Dënohet “peshku” i madh i tjetërsimit të tokave në Vlorë: Konfiskohet mega-prona në Zvërnec

6 Prill 2018, 09:25Politika TEMA

Një trupë gjykuese e Gjykatës së Vlorës, tre ditë më parë ka vendosur të dënojë me 3 vite burg biznesmenin Pëllumb Petritaj.

Ky i fundit akuzohet në qytetin e Vlorës si një nga njerëzit që nëpërmjet dokumentave të falsifikuara ka arritur të tjetërsojë shumë sipërfaqe tokësore në zonën e Karaburunit dhe Zvërnecit në Vlorë, raporton Shqiptarja.com.

E ndërsa për çështjen penale të nisur nga prokuroria e Vlorës, që bënte fjalë për abuzimet me tokat në Karaburun, Petritaj, ka mundur në rrethana të dyshimta ti shpëtojë rrjetës së drejtësisë duke mos u marrë as i pandehur, tre ditë më parë ai u gjet fajtor nga gjykata e Vlorës duke e dënuar me 3 vjet burg.

Pas këtij dënimi, duket se testi i radhës do jetë në gjykatën e Apelit të Vlorës, e cila do vendosi ose jo që dënimi i biznesmenit të marë formë të prerë ose jo.

Banorë të fshatit Zvërnec, të cilët kanë depozituar kallëzim në prokurori që prej vitit 2010, i thanë gazetës “Shqiptarja.com” se përveç dënimit me burg për Pëllumb Petritaj, trupi gjykues ka vendosur të konfiskojë dhe sipërfaqen tokësore prej 150 hektarë tokë, që ishte përfituar me dokumenta të falsifikuara.

Gjykata për dhënien e këtij vendimi është bazuar në paligjshmërinë e dokumentave dhe për pasojë ka vendosur konfiskimin dhe kalimin e kësaj sipërfaqe tokësore në vafor të shtetit.

Gjykata e Vlorës së bashku me Pëllumb Petritaj ka gjetur fajtorë dhe ka dënuar me nga dy vjet burg për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” tre persona të tjërë, ish-zyrtarë të Komisionit të Kthimit të Pronave në Vlorë.

Me dy vjet burg është dënuar Petro Puleri me detyrë ish-kryetar i Komisionit të Kthimit të Pronave, si dhe dy ish-juristët e Komisionit të Kthimit të Pronave në Vlorës, shtetasit Klodian Jahaj dhe Miriam Isufi.

 

4 komente në “Dënohet “peshku” i madh i tjetërsimit të tokave në Vlorë: Konfiskohet mega-prona në Zvërnec”

  1. BE Gazetar says:

    Dmth peshkaqenet po levizin dhe po lehtesojne punen e peshkatareve.
    Kesaj i them peshkim une.

    Besoj se ambasadori amerikan do ti permendI dhe emrin peshkut meqe edhe ai ka kontribuar deri tani, per nje Shqiperi pa peshqe.

  2. Epo kjo pune says:

    meqe kjo pune eshte bere rruge 30 vjet, urgjentisht duhet te krijohet mundesia per ri-hapje gjyqesh sepse ka shume pislleqe ne pergjithesi bregdeti dhe kudo ne Shqiperi. Ato “format e prera” te kohes se gjyqeve te sales duhet te mos jene tabu.

  3. Kombi says:

    3 VITE BURG DENIM NJESOJ SI ATA, QE VJEDHIN CELULAR, BKCIKLETA .

  4. Albi says:

    Kjo Miriam Isufi eshte Notere ,per “merita” te vecanta ish Ministri i Drejtesise Eduard Halimi e licensoi si notere .Pse e lene ende kete te firmose e vulose kur paska qene ne ndjekje penale .Kjo seksere dhe bashkeshorti i saj nje punonjes hipoteke nuk po lene kusur pa bere I bej thirrje Ministres aktuale te bej detyren .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje