Çuditë me pronat në bregdetin shqiptar nuk kanë të mbaruar. Hektarë të tëra toke në bregdet janë tjetërsuar e janë grabitur nëpërmjet falsifikimit.
Në këtë amulli, përgjatë viteve të fundit edhe ranishtja është bërë me pronar.
Vetëm në Shqipëri ndodh një çudi e tillë, ku ranishtja, pronë publike sa hap dhe mbyll sytë privatizohet.
Skandali ka ndodhur në bregdetin e Gjirit të Lalzit, konkretisht në fshatin Draç.
U raportua një ditë më parë se ishte grabitur bregu i detit me vendim gjykate.
Bëhet fjalë për një pasuri me prejardhje të dyshimtë dhe vlen për t’u theksuar se vetëm në Shqipëri ndodh që bregu i detit bëhet me certifikatë pronësie, ndërkohë që në bazë të ligjit 7501, Komisioni i Kthimit të Pronave ka kthyer pronat e kategorisë, ullishte, pemishte, tokë- arë etj.
CNA.al ka zbardhur skemën se si është grabitur prona publike, konkretisht ranishtja në bregdetin e Gjirit të Lalzit.
Gjatë investigimit tonë, zbuluam se pas kësaj prone, qëndron një zyrtar i lartë i LSI-së.
Bëhet fjalë për kreun e LSI –së Ishëm, Luan Kërtushën apo ish-administratori i njësisë administrative Ishëm, i cili rezulton zyrtarisht pronar i ranishtes.
Po, si ka përfunduar ranishtja në duar të zyrtarit të LSI –së?
Skema e “grabitjes” së bregdetit
Risjellim në vëmendje se dorë në “grabitjen” e kësaj pronë publike kanë edhe institucionet drejtësisë, gjykatat.
Ndërkohë që familja e shtetasit LL.M, ndiqte rrugën ligjore për të kërkuar pronën e saj, në gjykatë, për një pjesë të kësaj prone, kishte nisur kontesti me një tjetër familjeje, asaj të R.H dhe Agjencisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave.
Gjyqtari Shkëlqim Mustafa me vendimi numër 5982 të datës 29.05.2013, hedh poshtë pretendimin e Agjencisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, dhe njeh pronarë të sipërfaqes familjen e R. H.
Ndërsa me datë 15.07.2014 me vendimin numër 2969, trupi gjykues i Gjykatës së Apelit në Tiranë, i përbërë, nga Hysni Demiraj, kryesues dhe anëtarët Metush Saraçi dhe Valdete Hoxha, vendosin të ndryshojnë vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë, pjesërisht, por sërish duke njohur pronar familjen e R. H. për sipërfaqen 69.765 metër katror, nga 74.457 metër katror që i njihte vendimi i gjykatës së shkallës së parë.
Pasi është marrë bekimi nga gjykata, me datë 27.02.2015 trashëgimtarët e R.H. ia kanë shitur pasurinë, kryetarit të LSI-së Ishëm, Luan Kërtusha dhe një tjetër personi R.A. me objekt kontrate, shitblerje pasuri e paluajtshme e llojit ranishte me numër pasurie 152/26 e ndodhur në ZK 1522, me adresë Draç, me sipërfaqe 15.340 metër katror.
Kjo sipërfaqe është shitur për 14 mijë euro.
Për këtë pronë, është lëshuar certifikata e pronësisë më numër serie 967224 datë 27.02.2015. Kartela e pasurisë së paluajtshme është nënshkruar regjistruesi Jurgis Çyrbja po në të njëjtën datë.
Gjithashtu në kontratën e shitblerjes thuhet se shitësit janë bashkëpronarë të pasurisë së paluajtshme.
Me 22.10.2015, Gjykata e Apelit me trupë gjykuese Hysni Demiraj, kryesues dhe anëtarët Metush Saraçi dhe Valdete Hoxha, kanë lëshuar urdhrin e ekzekutimit të vendimit civil numër 2969 të datës 15.07.2014.
Ndërkaq kjo çështje ndodhet ende në proces gjyqësorë.
Avokati i Popullit po kërkon që sipërfaqja e ranishtes të kthehet në pronësi të shtetit.
Avokatura e Shtetit është investuar në procesin civil ku trashëgimtarët e R.H, kanë kërkuar ndryshimin e vendimit numër 484, datë 22.07.1990 të ish Komisionit të Kthimit të Pronave Durrës, kthimin e lirë të sipërfaqes 108.700 metër katror.
Avokatura e shtetit ka kundërshtuar në gjykatë pretendimin e ngritur, duke provuar me prova zhvendosjen e pronës nga fshati Likmetaj, në bregun e detit në fshatin Draçan. Për më tepër i njëjti institucion ka depozituar pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë Tiranë, kallëzim ndaj ekspertit të thirrur nga Gjykata për kryerjen e akt eskpertimit të rremë.
Avokatura e Shtetit ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë dhe është në pritje të shqyrtimit të kësaj çështjeje.
Shume shpejt ne historine e re te shqiperise do te botohet edhe babzia hajdutlliku dhe shkatrrimi i shqiperise qe ne cdo fushe , qe mban emrin.LSI
Ketyre plehrave te shoqerise duhet sa me shpejt ti behet nje gjyq popullor dhe ne mungese te varjes ne litar, te vdesin ne burg
Ahhhh, sa me pelqeu emri qe ke vene
EDHE MBI VARR DO TJU DHJESIM.
FANTASTIKE
I/WE SHIT ON YOUR GRAVE….
EMRI E KA ORIGJINEN NGA FILMI “EDHE MBI VARR DO TJU PESHTYJ” ….. “I SPIT ON YOUR GRAVE”.
CFARE MREKULLIE QE ESHTE TA MENDOSH NJE GJE TE TILLE. POR UNE NUK DUA QE TI DHJES KUR TE VDESIN. UNE DUA QE KUR TE JENE GJALLE, GJYKATES TE TILLE SI GJIN GJONIN, AGIM BENDON, ROVENA PROKUROREN NGA RRUSHBULLI QE KA 16 APARTAMENTE NE EMER TE BABAIT TE PAPUNE, NJE POLITIKAN PSH BERISHEN ETJ… TI SHIKOJ QE POPULLI TI FUSE NE NJE KAZAN TE MADH, TE GJITHE BASHKE, NE SHESHIN SKENDERBEJ, DHE NGA NJE LARTESI E CAKTUAR, TE NGJITEN NJEREZ QE PO JU VJEN MUTI OSE SHURRA, TE DHJESIN NE KAZANIN E MADH KU DO JENE KETA PISA QE NA VODHEN PRONEN, NA VODHEN PARET, NA SHITEN ATDHEUN, DETIN E TOKEN, NA RRAHEN, NA SHTYPEN DHE NE FUND EDHE NA VRANE NE GERDEC, NE BULEVARD, NE 1997, 1998, NE FUND TE FUNDIT NA VRANE SHPRESAT.
DUA QE TE GJITHE TE DHJESIN MBI TA, DHE TE RRINE ATY DERI SA KAZANI I MADH E I THELLE TE MBUSHET PLOT, E ATA TE MBYTEN ME MUTIN DHE SHURREN QE DO TE BEJNE SHHQIPTARET MBI TA.
E MERITOJNE SE NA I KANE BERE GJITHE TE ZEZAT.
Kjo eshte fytyra e vertet e LSI -se , hajduta dhe mashtruesa pse s’doli nje gazetar te pyesi ate sharlatanin Petrit Vasili qe pothuajse gati cdo koment per kryeministrin dhe Kur kapen hajduta e LSI nuk duket gjekundi
ore se kuptojm , shkruani perdite per vjedhje zhvatje rryshfete politikanesh edhe asnje sekuestrim asnje ne burg,,, apo norma behet ne pronat edhe leket e disa cunave qe kane vene koken ne torbe per ti bere, qe ndoshta skane paguar sa duhet rryshfetin , psh un jam nga fieri se njof fare Balilin por perdite eskobar eskobar. skemi degju qe i ka rene njeriu ne qaf, ska vjedh leket e popullit, kur te denoni kriminelet qe ja pine gjakun ketij populli filloni edhe me pronat e ketyre … Presidentja e Korese u denua me 24 vjet per korrupsin, a do te behet edhe shqiperia keshtu???
Familjet mafioze shqiptare Meta-Berisha jane mallkimi i ketij kombi.
Vidhni,vidhni o popull jajdut kampion bote.
Pronari më i madh i Lalzit është bërë Like FLORIRI, KRYEHAJDUTI i Shqipërisë.
LSI ESHTE PARTI SKIFTERESH,eshte e temereshme gjith populli e di qe LSI parti FLORIRI,prandaj ben aleanca Luli se e di qe i bashkon ZAKONI…..voto o popull voto hajduterine.
Akoma gjyqtar ai Metush Saraci? Që në fakultet ka qënë një fshatar që vetëm duke ju lëpirë pedagogëve e duke justifikuar se vinte nga dibra, djalë i babait komunist, mori shkollën. Në demokraci e ktheu nga fryn era, të vinte ndot ta shihje si fliste dhe që jepte vendimet sipas interesave. Akoma ha bukë ky???
Nga “Gjiri i lalezit” pleherat e kthyen ne “Gjiri-zin e lalezit”!
TEPSIA e byrekut per LSI nuk ka mbarim tani po kerkojne te zhvasin ndonje thele nese marrin pushtetin bashke me PD.
Zyrtar i larte i lsi?
Ky qenka me qyqari jo i larti
Shqiptaret presin te tjere emra ne lalz jo kte pabuksin prandaj mos na e shisni si trofe sepse trimerohen boset e lalzit
o ju qe boni komente ! a e dini se ini me hajdut nga ato qe po komentoni se ini komunistat e edi rames .po ikni se lat nam shkoni shikoni shpin e juaj se nuk dini se si esht e verteta mos ngjoni gazetaret se ato jan debila