Çërçilli dhe Enveri, a mundet arti t’ua ndryshojë imazhet?!

9 Prill 2018, 21:15Blog TEMA

Nga Ben Andoni

Nuk mund të hiqen paralele të vërteta mes staturave, emrave dhe asaj që krijuan dy kryeministrat e pas Luftës së Dytë Botërore, Çërçilli dhe Enver Hoxha. Në asnjë sens. Jo thjesht për peshën në histori por edhe kontributet, që kanë dhënë secili për vendin dhe njerëzimin.

Uinston Çërçilli në vendin e tij s’është thjesht ish-kryeministri i Luftës dhe njeriu që e drejtoi Britaninë e Madhe në një nga momentet më të vështira të historisë moderne: fitoren mbi Nazizmin, por edhe njeriu që mbajti gjallë shpresat e kontinentit dhe devijoi atë trend të rrezikshëm jo luftarak që për pak mori qytetari në Evropë e Britani.

Enver Hoxha fillimisht ishte pothuaj i panjohur edhe në vetë vendin e tij. Në ilegalitet të thellë, ai më shumë njihej nga pseudonimet e shumta sesa nga figura e vërtetë. Kur gjermanët bënë dy ekspeditat e mëdha në dimrin dhe pranverën e vitit 1944, ai pothuaj nuk dihej se ku ishte bashkë me shtabin e tij. Ai do të bëhet i njohur pak nga pak në historinë e vendit të vogël kurse kulti i tij deri në vitin 1990 do të njohë vetëm rritje.

Me pak fjalë, pothuajse asgjë e madhe në dukje për të hequr një paralele.

Megjithatë ka një element, që i bashkon dhe kjo lidhet me pasqyrimin në art. Enver Hoxha veç periudhës së Komunizmit dhe disa përpjekjeve në publicistikë dhe në fushën dokumentare nuk është i pasqyruar si duhet pas viteve ‘90. Frika për t’u mos keqkuptuar nga kokat e nxehta ka bërë të shmangen të gjithë debatet për figurën e tij, moshikimi si duhet i figurës ka lënë shteg të lirë për guximtarët që do merren në të ardhmen me të. Në të gjallë, ai e mbajti figurën e tij me kujtimet personale, që ishin nga librat më të lexuar të kohës, por edhe propagandën e kuruar, që e shtriu deri në Perëndim dhe në Lindje. Kjo e bën figurën e tij, të mbartë një lloj ekzotike, që me shumë gjasë do të tërheqë kineastët në të ardhmen për të ndërtuar një nga figurat interesante të Liderave të Kampit komunist.

Çërçilli se ka vuajtur këtë mosnjohje. Përpos ai është Nobelist. Janë shkruar e me gjasë do shkruhen libra kujtimesh, kurse vetë ai ishte tejet tërheqës me përballjen dhe fjalimet e veta, që në të gjallë patën tërheqje të gjerë dhe vazhdojnë ende të lexohen e të debatohen. I përfaqësuar shumë në libra publicistike dhe personazh në shumë filma fikshën artistikë dhe dokumentarë, ai vuan pak për atë fill real që përbën dyzimin e tij moral dhe karakterial. Gjithsesi, në pak vitet e fundit në dy syresh, “Darkest Hour” dhe “Churchill”, interpretuar nga dy prej aktorëve më të njohur në botë, gati janë zbuluar këndvështrime të tjera të figurës së tij të përfolur. A duhet vlerësuar gjithnjë si një lider i kohës së luftës? A mund të dënohet si simbol i fanatizmit dhe kolonializmit? Historia na i jep të dy mundësitë, sepse për fat studimet dhe publicistika në Britani dhe kudo në botë punon me metodat e krahasimit dhe është e pa kompleksuar.

Kurse Enver Hoxha ishte i veçantë jo thjesht për kultin, por të gjithë sistemin që iu përshtat interesave të tij, mbi të gjitha paranojën për përsosmërinë. Në vend i atribuohen shumë vlera. Anipse përmirësimi i sistemit arsimor dhe shëndetësor dhe sidomos përmirësimi i jetës sociale të shqiptarëve përmenden gjithnjë me stepje edhe nga më guximtarët në histori, sepse menjëherë ngjallet grupi i vonuar anti-komunist, që të bën copash. Megjithatë, koha nuk humbet t’i vihet në dukje ai represion i paparë që bëri ndaj mendimit ndryshe dhe sidomos izolimi i frikshëm i vendit. Media e kohës na e pasqyroi gjithnjë simpatik; në artin pikturik një burrë i bukur dhe vizionar, kurse në filmat e luftës imazhi i tij fshihej sepse identifikohej gati me… Providencën.

Çërçilli në kohën e vet tregoi se ishte edhe racist dhe jo vetëm me standardet e kohës, por edhe për sytë e atyre që e njohën nga afër dhe lanë kujtime, deri edhe në vetë qarqet konservative. Shembujt janë të shumtë por ajo që i përmendet është politika kolonialiste për Indinë. Në biografinë e John Charmley: The End of Glory thuhet se: “Edhe te pjesa më e madhe e Konservatorëve, duke lënë mënjanë Liberalët dhe Laburistët, pikëpamjet e Çërçillit  për Indinë e mes viteve 1929 dhe 1939 ishin shumë të pështira”. Gjuha e ashpër e tij nuk falte askënd madje as Gandin duke e stigmatizuar ashpër. Për liderin britanik duke i dhënë Indisë drejtimin e vendit po i jepej drejtim vetë rënies së Perandorisë dhe me këtë akt po vinte vetë fundi i Civilizimit. Dhe, nuk mbaron këtu: Atij i veshin edhe një pjesë të fajit për urinë shkatërruese që vrau tre milionë njerëz gjatë Luftës së Dytë Botërore! Historiani Madhusree Mukerjee, autor i Luftës Sekrete të Çurçill pohon se Çurçill propagandoi: “piramidën sociale darviniane që shpjegonte faktin pse uria mund të tolerohej në Indi, ndërsa racionimi i bukës konsiderohej si një privim i patolerueshëm në Britaninë e kohës së luftës”. Ka edhe më. Ai e shikonte gazin lotsjellës si një armë njerëzore për të shtypur kundërshtarët…por pa i vrarë.

Kurse diktatori shqiptar, këtë fakt, e mendoi ndryshe. Ai duhej të vriste këdo, që ishte kundër idesë së tij se Shqipëria ishte Fanar Ndriçues!!! Kështu e pësuan kolegë, komandantë të luftës anti-fashiste dhe shumë njerëz të pafajshëm, përfshi me zyrtarë të ekonomisë, fajësia e të cilëve dalë ngadalë po provohet se ka qenë e sajuar. Megjithatë kjo politikë e tij u përshëndet nga jo pak vetë dhe madje Hoxhën e nderonte shumë në të gjallë Che Guevara, ashtu si i shprehte kortezinë dhe De Goli i madh pa përfshirë një sërë burrash të tjerë. Politika e asnjanësisë, që ndoqi një moment, kur i mbaruan tekat, frymëzoi shumë Botën e Tretë, që shikonte një figurë ndryshe dhe e admironte.

Shumë u afruan të shkruanin dhe ta intervistonin, por as edhe një prej tyre nuk mundi ta realizojë këtë sa ishte gjallë. Kishte një ide, që e rrënjosi te servilët dhe shpura e tij: ai duhej të dilte sa më i përkorë.

Sa i përket Çërçillit, me të gjithë kundërthëniet, edhe biografi Max Hastings, autori i “Viteve të Fundit” dorëzohet dhe shkruan frazën përmbledhëse: “Ishte frymëzimi i tij që e pengoi Britaninë të bashkohej me pjesën tjetër të Evropës duke iu dorëzuar fuqisë së Gjermanisë naziste”. Arti po e paraqet Çërçillin sot me disa fytyra, por në të gjitha një burrë të hekurt dhe tepër të ndryshueshëm me shumë problematika, por duke ia ndryshuar atë veçantinë që ndan mitin me realitetin e  tij. Dhe, kjo përbën dhe njohjen më të mirë!

Po Enver Hoxha? Është ende e vështirë që të bëhet një monografi studimore e tij për faktin e përballjes me realitetin e vendit, që ai la. Në të vërtetë, ai mori të drejtojë një vend pothuaj 100% të shkatërruar nga Lufta e Dytë Botërore, me një infrastrukturë humane pothuaj inekzistente. Sikur të mos mjaftojë kjo, ai e shtyu edhe më tej këtë, kur zhduku edhe ata pak intelektualë, që do mund t’i duheshin zhvillimit të vendit. Ata të paktit që mbetën jo vetëm kontribuuan për vendin por ishte edhe balanca ndaj një regjimi që nuk përmbahej në luftën e tjetrit. Asokohe, tjetri u konsiderua ai që nuk kishte lidhje me idealin komunist apo ta përkrahte këtë. Si rezultat, Diktatura e Proletariatit u fut dhe në Kushtetutë dhe vendi jetoi një nga diktaturat më eksperimentale në botë. Shqipëria nuk i shpëtoi dot linçimit të kundërshtarit të idesë. Por a do t’ia dijë arti për këtë? Në vitet e fundit, sidomos në botë, pamja që na ka ardhur për diktatorët dhe atë që kanë bërë për vendet e tyre ka qenë e diktuar nga konjukturat. Qoftë deri në Hollywood. Dhe, kjo ka dëmtuar dhe politikat lokale, por edhe vetë shikimet historike. A do të ndodhë kështu edhe me Enver Hoxhën? Shumë po i aviten figurës së tij, por ende nuk po shohim një produkt nga ku mund të përcjellin cilësi të larta estetike dhe dëshmi profesionale, që ta zbërthejnë dhe të japin mesazhet e kohës përmes figurën e tij. Ngurrim. Pa njohje. Pa interes. Mbase të gjitha bashkë.

Po si mund të jetë më pas perceptimi i Hoxhës, nëse ky film realizohet? Ky është vërtetë basti i të ardhmes. Ai bast, që anglezët sot e kanë me figurën e Çurçillit të madh, që e ka zbuluar realisht imazhin e vërtetë të Britanisë së shekullit të shkuar. (Homo Albanicus)

11 komente në “Çërçilli dhe Enveri, a mundet arti t’ua ndryshojë imazhet?!”

  1. lisi says:

    Je munduar te krahasosh dy gjera te pakrahasueshme! I mjeri ti per trute qe paske!Curcilli qe nje antropofag safi.Vari k….. reklames qe i ben kapitali

    1. Che Guevara says:

      Autori i kesaj zhgarravine fashiste tenton te krahasoje Curcillin,pronar te 80 kolonive neper bote,qe nga India,Australia etj me Shqiperine,qe vetem lufta clirimtare e komunisteve ne krye te popullit i siguroi 28 mije km/2 qe ka sot,ndryshe sot do flisnim greqisht ne jug e serbisht ne veri!
      Enver Hoxha drejtoi nje vend te varfer ne kulm duke patur te gjithe boten kundra,ndersa Curcilli jo vetem Nobelist u be,por edhe mund ta benin mbret,perandor,kengetar,futbollist,aktor etj sepse ai i sherbente sistemit te tij anti popullor!
      Europa qe eshte sot nuk eshte rezultat i mendjes dhe punes se europianeve,por shfrytezimit te popujve te kolonive te shumta qe kishin neper bote si skllever duke u grabitur te gjitha pasurite e tyre!
      Fakti qe Afrika,Amerika Latine,India,Pakistani,Afganistani etj jane akoma ne sakllaveri,tregon per shfrytezimin barbar qe u eshte bere ketyre vendeve nga Europa!
      Ndersa Enver Hoxha ndertoi gjithcka me djersen e vet,pa marre asnje kredi nga jashte,por me nje politike dinjitoze te brendeshme e te jashtme!
      Keni 28 vjete dhe nuk keni gjetur asnje pasuri nga Enver Hoxha dhe femijte e trij,ndersa nga batakcinjte e sotem te gjithe lideret jane bere miliardere!
      Nuk mateni dot me Enver Hoxhen,por shikoni keta kriminelet dhe hajdutet e sotem,qe nuk kane lene asgje per popullin,por vetem per vete!
      Lexoni cfare akuzash kane bere e bejne vete cubat qe kane sunduar Shqiperine keto 28 vjet dhe do bindeni se ku ishim e ku jemi!

    2. Feniks says:

      Ke kerkuar si breshka qe donte te fluturonte csi shqiponja,por theu koken e vet neper shkembinj!
      Edhe ti o Ben Andoni,zedhenes i kolaboracionizmit shqiptar,do te lustrosesh imazhin tend para padroneve te tu duke marre neper goje BURRIN ME TE MADH TE SHTETIT SHQIPTAR PREJ QINDRA SHEKUJSH,TRIMIN ENVER HOXHA!
      Nuk matesh dot ti,o laro se je ne konflikt interesi!
      Nuk mund ta vleresoje nje kelysh fashisti antifashistin e madh Enver Hoxha!
      Ne se ta mban suma,bej krahasime se cfare eshte bere nga kjo demokracija jote keto 28 vjet me shume se csa beri Enver Hoxha per shumicen e popullit!
      Na rrefe se pse ky sistemi qe mburr ti u krijoi kushte qe nje grusht kriminelesh dhe hajdutesh grabiten te gjithe pasurite e vendit,ndersa mbi 80% e popullit nuk kane buke te hane!
      Na thuaj,o kalemxhi i shitur se pse edhe sot shqiptaret duan te ikin sa me pare nga Shqiperia,kur nuk mjaftoi 28 vjet per t’u mbushur mendjen dhe barkun se rrezuan socializmin per te ngritur lumturine!
      Ku e ke lumturine o vrrome fashiste?
      Pse ka papunesi,pse u shkaterruan minierat,fabrikat e uzinat e ferro kromit,kobaltit,uzina e instrumenteve mates te cilesise larte,uzina e kabllove elektrike,uzinat e ferro kromit,uzina e urese,e superfosfatit,toka bujqesore,bregdeti ,pyjet,mjedisi,lumenjte etj?
      Boll u zhgerryet me Enver Hoxhen se ka mbi 30 vjet qe ka vdekur!
      Edhe sa vjet do t’ia hiddhni fajet Enverit,per mjerimin qe i keni bere ketij populli?
      Doni te hyni ne Europe!
      Mortja qe s’u ha!
      Po kete e doni per vete e jo per popullin!
      Ne nuk jemi futur ne Shqiperi e ju na thoni Europen!
      Bejne mire europianet qe na e shtyjne kete pune se e dine se cfare sundimtaresh hajdute e kriminele kane sunduar Shqiperine!
      Lereni ujkun ne mal,por merruni me cakallin qe po ben kerdine o kalemxhiu fashist!

  2. Shaba says:

    Enver Hoxha i mori qyl te gjitha postet dhe vyrtytet e diktatorit te nje shteti qe e la me popull te raskapitur, por me iden se vuajti sepse Enveri gjoja lumturine nuk do ta merrte me vete po do tia linte Bllokut, pjeses qe kish mbetur dhe e percolli. Enveri e la vleren e tij mbrapa: grupet marksistleniniste boterore dhe femijte e persekutuar te Bllokut.

  3. shabani says:

    Hoxha ishte aktor politik racional machiavelli do ta kishte konsideruar si nxenesin e tij me te mire,komandantet dhe ministrat e pas luftes duhet ta kuptonin dhe te largoheshin nga postet qe kishin zene sepse duhet tu a linin vendin kuadrove te mbaruar ne vendet e europes lindore meqenese ata nuk i leshonin karriget tarasi i degdisi ne burgje por gabimi me i madh i tij ishte sepse nuk kuptoi qe sistemi komunist ishte sistem i deshtuar qysh prej krijimit te tij

    1. Peza says:

      Pse lodhesh kot o lolo i krimit e grabitjes demokratike?
      Kerekoju te bejne nje referendum popullor per figuren e Enver Hoxhes dhge tre mbyllesh ti dhe te trjeret si ty halkene qe ka qelbur Shqiperine deri me sot!
      Ta beri OSBE-ja nje soindazh dhe ju zuri tmerri!
      Cfare doni me?
      Bejeni popullin te jetoje me mire se csa ne kohgen e Enverit dhe do shikoni se sa te qete do jene shqiptaret!
      Fakti qe vetem ikin per dite nga ky vend,tregon se as sot e 28 vjet shqiptaret nuk kane besim tek ky shtet!

  4. Vladimir says:

    Teme interesante.
    Deri tani ka shume pak shkrime objektive, racionale e bindese. Ose shkruajne enveriste nostalgjike te semure e pa vizion ose shkruajne antikomuniste sharamane e nihiliste. Nje shikim 360 grade i Shqiperise se drejtuar nga Hoxha eshte nje zbulim i memories sone, i historise sone, i idealizmes sone te keqperdorur i asaj qe u be mire dhe i asaj qe u be keq.
    Pa dashur te zbres ne detajet e temes, do te doja te jap nje gjykim per vendin tone dhe pasojat e drejtimit disa dekadash nga elita enveriste. Shqiperia e fundviteve 80 ishte nje shtet i kompletuar ne sektoret kryesor te tij si arsimi, shendetsia, bujqesia, industrite, mbrojtja etj, por keto te gjitha ne dore te nje politike dhe te nje elite thellesishte te dogmatizuar, miope e te paafte, qe mbante ne fuqi marredhenie ne prodhim thellesisht improduktive, reaksionare, antinjerezore-barazitariste, fale te cilave shqiptaret qene shnderruar ne dembelhane e gjysemskllever.
    Ne 1990 duhej nje elite vizionare ose se paku nje burre shteti qe te merrte fatet e vendit ne dore. Per fatin e keq fatet e vendit i paten ne dore Nexhmija, Ramizi, Fatosi e pastaj largqofte Azemi, Saliu..

  5. shigjetari says:

    NEjemi legena si shqiptar jemi kot plera te shemtuar kriminela pa vler ,KURSE TE HUAJT JAN TE BUKUR TE ME9UR KAN NDIMUAR BOT KAN BER HISTORI KAN BER 9UDIRA , e çjemi ne shqiptaret kafsh me bisht kemi çliruar vendin ton kemi ruajtir sovranitetin kur politika çurçillit versulte greqin per vorjo epirin ne provokacionet e kushtit te 49tes ,luftonim ne kunder kujt , kunder te huajve qe jan te mir te bukur paqsor dhe liridashes ,o BEN KURVA OR te qifsha ate kurven dakort mor zorraxhi ai ENVERI ishte burri shtetit qe ngriti SHQIPERIN pse e nenvlefteson ne kte menyr sikur plaka jote kishte dashnor çurçillin o njeri pa moral pa byth qe beshtyn perçmon gjen tende qoft e mir apo e keqe dhe mbivlerson gjen e botes qe nuk te ka lidhur as gje ,sa rrac e peshtir dhe inferiore jeni ber mer zot , te vjen turp ti thuash vetes SHQIPTAR kur mendon qe te till jeni dhe ju.

  6. rudin says:

    Enveri luftoi per popullin e tij ndersa churchilli te mbante skllever 1/3 e botes. Beji llogarite vet

  7. alphade says:

    Lexoni Montanelin dhe me sa duket ky Andoni as qe e ka haberin kur
    mundohet te krahasoje Curcillin me Enverin.
    Curcilli ishte nje kryeminister i nje vendi te Madh, i Anglise me 400 mi-
    lion qenjesh njerezore skllever p,sic ishte India,ndersa Enveri ishte nje
    udheheqes i nje vendi te vogel qe doli nga “hici” ,sic eshte “Idea Abso-
    lute” hegeliane dhe me kalimin e kohes u transformue ne “Gjithecka” !
    Popujt e medhenj,sic ishin : Rusia ,Amerika dhe Anglia, bene Luften e
    Madhe, ndersa popujt e vegjel te Europes bene luften e “vogel” ,midis
    te cileve ishte edhe Shqiperia .Prandaj nuk mund te behen krahasime
    te tilla si ne rastin konkret. Curcilli ishte Curcilli i Anglise, ndersa Enveri
    ishte Enveri i Shqiperise. Dhe a mund te krahasohet Anglia me Shqipe-
    rine nga cdo pikpamje . Nje JO multidimensionale !!!

  8. Zgalem says:

    Ceshtja , qe shtron per zgjidhje , Ben Andoni , me duket shume e drejte dhe urgjente , per t’u trajtuar ne te tere gjeresine historike . Mire e ka trajtuar kete problem edhe pseudonimi “Vladimir “ , qe shprehet sakte “ Duhet te sanksionohet memoria historike 50 vjecare . C’eshte bere mire dhe keq“ Deri me sot ka shkrime emocionale , qe e nxijne kete periudhe dhe po kaq shkrime nostalgjike . Ne kete gjendje , kjo periudhe 50 vjecare , gati gjysma e kohes se shtetit te pa varur , qe nuk ka histori . Ne vendet e tjera , qe kaluan stalinizmin ka gjykim objektiv te figurave qendrore , qe drejtuan vendin . Ato kane nje vecanti se kane denuar stalinizmin , ne emer te Krushovizmit , gje qe Enveri nuk e beri . Izolimi enverist ishte i pa shembellt , por gjithsesi duhet te gjendet moduli i vleresimit , per te mos len kate boshllek te madh historik . Jam kurioz te di si u mesohet nxenesve dhe studenteve historia e shtetit tone . Jane te vonuar shkencetaret , per te gjetur ballancen e vleresimit te kesaj periudhe te rendesishme , per popullin dhe historine e tij .
    Zgalem . 12 prill 2018

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje