Një 39-vjeçare qëlloi në drejtim të selisë së Youtube-it dhe më pas u vetëvra.
Tre gra të tjera mbetën të plagosura.
Hetuesit kanë gërmuar në të kaluarën e Nasim Aghdam, aktiviste vegane dhe e të drejtave të kashëve.
Sipas hetimeve, gruaja ishte tensionuar me platformën e videove, e cila i kishte fshirë kanalet e saj.
Dyshohet se kompania i ka pezulluar pagesat për shkak të përmbajtjes së papërshtatshme, ose rënies së numrit të shikimeve, sipas rregullave të reja.
Sipas NBC-së, filmimet e saj janë filtruar nga Youtube, ndërsa New York Times shkruan se të gjitha kanalet e saj janë hequr nga platforma të martën në darkë.
Më 20 shkurt të këtij viti, Youtube ka vendosur rregulla të reja, që përjashtojnë nga pagesa kanalet me më pak se 10 mijë abonentë dhe më pak se 4000 orë shikime.
Aghdam, me origjinë iraniane, kishte një faqe në internet dhe që prej vitit 2011 postonte video.
Përmbajtja e videove varionte nga recetat vegane, te paroditë muzikore dhe diskutimet për mbrojtjen e kafshëve nga dhuna.
Aghdam shpesh citonte Hitlerin në gjuhë të ndryshme.
Ajo shpesh ishte ankuar se disa prej videove të saj ishin future në kategorine “e ndaluar për minorenët”, duke argumentuar se kjo praktikë nuk është ndjekur për videot e Miley Cyrus-it.(TemA TV)