padi ne Gjykaten Supreme te Nju Jorkut kunder teje per shpifje, mashtrim, prishje imazhi ndaj babait tim te nderuar Veteran i Luftes se Dyte Boterore kunder nazifashizmit dhe per kercenim me vdekje e hedhje nga ura ndaj meje!
    Futet ne kategorine e krimeve te renda !
    Jane me dhjetra shqiptaret nga Shqiperia, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia qe vetem per kercenime me jete kane fituar Azilin Politik, Green Karden e Shtetesine amerikane.
    E bej kete veprim jo nga frika.
    Nuk jam frikesuar nga cetniket e Sali Berishes e Bashkim Gazidedes kur benin Ligjin ne Shqiperi e jo te kem frike nga ti.
    Ti vetem emrin mund ta keshe Edi Asllani.
    Ne te vertete je Edi Salistani!
    Qeni qe leh nuk kafshon, thote sovrani !
    Qeni qe leh nuk kafshon, por … ligji ne demokraci
    shiton !
    Edhe nese je pseudonim, syshqiponjat amerikane ta gjejne emrin e mbiemrin dhe ty edhe sikur te futesh ne vrimen nga ke dale.
    Po te njoftoj publikisht sepse nuk sua qe dikush te mendoje se jam spiun! Aspak!
    Ate dite qe jam betuar me dore e zemer ne Kushtetuten amerikane si shtetas i SHBA-se kam nenshkruar se do te respektoj ate dhe cdo ligj te Amerikes ndaj cdo shkelesi e dhunuesi te tij si puna jote.
    Ndaj kurrsesi nuk mund te behem bashkefajtor me ty ne krimin tend.
    Ndaj pergatitu!
    Asnje avokat, sado i zoti qofte nuk te shpeton nga ndeshkimi.
    Je i vetekapur ne flagrance qe ne momentin qe ke shtypur “ Postoje Komentin “

  18. mmoisiu says:

    Pershendes komentin e Viola ,te paguajne ato qe e vodhen dhe me nje gjykate te paaneshme ,
    nuk ka nevoje te paguaj populli kur jane leket e rruges ne xhepat e politikaneve ,hetusia duheb te veproje dhe jo et flej gjume ,nuk ka nevoje ta orjentoje Ed frikacaku qe sa degjon emrin e Sali kriminelit ,i dridhen kembet !

  19. emigranti says:

    o edi ne cfare shteti kalon ti ne usa pa paguar taksen e kufijve po kjo eshte loja e saliut dhe kompani qe vodhen shkateruan, dogjen e cfare nuk ben dhe tani duan ta mbajne ate vend te pa stabilizuar.

  20. Taku says:

    More Edi .Qenke dhe US citizen. E paske studjuar per qejf Kushtetuten Amerikane Qenke legeni i legenave more New citizen i SHBA qe ben thirje per vrasje ne amerike..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje