Presidenti i Partisë Socialiste Europiane Sergei Stanishev, ka adresuar një sërë mesazhesh për kryeministrin Edi Rama, opozitën e vendit dhe shqiptarët.
Në fjalën e tij pas mbylljes së Konferencës ai tregohet i kujdesshëm në trajtimin që i bën punëve të brendshme të shqipërisë ku sugjeron më tepër dialog nga ana e opozitës.
Stanishev, thotë se në javët e ardhshme priten lajme të mira për Shqipërinë sa i përket rrugës së saj Europiane dhe ndaj nevoitet edhe bashkëpunimi i opozitës.
“Jemi këtu me mesazhe të mira politike për shqiptarët. Gjatë javëve të ardhshme do të kemi ngjarje mjaft të rëndësishme, jo vetëm për Shqipërinë, por të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Është bërë një reformë shumë e vështirë.
Sistemi i drejtësisë do të jetë transparent.
Ky është një kredit vetëm i zotit Rama dhe e PS. Duhet të përgëzohet edhe fushata kundër kanabisit dhe ky është një moment shumë i rëndësishëm.
Është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi i rajonit, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Unë mendoj se bashkëpunim me Malin e Zi është zhvilluar shumë.
Ka pasur progres edhe me Greqinë dhe duhet të vazhdohet edhe me vendet e tjera. Shumë vende kanë thënë se nuk do të kemi më zgjerim nëse ka probleme komisioni, por në fakt nuk është kështu.
Falë përpjekjeve të Mogherinit, sigurisht që ne kemi një strategji të besueshme, e cila është një tregues shumë i qartë për mënyrën se si ne duhet të ecim përpara”, tha Stanishev.(TemA)
Nuk e di sepse po kur degjoj emrin Bullgari gjeja qe me shkon ne mendje eshte korrupsion, tallava, turkcillek, rusllek, droge, trafikim por aspak nuk me kujton BE-ne sic ma kujton psh kur degjoj fjalen Austri. Bizant dhe Osmanllek hesapi..
Nuk e di sepse po kur degjoj emrin Bullgari gjeja qe me shkon ne mendje eshte korrupsion, tallava, turkcillek, rusllek, droge, trafikim por aspak nuk me kujton BE-ne sic ma kujton psh kur degjoj fjalen Austri. Bizant dhe Osmanllek hesapi…
Luli dhe Mona I kane gati regimet, neqoftese hapen negociatat do thone, qe ne kete e dinim dhe luftuam fort, neqoftese nuk do hapen do thone, qe ne ju Thame qe Shqiperia nuk eshte gati per negociata pasi ka shume probleme, ketu do jemi dhe do dali fjala ime 100%
Ky eshte nje mesazh i mezipritur nga Populli Shqiptar,ne shumice te cilesuar,,,,,,por eshte farmak vdekjeprures per opoziten kusaro-kriminale dhe antishqiptare te perbashkuar.