“Dhimbje koke” për Pakultin, duhet të gjejë një sulmues ndaj Kamzës

6 Prill 2018, 16:21Sport TEMA

Kukësi do të luajë ndaj Kamzës në ndeshjen e vlefshme për javën e 28 të Kategorisë Superiore dhe problemet me mungesat do të vazhdojnë edhe këtë takim për trajnerin Peter Pakult.

Sulmuesi Sindrit Guri do të mungojë në këtë transfertë dhe shkak për mungesën bëhet kartoni i verdhë të cilin e mori në ndeshjen e fundit në kampionat përballë Flamurtarit.

Me largimin e Bakajt dhe mungesën e Gurit, alternativat e sulmit për trajnerin austriak mungojnë pasi Amido Balde nuk ka treguar një nivel të mirë deri tani, duke u aktivizuar pak minuta.

Nga ana tjetër, Lavdrim Ebipi ishte autori i golit të fitores në Vlorë, por nuk jep shumë siguri në sulm pasi edhe atij i ka munguar minutazhi në fushë.

Një alternativë në sulm, mund të jetë edhe braziliani Elton Kale i cili ka treguar shpesh se ka aftësi të mira shënimi dhe di të reagojë në zonë, ndërkohë që vendin e tij në krah pritet ta zërë Eni Imami.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje