Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar pas vendimit të qeverisë për taksën e Rrugës së Kombit duke kërkuar heqjen e kësaj tarife.
Në një deklaratë për mediat, PDIU thotë se “ndjek me vëmendje dhe shqetësim situatën e krijuar pas vendimit të pakonsultuar e arrogant për vendosjen e një tarife të papërballueshme për “Rrugën e Kombit”.
PDIU i bën thirrje mazhorancës që të heqë tarifën prej 5 euro për autoveturat dhe 22 euro për kamionët në “Rrugën e Kombit”.
Sipas PDIU “Rruga e Kombit” nuk është biznes, por arteria kryesore që lidh dy pjesët e një kombi që padrejtësitë historike i ndanë, por që ne s’mund ti ndajmë akoma me politika të tilla. Ajo propozon që për rrugët kombëtare duhet të vendoset një tarifë e arsyeshme në përputhje me nivelin e të ardhurave të Shqiptarëve.
“Kjo tarifë do të godiste atë që kemi më shumë nevojë rritjen e shkëmbimeve tregtare me Kosovën, ku shkëmbimet e Shqipërisë me Kosovën janë rreth 140 milion euro në vit kurse të Kosovës me Serbinë janë mbi 460 milion euro në vit. Rruga e Kombit” dhe “Rruga e Arbërit” duhet të jenë pa pagesë“, thuhet ndër të tjera në reagimin e PDIU.
Po ashtu PDIU shpreh mbështetjen dhe respektin për banorët e Kukësit që i dhanë leksion klasës politike Shqiptare dhe opinionit publik, sepse qytetarët kanë të drejtë të reagojne kur arroganca e kësaj maxhorance as nuk i pyet e as nuk i informon.
PDIU kërkon lirimin e 11 protestuesve nëpërmjet heqjes se intimidimit që maxhoranca po i ben Prokurorisë e Gjykatës, me rrethime Policore dhe urdhra politike.
PDIU Merruni me Çamerine .
Eshte shum e lehte te besh te tilla deklarata populiste. Edhe une si cdo qytetar ne bote nuk i pelqej aspak taksat e detyrushme qe herpashere sheteti vendos, madje nuk jam aspak dakod, sikur edhe per nje ngritje te lehte te kesaj takse. Une derimesot, nuk di te ket shtet ne bote qe te mbahet pa taksa. Ne qoftese ju te PDIU-s keni gjetur ndonje formule te re na i thoni. Na i thoni neve, por edhe kryeministrit te radhes se si mundet qe ne rastin konkret te mirembahet kjo rruge pa nje tarife shfrytezimi apo pa nje takse qarkullimi. E shikojme qe jeni shum te loqendisur nga vendosja e kesaj tarife shfrytezimi, pasi sic thoni ju, na ndau nga pjesa tjeter e kombit!?
Partija ime propozon qe gjithe banoreve te Kukesit dhe Cameve te ketij qyteti ti jepen ne dore 20 euro per person sa here te kalojne ne rrugen e kombit.
Qytetari i kotecit te pulave.
Nuk mund te ju japesh ti urdhera nje force politike se me cfare te merret pasi ata jane nje force politike me nje elektorat te shperndare kudo ne Shqiperi dhe jane votuar ne Shqiperi dhe jo ne Cameri.
Taksimi i rruges eshte ceshtje e te gjitheve dhe jo vetem e nje grupi te vecante si ripjellja jote.
Cameria eshte po ashtu ceshtje e te gjithe shqiptareve, pasi ben pjese tek ceshtja kombetare shqiptare.
Po siduket disa ripjellesa si puna juaj duan ti japin me koncesion edhe ceshtjet kombetare per te bere ndonje pazar.
Me ceshtjen kombetare behet vetem nje pazar dhe ai eshte pazari i kokes se pazarexhiut.
Keshtu arroganti i vogel i ripjelljes shko bej ndonje pune se per ceshtjet e pergjithshme nuk e paske idene pasi e paske mbajtur trurin ne hije dhe e paske ushqyer me barsaleta nga barsaletaxhiu me brekushe.
??? Komenti usta ku humbi???
??? Komenti usta ku humbi???
Apo e dhate me koncesion?
Foli dhe shpëtimtari i kombit. Harron që duhet të japë dorëheqje për humbjet e grupit të tij partiake. Mos u merr me gjëra që janë të vështira që ti kuptosh. Nuk ka shtet perëndimor pa taksa vetë ish shteti që iku ishte pa taksa. Dhe ai po nga djersa e popullit jetonte por ishte me taksa të fshehura. Ishin pagat çmimet pensionet që fshihnis taksat. Qeveria gaboi se nuk ka specialistë të saktë finance dhe u fut në qorr sokak.
Jep dorëheqje dhe kërko falje që shkatërrove misionin e PDI duke i shtuar shkronjën U.
Xha Serveti
1.Partite ne shqiperi po behen cdo dite qe kalon problemi me i madh i ketij vendi. Nuk eshte detyra e partise te kundeshtoje taksat e tarifat. Nqs ka mendime per ndryshimin e tyre te gjeje edhe rruget per zgjidhjen e problemit.
2. Tarifen e rruges duhet ta paguaje ai qe e perdor rrugen. Si ka mundesi qe pd, lesh e li, pdiu, etj. propozojne qe tarifen e rruges ta paguajne te gjithe, pra edhe une qe nuk e perdor fare. Kete menyre pagese e kishte vetem sistemi i kaluar.
3. Partite kane fonde aq shume sa paguajne edhe USA-n per lobime. Meqe eshte keshtu tu konfiskohen keto para partive e ato te perdoren per rrugen, pasi ato para sigurisht jane te vjedhura.
4. PD, Lesh e li etj., vodhen parate e kombit, te vertetuara keto me akte ligjore. Atehere pse nuk u konfiskohet pasuria ketyre hajduteve e te perdoret per rrugen e kombit. Keto hajdute, megjithese jane keto qe e shkaterruan rugen e kombit dhe e hodhen kete vend ne humnere, ato vazhdojne jeten e tyre luksoze brenda e jashte vendit, ne hotelet e vilat luksoze dhe perpiqe cdo dite te bejne lufte ne shqiperi per ti shpetuar ndeshkimit. PS dhe Edi Rama e kane per detyre emergjente shkaterrimin e ketyre grupeve kriminale dhe ndeshkimin e tyre per te shpetuar kete vend nga nje ’97 tjeter. Tashme asgje nuk tolerohet.