Në prag të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, Moska ka goditur fuqishëm këtë vend duke tentuar që të rrëzojë financiarisht atë që nuk arriti dot me shërbimet sekrete.
Autoritetet ruse kanë ndaluar Montenegro Airlines për të fluturuar në Moskë duke bërë kështu që të ulet drastikisht numri i turistëve rusë në Mal të Zi.
Siç bën të ditur B92, mediat ruse po theksojnë se pritet që gjatë këtij viti të ketë një rritje të turistëve rusë në Turqi, por edhe në Greqi e Shqipëri.
Plani i biznesit i Montenegro Airlines (MA) për vitin 2018 në bazë të parashikimeve të bëra planifikonte që çdo janë nga 25 prilli 5 avionë të bënin linjën ruse 4 herë në javë.
“Fillimisht kemi planifikuar për të marrë avionë me qira pasi ka kërkesë të madhe gjatë muajve të verës, ku ne kemi çdo ditë fluturime, në Moskë dhe Beograd. Fluturimet janë në aeroportin e vogël të Tivatit. Por planet po na i dështojnë autoritetet ruse”, deklaroi për B92, një drejtues i agjencisë malazeze të aviacionit.
Montenegro Airlines ka planifikuar se në periudhën qershor-korrik të realizohet një total prej 3,396 fluturime, për të transportuar 324.000 pasagjerë.
Qeveria malazeze sapo miratoi heqjen e vizave për qytetarët rusë prej 15 prillit deri më 31 tetor. Vendimi i autoriteteve të aviacionit ruse për të mohuar lejen këtë shikohet si një goditje të rëndë për biznesin.
Analisti Igor Damjanoviç theksoi se turistët rusë që kanë preferuar Malin e zi, në pjesën më të mirë të tyre do të shkojnë drejt Shqipërisë, pasi agjencitë turistike kanë nisur që tani të mbushin vakumin. (tesheshi)
Nje levizje e mire e rusise per turizmin shqiptar !
Behuni gati do do plasin pjeshkat ruse kete vere. Do qelbet dynjaja. Hujte gati. Hyxhym
Po me ca do vijne? Me biciklete? Po ne Rinas askush nuk vjen me keto tarifa. Do marin cartera a do dali ndonje linje tjeter e po ne Mal te Zi do shkojne. Ne kete aeroportin tone te luksit vetem politikane i sheh te levizin pa u dhembur xhepi
O palla redaktore! A nuk e kuptoni qe kjo eshte loja e agjentures Serbo-Ruse qe te z’busin opinion publik Shqiptare, qe te marrin besimin e popullit dhe te kryejn rrevolt ne Shqiperi dhe Kosove. Te gjithe Shqipetaret e dine se Ruset, Serbet dhe Greket jane armiq te perbetuar te Shqipetarise, ndaj mos bieni pre e tentatives Serbo-Ruse per destabilizim ne Shqiperi dhe Kosove.
Mire se te vijne , e di fare mire rusia qe shqiptaret kane nostalgji per BRSS
Hopa. Mire se te vini o yje ruse.Ejani do ju presim me krahe hapur.Ejani dhe nxirrini jashte konkurrences keto femrat baxhella fallco mendjemedhaja idiote Shqiptare
Le te ulin tarifat per turizmin .Ne fakt ruset e thjeshte ,jo politikanet popullin shqiptar e donin me sinqeritet .Ndikonte ndoshta fakti qe Shqiperia ishte i vetmi vend ku ne luften e dyte boterore nuk shkeli ushtria e kuqe ,qe ishim vendi me i vogel dhe me i varfer Por edhe fakti qe shume specialiste ,sidomos te naftes ,vinin nga republikat myslimane …Sidoqofte paraja nuk ka ngjyre ,as ideologji ,mjafton te vijne ,edhe ruse ,ukrahinas ,bielloruse ,polake ,kineze ,hungareze ,ceke ..,e rendesishme eshte qe biznesi dhe shteti te kujdesen qe vitin e ardheshem te shtohet numuri .Nje nga gabimet e medha historike ne vitet 50…60 …ka qene moshapja e turizmit masiv per vendet lindore te cilst nuk kishin dete te ngrohta .Vetem me investimet e tyre vendi mund te kishte bere nje rritje te madhe ekonomike …Por per fat te keq e kaluara nuk kthehet ,rendesi ka te nxirren mesime ..
Bujrum ka ven për tgjith ??????