PD në kërkim të një lideri “popullor”

6 Prill 2018, 21:55Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Më në fund Lulzim Basha i ka dhënë fund hamendësive të një pjese të deputetëve të rinj të grupimit të tij parlamentar, se “kryetari nuk ulet gjallë në tokë sepse do keqkuptohej nga Rama”. Por Lulzimi u ul, madje në mes të autostradës, duke e mbajtur fjalën për “protestën popullore dhe bllokimin e rrugëve”, por sërish duke mos u konfimuar si “lider popullor”. Partia Demokratike ka vite që kërkon një lider karizmatik, një lider që të jetë popullor, serioz dhe i pranueshëm nga shumica e anëtarësisë së zhgënjyer. Edhe Kukësi e ka nxjerrë bllof PD dhe shpurën e Lulzimit që edhe pse morën rrugën drejt verilindjes, edhe pse “protestuan”, edhe pse dhunuan uniformat blu ditën e gjyqit, duket se asgjë nuk ka ndryshuar.

Thirrjet e Lulzimit për “mosbindje civile, mospagimin e taksave dhe tatimeve” si dhe thirrjet e tjera sa luftënxitëse aq edhe banale për një lider parti apo dhe grupim deputetësh, treguan se kjo opozitë ndodhet pa “kokë”, pa liderin e saj, pa drejtuesin e saj. Madje thirrjet e tij nuk i dëgjuan dhe nuk ju bindën as deputetët e opozitës. Gjithçka në PD-në e Lulzimit është spontane, është kuturru, madje gjithkush vendos me iniciativën e tij, vendos Ervini, vendos Grida, vendos Flamuri, vendos Mziu dhe Strazimiri.

Gjithçka duket sikur është një garë e shfrenuar mes tyre, për ti zënë vendin Lulzimit ndoshta pas Kuvendit Kombëtar, ose deri para zgjedhjeve lokale, periudhë në të cilën edhe Berisha ishte dakort që ai të largohej. Brënda selisë blu, përshfaqen shumë mendime dhe ide për “liderin” e të ardhmes, më të vjetrit mendojnë se “ai duhet të jetë si Berisha dikur”, të rinjtë mendojnë se “ai duhet të jetë si Lulzimi”. Por ka edhe prej tyre që mendojnë se lideri duhet të jetë “shumë popullor”, pasi Lulzimi nuk i përmbush kriteret e duhura, sepse ka dështuar, dhe kjo e bën edhe më të vështirë gjetjen e tij.

Partia Demokratike e Lulzimit, edhe kësaj here u mundua maksimalisht të organizonte “protestat popullore”, ashtu siç bëri në 18 dhjetor 2017 dhe 27 janar 2018, u mundua të bënte opozitën, dhe ti mbushte mëndjen demokratëve se “erdhi ora e marrjes së pushtetit ndaj të ngrihemi kundër kësaj qeverie”.

Askush nuk e ka besuar dhe nuk do ta besojë PD dhe opozitën e Lulzimit, përsa kohë asaj partie i mungojnë gjithçka, duke nisur nga serioziteti drejtimit, programi i detajuar për të bërë opozitën në 4 vjet, i mungojnë strukturat legale të zgjedhura sipas statutit, forumet e dala nga Kuvendi Kombëtar, etj. PD sot gjendet në krizën më serioze të saj si forcë politike, pasi i mungojnë alternativat kunkuruese, që do ta bënin të besueshme si opozitë serioze, përballë një qeverisje që ka shumicën në Parlament. Duke i dalë në mbrojtje gjithmonë personazheve të dhunës ndaj pronës dhe institucioneve publike dhe private, duke i dalë në mbrojtje gjithmonë fajtorit dhe jo viktimës, duke i dalë në mbrojtje antiligjit , madje edhe prokurorëve dhe gjyqtarëve që kanë rezultuar nga Vettingu si “të korruptuar dhe të inkriminuar” me pasuri marramendëse, PD e Lulzimit ka denigruar gjithçka me vlerë që mund të besohej se kishte ajo forcë politike që pretendon se është e djathtë.

Gjithçka ka qenë rezultat i mungesës së një lideri apo “timonieri” të aftë, që PD-së ka vite që i mungon. Ajo parti, nuk dihet sepse mund të quhet akoma politike, kur veçse politikë nuk prodhon, nuk dihet sepse mund të quhet opozitare kur veçse opozitë nuk prodhon, nuk dihet sepse quhet demokratike kur atje veçse demokratike nuk janë as mbledhjet, as takimet, as zgjedhjet, dhe as ata që zgjidhen për të drejtuar forume fantazëm.

Në situatën në të cilën ndodhet kjo parti opozitare, duket se zgjidhja më e mirë për të ardhmen e saj, do të ishte dorëheqja e gjithë stafit drejtues të përfaqësuar nga Lulzim Basha, dhe ftesa publike drejtuar çdo qytetari dhe intelektuali të këtij vendi, që e ndjen se duhet të kontribojë në ringritjen e një partie të djathtë, që është goditur ashpër nga një grupim me mentalitet të theksuar marksist.

Por PD e Lulzimit, nuk ka gjasa ta bëjë këtë revolucion demokratik, që do ta shpëtonte këtë forcë politike nga asgjesimi politik, pasi ajo është marrë peng nga njerëz kokëfortë që janë betuar ta shkatërrojnë atë nga themelet. PD duhet të hapë “tender publik” deri në gjetjen e një lideri popullor, dhe mundësitë natyrisht janë të shumta, ndryshe ajo parti do të rrënohet jo vetëm nga humbjet në çdo zgjedhje, por edhe nga largimet e përvitshme të atyre që dikur u anëtarësuan 27 vjet më parë atje me shpresën e madhe se “liria dhe demokracia tashmë e kanë simbolin e tyre në Shqipëri”.

7 komente në “PD në kërkim të një lideri “popullor””

  1. Cuku says:

    Une propozoj per Kryetar te P.D.
    1.-Muslluk Murriz Ferren
    2.-Krric Bari Falliun.
    3.-Grrifsha Duma Sh qina
    Me nje nga keta Kryetar P.D. e ka te sigurte fitoren qe ne zgjedhjet e ardhshme te vitit 3018
    Pale po te ishte
    1.- Shkop Noka
    2.- Genci Trapimiri
    Edhe ne enderr do fitojne zgjedhjet…..

  2. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Nuk na rruhet ne o zoti Ajazi se ca kerkon PD-ja, rendesi ka ca kerkon populli dhe nuk ka rendesi se ku e gjen populli Liderin qe kerkon, e gjen ne PD, ne PS apo mund te dali ndonje Lider qe nuk e dime akoma qe ekziston bile as ai vete mund te mos ta dije, se ka dhe njerez qe behen Lider nga rrethanat dhe rastesite. Populli duhet te levizi dhe nje popull qe leviz pjelle Lider jo nje popull qe fle gjum, nje popull qe fle gjume qameti pordhe do prodhoje. Apo sipas teje duhet te ngjisim njoftime neper shtyllat e rruges ku te thuhet: Kerkohet Nje Lider, te interesuarit te paraqiten prane zyrave te punesimit. Ju ngeli ne goje PS PD PS PD PS PD, oooooooooo mendjeeeeeeee pas 100 vjetesh do jene shuar edhe PS edhe PD po shqiptaret do jene akoma ketu e me kete mendje PS PD akoma ne kete derexhe do jene.

  3. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Nuk na rruhet ne o zoti Ajazi se ca kerkon PD-ja, rendesi ka ca kerkon populli dhe nuk ka rendesi se ku e gjen populli Liderin qe kerkon, e gjen ne PD, ne PS apo mund te dali ndonje Lider qe nuk e dime akoma qe ekziston bile as ai vete mund te mos ta dije, se ka dhe njerez qe behen Lider nga rrethanat dhe rastesite. Populli duhet te levizi dhe nje popull qe leviz pjelle Lider jo nje popull qe fle gjum, nje popull qe fle gjume qameti pordhe do prodhoje. Apo sipas teje duhet te ngjisim njoftime neper shtyllat e rruges ku te thuhet: Kerkohet Nje Lider, te interesuarit te paraqiten prane zyrave te punesimit. Ju ngeli ne goje PS PD PS PD PS PD, oooooooooo mendjeeeeeeee pas 100 vjetesh do jene shuar edhe PS edhe PD po shqiptaret do jene akoma ketu e me kete mendje PS PD akoma ne kete derexhe do jene..

  4. Tavarish Lyli says:

    partia e Saluysh-lulushkes njuk eshte as politike,as opozitare dhe as demokratike,sepse me keto tre percaktime s’ka as nje fije te perbashket.Ajo eshte nje konglomerat gangsteresh (sidomos ne udheheqje),arivistesh lloj lloj dhe ne mase jo te vogel i jane ngjitur si mizat e kalit lloj lloj agjentesh te UDB-se e jo vetem te tipit Noka,Berisha,lyli(te cilit nuk i dihen rrenjet) e te tjere,te cilet sic me te drejte shkruan autori i shkrimit bejne cfare kalon nga dora e tyre dhe te pamunduren te mundur qe te demtojne interesat e vendit e te populit dhe nuk mbahet mend qe te kene mbajtur me koshience qofte dhe nje here te vetme qendrim pozitiv per nje ceshtje.Gjithmone do perkrahin kriminelet,te korruptuarit,politikane apo jo,gjyqtare,prokurore,aktiviste te tyre etj etj dhe do perbente lajm neqoftese do kish nje qendrim te kundert me kete.Sa hap televizorin apo lexon gazeten dhe sheh apo degjon nje prononcim te kesaj te ashtuquajture parti,pa lexuar apo degjuar akoma gje, menjehere e parashikon dhe me pak i zgjuari se lyli,Berisha e mosketjeret e tyre do pozicionohen negativisht per problemin,ne kundershtim me mendimin e pergjithshem te nje personi apo partie me mend ne koke.Kjo shoqate avokate e krimit dhe e te keqes ne shqiperi ka shume gjasa,po te stabilizohet sistemi politik ne shqiperi, te propozohet te dale jashte ligjit,sepse me ligjin dhe drejtesine e me mbrojtjen e interesave te popullit,te djathte e te majte nuk ka te beje fare.Ka te beje vetem me interesat e “familjes Berisha” dhe te dishepullit Lyl tavarishit e mosketjereve te tyre Strazos,Alibeajt,Palokarit etj etj.

  5. ENDE PD-ja ESHTE E BERISHES ME HIPOTEKE.
    BASHA KA LIDH NJE KONTRATE QIRAJE PER PERDORIM TE PD-se PER NJE AFAT…?
    KY OBJEKT ME KETA PRONARE ESHTE I PALIGJSHEM.
    QE TE LIGJEROHET PRONESIA MBI PD-ne , DUHET NDRYSHUAR PRONARI , I CILI DUHET TE DALE NGA :
    1- E DJATHTA E VERTETE.
    2-NGA KLASA E ISH TE PERSEKUTUARVE.
    3- NGA ISH TE PERNDJEKURIT POLITIKE.
    OSE
    4-NGA KLASA E RE KAPITALISTE SHQIPTARE.
    POR BERISHA AS MOS E MENDONI SE DO TA LESHOJE PRENE ( PRONEN ) E VET.
    AI ATE E KA SI I MBYTURI QE MBAHET PAS FLOKEVE TE SHPETIMTARIT.

    CDO AKUZE QE I BEHET PER VJEDHJE APO SHPERDORIM POLITIK EDHE TANI QE NE ” … ” E PERDOR SI HIJE PD E QUAN SULM POLITIK ME MBUROJE MBROJTJEN PERSONALE.

    NDAJ SHTROHET SI EMERGJENCE KRIJIMI I NJE FORCE TE RE POLITIKE QE DO TE KRIJONTE PREMISAT PER TE SJELLE NE PUSHTET TE DJATHTEN ME LIDER TE DALE NGA SHTRESAT E MESIPERME.
    KJO FORCE DO TE PERBENTE ALTERNATIVEN ME TE BESUESHME PER TA SJELLE ME SHPEJT OPOZITEN NE PUSHTET.
    NESE DO SHKOHET ME IDENE E RIGJENERIMIT TE PD-SE
    NESE DO MENDOHET SE PD ESHTE ASET I VYER PER VENDIN GABONI RENDE.

    PD-JA KA QENE ESHTE DHE DO TE MBETET NJE ASET I VYER PER BERISHEN MBUROJE E TIJ POLITIKE DERI SA BERISHA TE JETE GJALLE.
    NDAJ NESE DONI OPOZITE TE RE DHE TE FORTE
    NESE KERKOHET TE VIHET SA ME SHPEJT NE PUSHTET RRUGA ESHTE KRIJIMI I NJE FORCE TE RE POLITIKE ME NJE LIDER QE I PERBASHKON SHTRESAT E LARTPERMENDURA.

  6. Lili says:

    Sa ma shpejt te shuhet kjo parti aq ma mire. Pra ftese shqiptareve qe te vazhdojne mos me votuar kete mbetje te PPShse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje