Nga Çapajev Gjokutaj
Sot ishin vetëm pak mijëra demonstrues të shpërndarë në 4 pika nevralgjike, që bllokuan për dy orë lëvizjen e gjithë atij lumi njerëzish që kishin planifikuar të udhëtonin për hall, për biznes a për veprimtari të tjera.
Bllokimi i rrugëve, si ky i sotmi, është edhe vetgjyqësi. Më shkrep mua dhe tak-fak, pa u bërë 24 orë, i them stop transportit në pika kyçe në të gjithë vendin.
Qytetarët janë në të drejtën e tyre të protestojnë për çdo gjë që e konsiderojnë shkelje të të drejtave demokratike.
Aq më tepër kanë tagër të protestojnë për taksa që i konsiderojnë të padrejta, për arrogancë të pushtetarëve etj.
Por askush nuk ka të drejtë që, më kokë të tij, pa pyetur për ligj e rregull, të bllokojë lëvizjen e të cenojnë të drejtat e qytetarëve të tjerë.
Edhe në botën e qytetëruar, mund të thotë dikush, bëhet bllokim transporti, tokësor, ajror etj.
Ashtu ëshë. Por ka dy ndryshime thelbësore. Bllokime të tilla nuk bëhen sot për nesër. Njoftohen me kohë, që njerëzia të marrë masa e të mos mbetet rrugëve.
Ndryshimi i dytë, shumë më i rëndësishëm, është se protesta të tilla nuk para udhëhiqen nga parti politike, por nga sindikatat.
Nuk janë marifete që të ikë nga pushteti Pilua e të vijë Dilua, por janë protesta qytetare e sindikaliste, për të drejtat e punëtorëve a, më gjerë, të popullit fukara.
Problemi i menaxhimit të Rrugës së Kombit nuk është i ri. Të gjitha palët politike, qeveritarë e opozitarë, kur kanë qenë në pushtet, kanë patur të njëjtën qasje: taksimin e kalimtarëve.
Sa kohë që në Shqipëri nuk do të ketë lëvizje të mirëfillta qytetare e sindikaliste, protesta si kjo e sotmja, do të mbeten hipokrite.
Retorika do të jetë për popullin fukara, realiteti do punojë për një klikë që, e ndarë në dy pjesë, luan farsën e demokracisë.
E thashe, menyra sesi Basha po e manipulon protesten i shkon per shtat vetem Rames. Nderi lahet me nder. Basha do jete KM pas Rames e ketu do jemi, jo rusi jo leshi jo preshi. pazaret jane bere qe berisha mos preket dhe askush qe ka abuzuar nga qeverite mepareshme apo prej kesaj qe eshte tani. Ajo qe nuk di eshte se sa ne tepsi jane ambasadori amerikan dhe ata te BE-se, po besoj se dhe ata e kane dhene ok e tyre se pa aprovimin e tyre asnje pordhe nuk leshojne keta politikanet tane. populli ne dac ta ngreje ne dac ta uli gjithsesi nuk do kete se ku ta nguli.
Bllokimi i rrugeve eshte nje nga menyrat demokratike per te terhequr vemendjen e qeverise dhe opinionit publik per problemet qe mund te kete nje pjese e popullsise qe vertet qe mund te jete “pakice” (kam dyshime e mia qe ata qe mbitaksohen nga kjo qeveri jane pakice) por qe fakti qe eshte pakice nuk ia heq te drejtat qe ka shumica. Jemi ne demokraci capajev, iku koha kur diktatura e proletariatit dhe fshataresise punonjese sundonte me dhune mbi kulaket dhe pasaniket.
Bllokimi i rrugeve eshte nje nga menyrat demokratike per te terhequr vemendjen e qeverise dhe opinionit publik per problemet qe mund te kete nje pjese e popullsise qe vertet qe mund te jete “pakice” (kam dyshime e mia qe ata qe mbitaksohen nga kjo qeveri jane pakice) por qe fakti qe eshte pakice nuk ia heq te drejtat qe ka shumica. Jemi ne demokraci capajev, iku koha kur diktatura e proletariatit dhe fshataresise punonjese sundonte me dhune mbi kulaket dhe pasaniket..
Bllokimi i rrugeve eshte nje nga menyrat demokratike per te terhequr vemendjen e qeverise dhe opinionit publik per problemet qe mund te kete nje pjese e popullsise qe vertet qe mund te jete “pakice” (kam dyshime e mia qe ata qe mbitaksohen nga kjo qeveri jane pakice) por qe fakti qe eshte pakice nuk ia heq te drejtat qe ka shumica. Jemi ne demokraci capajev, iku koha kur diktatura e proletariatit dhe fshataresise punonjese sundonte me dhune mbi kulaket dhe pasaniket…
Basha mund te behet kryeminister vetem atje per te burgosurit, ja ketu do jemi. Po ik ore, ku ka ai per kryeminister, pa le qe ai ka vrare e vjedhur dhe do pergjigjet deri ne nje , ne mos sot, neser.
Jam dakort. Bllokimi i rrugeve nga qeveria ishte akt dhune i Rames, Ahmetes dhe Kastratit kunder shumices shqiptare qe e ka te drejten e prones
Bi rrugen derisa e kane ndertuar me taksat e popullit.
Cdo traversbi rruge duhet te rrezohet qe populli te kaloje i lire.
Poshte Rama, poshte Kastrati. Poshte Ahmetaj. Poshte koncesionet
25% e shqiptareve keto dite kane feste pa bllokuar sheshin Skenderbe dhe nuk e lene te festoje