1.8 miliardë euro: Rruga që “shkundi” xhepat e shqiptarëve, asnjë shtet në Europë s'ka shpenzuar kaq për një rrugë (gjë që tregon vjedhjen monstruoze)

9 Prill 2018, 16:03Politika TEMA

Fatura që qytetarët shqiptarë kanë paguar për rrugën Durrës-Kukës përbën një rekord, jo vetëm për rajonin, por edhe në Europë. Të dhënat zyrtare tregojnë se në total buxheti ka paguar 1.2 miliardë euro për ndërtimin e autostradës me gjatësi 170 kilometra.

Ky është një nga rastet e rralla, kur një vend shpenzon 13 për qind të Prodhimit Kombëtar në një vepër të vetme publike. Por, kjo shifër nuk e tregon të plotë faturën që shqiptarët kanë paguar në emër të rrugës Durrës-Kukës.

Para se kjo vepër të ndërtohej, qytetarët kanë paguar edhe 200 milionë euro të tjera përmës taksës “Majko”. Këto para u mblodhën për ndërtimin e Rrugës së Kombit u shpenzuan nga qeveria e atëhershme për qëllime të tjera.

Në total janë 1.4 miliardë euro. Por edhe kjo është vetëm fatura direkte. Kostoja e vërtetë e rrugës është shumë më e madhe për shkak të pasojave zinxhir në financat e shtetit.

Në periudhën 2008-2009, për të përballuar faturat e rrugës, qeveria e rriti borxhin publik me 6 për qind në vetëm dy vjet. Dalja e financave të shtetit nga kontrolli sjell rritjen e interesave të borxhit, por edhe zhvlerësim rekord të lekut brenda një kohe të shkurtër.

Borxhi publik i Shqipërisë vazhdoi të rritet edhe pas 2009-ës duke arritur deri në 73 për qind të Prodhimit Kombëtar. Ndonëse, në vitet më vonë borxhi u përkeqësua edhe nga kriza globale, rruga Durrës-Kukës ishte goditja fillestare që lëkundi themelet e financave të shtetit. Kostot janë duke i paguar sërish qytetarët taksave më të larta.

Krahasuar me vitin 2012, qeveria e ka rritur barrën fiskale me 400 milionë euro në vit. Por, as këto para nuk mjaftojnë për të mbyllur faturën e rrugës Durrës-Kukës.

Për 30 vitet e ardhshme qytetarët shqiptarë do të paguajnë edhe 400 milionë euro të tjera, për përfundimin e autostradës dhe mirëmbajtjen e saj, jo nga paratë shtesë që qeveria mbledh nga taksat, por pjesa më e madhe si pagesa direkte kur të kalojnë në këtë rrugë.(TCH)

Erjon Braçe: Pse TCH nuk e përmend Berishën e Bashën?

Top Channel kishte përgatitur një kronikë këtë të hënë, për koston e “Rrugës së Kombit”.

Por, Top Channel nuk kishte përmendur asnjë përgjegjës për koston stratosferike për ndërtimin e kësaj rruge, me përjashtim të taksës “Majko”.

Kjo ka sjellë reagimin e deputetit Erjon Braçe, që thotë se Top Channel duhej të përmendte edhe Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, si përgjegjësit kryesorë për koston e lartë të kësaj rruge, për shkak të korrupsionit të tyre.

“Asnje prej qeverive te Partise Socialiste, nuk ka pergjegjesi per faturen maramendese ne rrugen Rreshen- Morine!

Taksa “Majko” qe, sot, u cmua ne Top Channel ne 200 milion euro-pagese e drejteperdrejte per qytetaret, nuk arriti te mbledhe me shume se 4.75 miliarde leke, ose diku tek 35 milion euro.

Nga 35-sa tek 200-ta, ndryshimi arrin deri aty afer 6 here!

Fatura e tmerrshme e kesaj rruge, ka ne menyre te qarte dy pergjegjes, Sali Berishen dhe Lulzim Bashen.

Madje per kete te dytin, pergjegjesine e ka hetuar dhe faktuar Prokuroria, por gjykimi per te eshte ndaluar te zhvillohet.

Partia Socialiste vec ka paguar per kete rruge, si qytetare por edhe si qeveri!

Kjo eshte e verteta”, shkruan deputeti socialist.

20 komente në “1.8 miliardë euro: Rruga që “shkundi” xhepat e shqiptarëve, asnjë shtet në Europë s’ka shpenzuar kaq për një rrugë (gjë që tregon vjedhjen monstruoze)”

  1. adi says:

    Nese shqiptatet do ishin nje popull normal si gjithe popujt e tjere te europes ose edhe me keq si popujt e afrikes do mjaftonte vetem kaq qe neser ne mengjes qeveria e ripjelljes te binte. Sepse:
    1) kosto per km e rruges se kombit del 7 milione € ndersa ripjellja per vazhdimin e kesaj rruge nga fushekruja deri ne kashar do e beje me 13.5 milione € km. Po nuk mbaron ketu rruga e kombit eshte nje atostrade me 4 kalime plus tunelin me te gjate ne ballkan, me ura pa fund dhe me germime malesh ndersa rruga “qe ka ndermend” te beje eshte me vetem 2 korsi dhe eshte vetem fushore.
    Pra ose sali berisha nuk ka vjedhur koker leku te rruga e kombit , ose rilindasit per te vjedhur nuk kane asnje te ngjashem ne bote sa edhe nese saliu ka vjedhur duket si nje mi para elefentit te rilindjes.
    2) dhe mqs jemi te rruget u be viti i peste i qeverise ripjellese dhe nuk ka aritur akoma te shtroje 1 meter rruge.
    Do mjaftonte vetem kaq per nje popull normal. Po shqiptaret jene me keq se delet.

    1. Tony uk says:

      O Adi po qenke kokrra e debilit,vertet i beson keto qe tua!!!!
      O rrushi nga shqupi ti apo i afert me shqupin????

      1. adi says:

        tony refugjati
        matematika eshte e vetmja shkence qe nuk le interpretime as per te zgjuarit as per budallenjte.
        besoj e kupton ca qenie mund te jesh ti sa te diskutosh matematiken.

        1. Tony uk says:

          Me vjen keq o adlesho por asaj pyetjes time prape nuk ju pergjigje!!!!
          Sa per matematiken mos ngelte ne doren tende dhe kryetarit tend lulushe se na moret ne qafe.

        2. Epirioti II says:

          Adi, ky Tony uk po te thote qe e ke edhe matematiken edhe informacionin gabim.
          Deri diku nuk te ve faj sepse artikullshkruesi ka bere nje corbe me fakte dhe logjika.
          – 170 KM eshte Durres-Morine dhe jo Milot-Morine
          – Taksa Majko, nuk hyn fare ketu, pasi i bie te ngaterrosh mollet me vezet. Kostoja e nje projekti = me vleren qe u shpenzua per te.
          – Rruga Milot-Morine pa mirembajtjen do kushtoje ne fund 1.8 miliarde Euro, ose 16 milion Euro / KM.
          – Rruga Thumane – Kashar nuk eshte tenderuar ende. 13.5 milion Euro/Km do te ishte kriminale, por kjo eshte vetem histori gazetash deri tani, dhe eshte heret te gjykojme pa u bere tenderi dhe shpallur kontrata e fituesit. Rruga Thumane – Kashar eshte vertet fushore, por nga na tjeter do te jete me e gjere, me standarde me te larta dhe me kosto te shpronsimeve te tokes shume here me te larte.

    2. Ervis Dengu says:

      Shih si bojne ca tipa sikur bunkerat e Enverit u ban pa lek. Perfshi ketu edhe at ne Surrel.
      Cpaski ken , mi jahu!

      He, pra ku a shteti, qeveria , Arta Llalla t’na kthejne leket e vjedhura te popullit?


      Aha , u knacet me shembjen e pallatit te Lul Bashes. Si ekonomist i zoti ai doli edhe ma i fitum, apo e kena gabim na?!

    3. Kola says:

      O shqipe me nji koke(kari).Po pak te duken ty o bole tre stadiume qytet po ringjallen disiplinoj njerezit te paguajne dritat ujin , apo je prap mas Gjermanise si thote krydemokari komunist SB

      1. adi says:

        o kari ku ke 3 stadiume ti ????
        apo dhe ti je nga ata qe e ke lene shkollen ne klase 2 se do kullosje dhite dhe 1+1 te dalin 3
        2 jane stadiume i treti qe nuk eshte ndertuar akoma eshte pallat qe ka edhe fushe per ndeshje!!!!
        dhe po ti futesh pastaj me thelle se cfare prodhon nje rruge e cfare prodhon nje stadium ty te bie siguresta dhe vendos kot ndonje x2 ne skedine.

        1. Faktor loku birisha says:

          O adi ti qeke nji rrot kari,Po kar 10 cm qe nuk hyn ne pun as per asgje…ik mos na trego matematiken o malok

  2. santa quaranta says:

    Edhe me e forta eshte se te gjitha palet bejne gjoja se e kane harruar…………………

  3. sherifi says:

    Te gjitha dihen, jane mbuluar dhe perseri po vazhdohet te mbulohen, a do vij nje dite qe te dalin ne shesh te pakten vjedhjet e medha qe tronditin ekonomine se te vogla ka plote.

  4. xhemal says:

    te shkruash ne kompiuter eshte e lehte e tu vesh epitete shqipetareve nuk eshte ndonje zgjuaresi e madhe por jane faktet, dokumentat qe flasin per pergjegjesi direkte te sali berishes ,e lulezim bashes i pari kryeminister kur filloi rruga ,e lulezimi minister i trasportit me siguri eshte vjedhur,shperdoruar e kjo rruge u perdor politikisht per vota pra per pushtet cdo gje tjeter eshte genjeshter, shumica e shqipetareve e njohin mire situaten, njohin mire abuzuesit me pushtetin e si genjen propoganda boshe

  5. ELIOT says:

    BRAVO DEPUTETI SOCIALIST …ME QE KENI FAKTE SE BERISHA KA VJEDHE …. CFAE PRISNI TA BURGOSNI HE ……???? APO FJALE BOSHE PO MIKU JUAJ RAMA PERSE SE FUT NE BURG …. HA …. KU ESHTE DEMOKRACIE KETU ….JU JENI TE GHITHE TE KORRUPTUAR ..MJAFT ..ME

  6. ELENA GJIKA says:

    I SHPERTHEJ KODRAT E MALET DHE NDERTOI TUNELIN ME TE GJATE NE BALLKAN ME 1MILIARD e800 MILION PO NGA KUFIRI ME KOSOVEN E DERI NE PRISHTINE U BENE MBI 1MILIARD PA KODRA E MALE E PA TUNELE RREZULLTATI KESAJ JEP CE JO CE NUK KA VJEDHUR PO SI KA ARRIT TA NDERTOI.PERDERISA SHQIPTARET INATI E XHELOZIA NUK I LESHON KY POPULL KA PER TE VUAJTUR SHUME:KJO RRUGE DUHEJ TE QUHET RRUGA SALI BERISHA JO RRUGA E KOMBIT.

    1. Sartor says:

      Rruga mund te quhej Sali Berisha nqs. do e kishte paguar me parate e tija Z. Sali…
      Ai tha se do ta ndertojme rrugen me cdo cmim… edhe me bizhute e grave tona… se ke perfshinte tek “tona” nuk e di, e tija sikur i ka shtuar dhe jo pakesuar bizhute…

      PS: te shohesh debatin qe bene zviceranet per tunelin e Gotthard, eshte mesim i mire per te gjitha popujt (apo popull shpirtngushte ata… shume te varfer…)

    2. Kok loqe says:

      Hik ok katnare ruj lopet e delet

  7. mirel says:

    E paska paguar Partia Socialiste kete rruge.
    Dal mor se paskemi rrahur uje ne hava kot.
    Partia Socialiste na dalka e shkermoqur nga pagesa. Ku ankohet populli kot. Shiko cbejne sociapistet? Qenkan varferuar nga pagesat e Rruges..

  8. rilindja ME BY... PERPJETE says:

    O TI KOLE KOKETRASHI TRI STADIUME NUK KRAHASOHEN ME RRUGEN E KOMBIT INFRASTRUKTURA SJELL ZHVILLIM EKONOMIK :

  9. Lili says:

    Vetem fakti qe asnje nuk denohet tregon se bashke vjedhin…pra ju takon shqiptareve me marr punen ne dore,edhe bile me refuzuar pagesen e interesave qe jane slaveruese e jashte rezikut qe nje bank normale mnudet me marr persiper. Pra keto banka kane zgedhur me rezikuar. Nuk va kthejme paret e interesave jashte kostes normal te kredive ..e jo kosteve slaveruese qe na imponojne

  10. Julian says:

    Si Greqia do përfundojë edhe Shqipëria. Ja sa të nisin mirë faturat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje