Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mori pjesë në një takim që u zhvillua në Elbasan për të konsultuar me grupet e interesit strategjinë kombëtare të punësimit.
Një nismë kjo e Grupit Parlamentar të PS, për rritjen e mëtejshme të punësimit dhe adresimin e tij sipas nevojve të tregut.
Në fjalën e tij, Balla u shpreh se ndihma ekonomike është një zgjidhje e përkohshme dhe se ajo nuk nuk të shpëton, por thjeshte të zgjat vuajtjen.
“Ilaçi më i mirë për familjet e varfra në Shqipëri nuk është ndihma ekonomike, por kapacitetet e ekonomisë sonë, vendimarrja dhe politikbërja jonë që ti shkëpusim nga ndihma ekonomike, për ti futur në punësim”, tha Balla.
Kreu i grupit te PS ka ironizuar edhe mosbindjen civile të opozitës, ku tha se kryatari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk paguan faturën e ujit të pijshëm nga shtatori i 2017.
“Ky është i pari që e ka filluar “mosbindjen civile”, pastaj po e ndoqi njeri mbrapa mirë. E sigurtë që nuk do ta ndjekë njeri mbrapa”, tha Balla.
Ndërsa përsa i përket protestës së organizuar nga opozita, duke bllokuar akset rrugore dhe duke djegur goma, Balla tha: “Do doja ta mbyllja me diçka që më tha përpara se vinim këtu një sipërmarrës i Elbasanit.
Kishim një vit që në Elbasan nuk kishim më tym, sepse ishim mësuar me tymin e plehrave, por Monika me Edmond Spahon na khyen dje tymin, duke djegur goma në Bradashesh, na kishte marë malli për tym sepse kishim 26 vite që hanim tym, por falë Edi Ramës Elbasani është shëruar nga një prej sëmundjeve më të mëdha që ka pasur në gjithë këto vite tranzicioni, shërimi ndaj sëmundjes së tymit të plehrave”.
Sipas Ballës, për Lulzimin sot koefiçenti i lumturisë matet me sa mund ti bëjë keq Shqipërisë.
“Detyra jonë është të vazhdojmë ti bëjmë mirë Shqipërisë.
Edhe pak ditë, pavarsisht tymit të gomave, çizmeve, klithmave, ne do të kemi mundësi që më 17 prill të marim një lajm të mirë për Shqipërinë, që është rekomandimi i Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Jam shumë i sigurtë se çizmet, klithmat, gomat, Luli, Saliu, Monika do vazhdojnë të njënjtën këngë, detyra jonë është të krijojmë sa më shumë punë për shqiptarët, të cilët ende nuk kanë pasur mundësi tju jepet një vend pune”, deklaroi Balla.
Balla:NA KENI “FRYRE” Topet me Fjale Boshe….se c´fare tha Ai..ky..ata..ose ato….C´fare Deputeti Kote se kote…(Me ju nuk kame asgje personalisht):::
1-Ne nje Shtet qe eshte shtete:NUK VJELLE VRER KUSHDO..por i Ve Gjuhes Fre????More vesh???
nE Gjermani:NESE NJE POLITIKANE..do te Dale dhe te Ndersej Njerez per Zjarrevenje:DO TA MASAKROJNE NJEREZIT E THJESHTE..aty ku Banon????????Nuk “Pjerdhin” Gjermanset se i kujte Partie je ..apo je Deputet apo Qeveritare…SHTETI DHE VENDI nuk eshte i Nje Politikani..i kujte do Ngjyre Qofte…
2-PSE NUK E MERRNI Lulerzim Bashen per te PANDEHUR???Nuk kemi Nevoj per fakte..sepse “FAKTET E VJEDHJES 230-Miljone ne Shqiperi u MBULUAN nga “Raporte-Mjekesh”????PRA Lulezim Basha te merret si i Pandehur sepse..ESHTE ZJARREVENES, dhe Nxites i dhunes…???A ekziston ne Kodin Penal Shqipetare nje kod i tille??? dhe nese jo Pse nuk i Beni????
Akoma edhe Ligji per TRADHETI NDAJ ATDHEUT DUHET TE VIHET NE FUQI…more vesh???Dhe leri blllaaa…blllaaa…
Mos valle Ligjet ne Shqiperi jane vetem per ata QR VJEDHIN “PULA”….???????????Turpe te keni…te gjithe…
LULEZIM BASHA eshte bere SYNONIM I SHUME TE KEQIJAVE NE SHQIPERI….
Keshtu:Z.Balla..MJAFTE LÖATE SPIUNIN TE NA PERDHOSI:::PLACKISI..dhe bej “Viktimen”….HIDHINI “HEKURAT”..KRIMINELET I KEMI NE POLITIKE..dhe jo ne Rruge…lol