Nga Alfred Peza
Për ambasadorin amerikan në Tiranë Donald Lu, “në çdo demokraci, njerëzit duhet të ngrenë zërin. Po ashtu, kanë të drejtë që në mënyrë paqësore të mos lejojnë qeverinë e tyre të kryejë abuzime, por duhet ta bëjnë këtë paqësisht. Nëse do të bllokojnë rrugë, të mos paguajnë taksa, apo të bëjnë veprimtari të tjera të jashtëligjshme, duhet të jenë të përgatitur për pasojat ligjore. Shtetet e Bashkuara të Ameriës kanë një traditë të gjatë me mosbindjen civile, por ata persona, ata protestues kanë qenë të përgatitur të shkojnë në burg për bindjet e tyre.”
Ka qenë kjo përgjigja që kryediplomati amerikan në Tiranë dha për pyetjen se çfarë mendonte ai për vendimin e opozitës shqiptare në lidhje me thirrjen që i ka bërë qytetarëve “për mosbindje civile”. Një përgjigje shumë e qartë që nuk le vend për ekuivoke. Duke ndihmuar në këtë mënyrë edhe publikun që të pozicionohet edhe më qartë në këtë debat.
Përsa i përket historisë së mosbindjen civile në SHBA, rikujtojmë se ajo lidhet me një xhest krejt të thjeshtë në dukje, të Roza Parks në 1 dhjetorin e 1955 në Montgomery të Alabamës, e cila refuzoi ti bindej urdhërit të shoferit të autobuzit që të çohej nga vendi i saj në “seksionin me ngjyrë” për një pasagjer të bardhë, pasi seksioni që i takonte vetëm të bardhëve, ishte plot. Edhe përpara Parks kishte të tjerë që kishin refuzuar si edhe ajo dhe kishin përfunduar në burg. Parks ishte rrobaqepëse në një dyqan dhe kundërshtimi i saj dhe bojkoti i autobusit Montgomery u bënë simbole të rëndësishme të Lëvizjes Moderne për të Drejtat Civile. Siç thuhet në tekstet e historisë, ajo u bë ikonë ndërkombëtare e rezistencës ndaj ndarjes racore, duke bashkëpunuar me Edgar Nixon dhe Martin Luther King Jr.
A ka ndonjë lidhje thelbi i kësaj historie me thirrjen e opozitës shqiptare?
E para, mosbindja civile është një akt që lind vetëvetiu si një rebelim ndaj një padrejtësie të qeverisë, shtetit apo sistemit dhe bëhet për të tërhequr vëmendjen e klasës politike derisa ta detyrojë për ta ndryshuar atë, në mënyrë, rrugë, forma e metoda paqësore.
E dyta, asnjë lëvizje për të drejtat civile nuk ka patur sukses, nëse në të janë përshirë partitë politike, në mazhorancë apo opozitë, pasi interest e “mosbindjes civile” drejtohen kundër të dyja palëve, ose kundër gjithë klasës politike në tërësi, që shihet si shkaktare e asaj ndaj së cilës bëhet rebelimi.
E treta, si mund të quhet mosbindje civile një akt që nisi nga qytetarët, e iu rrëmbye atyre ditën për diell, sapo u pa që kishte shkëndijat e para të një suksesi të mundshëm. Duke e shndërruar atë menjëherë në një aksion politik thjeshtë dhe vetëm për qëllime afatshkurtëra pushteti.
E katërta, si mundet që të quhet “mosbindje civile” një nisëm për të cilën liderët politike të opozitës i caktojnë qytetarëve edhe ditën, edhe orën, edhe vendin, edhe llojin e mosbindjes aspak civile që duhet të zhvillohet nga militantët, drejtuesit e partive dhe deputetët e tyre?
Dhe e fundit, këtë lloj të ri e shqiptar të mosbindjes civile, kjo opozitë e tentoi ta aplikonte edhe pak vjet më parë, po kundër qeverisë socialiste dhe Kryeministrit Edi Rama dhe nuk pati asnjë sukses. Çfarë e shtyn këtë radhë të mendojë se duke u sjellë njësoj, do arrijnë që të marin në fund, dy produkte diametralisht të kundërta?! Pra, nëse dështuan njëherë, pse duhet të besojnë se do të kenë sukses tani?
E vetmja gjë që mund të fitohej këtë radhë, do të mund të arrihej nëse ky aksion do ti lihej në dorë ashtu siç edhe nisi, vetë qytetarëve. Pas kësaj që po ndodh, e vetmja gjë civile që mund të arrihet, është mosbindja e qytetarëve, se një ditë partitë edhe mund ti zëvendësojnë./Alpenews.al
Ja dhe bajga që u gdhi miliarder…!Shkon deri në Amerikë e na tregon misbindjen civile… Po të kishin lekët e tua ata njerëzit, askush nuk do merrej me rrugët… por ti ke lind me këmishë. Ishallah të vihet Lu-ja edhe ty…!
Ky gazetar i ngjan qenit rrahur.
Kur ishte i internuar ne Berat
Beqir Balluku rastisi qe te
beheshin nje pale zgjedhje
dhe Beqiri shkoj te votoj.
Shkoj te votoj po ne dore mbante
portretin e Enverit,tamam si
ne sup/arme.
Keshtu me ngjason dhe Fred Peza
mbas asaj qe hoqi nga Edirama.
O GEZIM kam nje keshille shume qytetare per ty.. ik vrit vehten dhe lehteso ata qe te rrethojne nga prezenca jote. Kma besimin qe do jene me te qete ne kete jete pa pasur prezent ty me llogjiken dhe analizen tende pocaqi ne themel me kete qe thua ne komentin me siper. Ky tipi nuk u gdhi milioner por ka punuar si gazetar terreni per vite me radhe dhe ne kushte mesjetare . Intervista me Zan caushin ne Vloren dhe colen e atyre viteve i takon ketij, merita. etj etj por kryesorja eshte qe edhe pse mund te jete bere miljoner ky duke bere ndonje manover fiskale gjithsesi qendron FAKTI qe ky tipi i ka deklaruar keto leke PARA se te behej deputet dhe te kishte pushtet politik me prejardhje nga vota o hajdar.. miljoner le te behen njerezit se eshet shume demokratike dhe shume normale ne kete planet o lafshe !!! Rendesi ka mos te vjedhin leket e tjetrit ne menyre te kundravjatshme penale dhe mos te abuzojne me pushtetin publik dhe detyren publike. FAKTI qe keto leke i ka pasur PARA se te merrte keto detyra duhet te beje ty qe mos te shkruash komente te tilla me tendence moterqire mendoj une kshu shume qetesisht, per thjehst faktin qe ky tipi ste pelqen sepse perkrah te drejten dhe eshte kunder idealeve komuniste, kriminale te saliut dhe bandes se tije fisshkedhyer. Kjo eshte e verteta dhe realiteti prandaj te sugjerova ate keshillen miqesore me siper. Me te mira vlla !!!
ka nje detaj te vogel, nuk korrespondojn taksat qe ka paguar ne shtet me kohen kur thote qe ka bere 1 milion euro. kupto, ka nje deficit ne taksa qe quhet evazion fiskal dhe ne amerike te lerojne anenë per evazion fiskal sikur dhe me i bukri te jesh. tani ne dac hipi ne dac zbriti po kujdes mos i lesh ke gardhi.
Doli edhe pacavurja e Pezajve te na shpjegoje demokracine. Per kete pacavure dhe plehren e kryeministrise, nuk duhet te kete rreagim dhe protesta per padrejtesite dhe barren e padurueshme te varferise e taksave. Jo. Duhet vetem bindje civile e te shtroni kurrizin, qe te kalerojne keto lloj shushunjash te shpifura. Fuck off Peza!
Doli edhe pacavurja e Pezajve te na shpjegoje demokracine. Per kete pacavure dhe plehren e kryeministrise, nuk duhet te kete rreagim dhe protesta per padrejtesite dhe barren e padurueshme te varferise e taksave. Jo. Duhet vetem bindje civile e te shtroni kurrizin, qe te kalerojne keto lloj shushunjash te shpifura. Fuck off Peza!.