Ndërmjetës tek Erdogan? Kryeministri Rama: Konspiracion!

4 Prill 2018, 18:22Politika TEMA

Të martën, kryeministri Edi Rama u takua me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, që kishte mbërritur në Tiranë në një vizitë të beftë dhe jozyrtare.

Ky takim u zhvillua në ambiente informale dhe u raportua se temë ishin tensionet mes Kosovës dhe Turqisë pas deportimit të gjashtë shtetasve turq, të akuzuar si terroristë nga Erdogan.

Por, kryeministri Edi Rama mohoi se atij i është kërkuar që të ndërmjetësojë tek presidenti turk.

“Prodhojmë më shumë histori seç mund të tresim! E gjithë kjo ishte një histori e prodhuar që është më shumë se ç’mund të tresim. Kur vjen puna për teoritë e konspiracionit… s’po e them atë fjalën turke (kazan), se pastaj mërziteni ju!”, iu përgjigj kryeministri Edi Rama pyetjes së Top Channel.

Thaçi ka marrëdhënie të mira me presidentin turk Erdogan dhe si president i Kosovës i cilësoi personat e depërtuar në Turqi si njerëz të përfshirë në aktivitete antiligjore, duke mbrojtur kështu dorëzimin e tyre pranë autoriteteve turke.

Kundër këtij veprimi ka dalë hapur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili shkarkoi ministrin e Brendshëm dhe kreun e Shërbimit Informativ, pasi nuk e kishin vënë atë në dijeni. Kjo e çoi në një përplasje ballore me presidentin turk, i cili në dy deklarata publike e ka kërcënuar se do të jepte llogari se përse mbështet gylenistët.

Në këtë mes, Edi Rama është ai që ka marrëdhënie të mira me të tre, Thaçin, Haradinajn dhe Erdoganin, duke u përpjekur kështu të rikthejë paqen jo vetëm mes dy aleatëve në Prishtinë, por edhe mes Kosovës dhe Turqisë.

Rama u takua pak ditë më parë me Erdogan në Stamboll.

4 komente në “Ndërmjetës tek Erdogan? Kryeministri Rama: Konspiracion!”

  1. Kazani says:

    Ik or pallosh i gjate largohu.nga turqia mjaft se do te vije momenti edhe per ty kur erdogani do te kerkoi gylenistet ne shqiperi edhe ti do te besh si thaci karabush mjaft me diktatorin anadollak

  2. Kazani says:

    Bravo pallosh vazhdo me erdoganin dhe largohu nga Europa anadollak njeri pa krenari kombi mer mesime nga injoranca turke

  3. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    Pas PABESISE se muslimon brothers ne Kosovo mbi 6 turqit,masmedia keto dite shkruan shpesh mbi te keqijat e Turkise,Erdoganit,turqezimit te metejshem te turkoshakeve shqipfoles pertej dhe kendej kufirit etj[dhe mire ben] por ajo qe bie ne sy eshte se mungojne komentet e sumqireve komentues muslims…!!!!??? thua se po u shahet baba turku dhe kjo i ben te heshtin.
    Nuk ndodh kjo ,sapo te dal nje lajm per greket e ”keq” apo Kishen Ortho/xe apo Anasstasio!!! aty do te qepen si mizat pas mutit……….rrace e qelbet!

  4. katarakti says:

    Konspiracion, konspiracion por e ke bere balte me kete miqesine tende me sulltanin Erdogan. A nuk e ke kuptuar se Europa nuk e do Erdoganin?! Se ai sot eshte miku i Rusise, nje tjeter armik i Europes! Europa i sheh dhe i mban shenim te gjitha. Dhe ti o shalegjate do te duhet te zgjedhesh me hir apo me pahir nese je me Merkelin apo me Erdoganin, me Berlinin apo me Stambollin! Do te te detyrojne te zgjedhesh. Ndryshe edhe ti me shoket…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje