Ambasadori i SHBA Donald Lu ka komentuar akuzat për lobimin rus të kryedemokratit Luzlim Basha në SHBA.
Diplomati i lartë në vendin tonë ka njoftuar se ndaj kësaj çështje është hapur një hetim dhe se po ndiqet nga shumë afër nga ekspertët amerikanë.
“Po e ndjekim çështjen nga shumë afër, nëse rusët kanë dhënë kontribute tek lobisti në emër të Partisë Demokratike dhe Luli Bashës.
Nëse kjo është e vërtetë, do të ishte një përpjekje shumë serioze nga rusët për të ndërhyrë në zgjedhjet e një shteti anëtar të NATO-s” u shpreh Lu.
“Ne, qeveria e SHBA dimë shumë për këtë çështje. Në SHBA, lobimi pranë qeverisë së SHBA është i ligjshëm, përfshi lobimin nga ente të huaja, fuqi të huaja, në këtë rast një parti politike.
Por për të lobuar në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të ligjshme, lobisti duhet të bëjë deklarime publike të kontratave, të financave dhe të aktiviteteve që ndërmerr, në këtë rast për PD.
Pra, çdo gazetar, çdo qytetar mund të hyjë në faqen e Departamentit të Drejtësisë dhe të gjejë të gjitha këto hollësi, të gjitha kontratat, dhe shifrat.
Pra, dimë shumë dhe kemi ditur në fakt për gjashtë muaj se çfarë ndodh me këtë rast. Janë dy çështje këtu. Njëra çështje është nëse janë shkelur ligje në Shtetet e Bashkuara apo në Shqipëri.
Në SHBA mund ta dini se kemi ligje kundër të huajve që ofrojnë para për fushata politike. Në Shqipëri, dimë që Lulzim Basha ka kërkuar nga prokuroria të hapin një hetim.
Kanë hapur një hetim dhe janë në proces për t’i kërkuar SHBA, qeverisë së SHBA dhe prokurorëve të SHBA, për dokumente për këtë çështje. Pra, ka një hetim të hapur në Shqipëri. Nuk mund të konfirmoj nëse ka një hetim të hapur në Shtetet e Bashkuara.
Megjithatë, gjëja e dytë për të cilën dua të flas është çështja e Rusisë, sepse qeveria e SHBA dhe ambasada jonë janë shumë të shqetësuara për prova në rritje të ndërhyrjes ruse në zgjedhje kudo në Europë.
Po e ndjekim çështjen nga shumë afër, nëse rusët kanë dhënë kontribute tek lobisti në emër të Partisë Demokratike dhe Luli Bashës.
Nëse kjo është e vërtetë, do të ishte një përpjekje shumë serioze nga rusët për të ndërhyrë në zgjedhjet e një shteti anëtar të NATO-s” tha Donald Lu. (TemA)
Dëngla dhe gjepura…! Luli “mbrohet” nga amerikanët (ylli në ngjitje) për interesat e tyre, sepse nuk mund të gjejnë njeri më dallkauk se Basha, që të bëjnë çfarë të duan e si të duan…!!!