Nga Anri Bala
Më gëzove dhe më lumturove, kur u çove dhe protestove, duke menduar se po të bënin një padrejtësi! Nuk kishte rëndësi fare për mua, se sa rëndonte faji mbi ata, që të dënuan me gjobë dhe ata që të kishin dënuar shumë kohë më parë. Për mua, për ne, për njeriun papërkrahje dhe të vetmuar, ajo që ju bëtë, ishte një shkëndijë për të shpresuar, se po zgjohemi dhe ndërgjegjësohemi.
Por… ma shuat shpresën, shumë shpejt, kur i’u tunduan djajtë, që “Zot na ruaj”, ishin kthyer në engjëj, e kishin dalë me lot në sy, për tu mbrojtur e zgjidhur hallin, por që vetëm nga ata nuk zgjidhej, sepse halli hallit nuk i ngjan: Ju aty për varfërinë tuaj, ata aty për babëzinë e tyre!
Si më bëtë zemërthyer, që pasi i refuzuat disa herë dhe u kërkuat që të largoheshin e qëroheshin, për të mos e përdhosur kauzën e protestës, më në fund u dorëzuat. Mos o njeri mos! Kaq shumë të ka hyrë thika në palcë, sa bajoneta e tyre e dikurshme, të duket gjilpërë nga biçaku i sotëm?!
Mos o njeri, mos u dërëzo, duke i dhënë “piromanit” shkrepsen, për t’i vënë flakën shtëpisë tënde, tonës, dhe gjithçkaje, për të plotësuar dëshirën e tij: “Flakë dhe tym”, mbi gjithçka që i del përpara.
“Piromania” është sëmundje, e “piromani” djeg dhe shtëpinë e tij, por jo soji i këtyre. Këta janë gati të na shohin të digjemi e përvëlohemi, pa ju dridhur qerpiku, që ajo që do lëm mbrapa, të jetë e tyre, për të mos kërkuar as ndjesë, se nuk paguan… kur na dogjën.
Si ju gënjyen o të gënjyer, me histeri e dhembje imagjinare, me poshtë… ai dhe lartë… këto, që pak kohë kanë që janë rrëzuar, po nga ne, sepse hipën aq lartë, sa nuk zbrisnin dot më poshtë, e vetëm rrëzimi do i shpëtonte?!
Ne gabuam, sepse duhet t’i kishim gremisur, jo për të shpëtuar ata, por veten, të ardhmen, jetën që na e morën peng, e po na e marrin akoma, pa i’u dridhur syri, si grabitqarë të panginjur.
Si ju mashtruan dhe i’u nxorrën nëpër rrugë, për drejtësi, liri, begati… si ajo e tyrja, apo e keni harruar?! Drejtësia e tyre… kur vrisnin njerëz që protestonin, si ju dje, që të them të drejtën, nuk i’u a kuptova “kauzën”, aty në rrugë të madhe, në rrugën e të gjithëve?! Ata as që pyetën kur vranë e masakruan, aty në mes të rrugës së madhe, rrugës së të gjithëve, e pavarësisht “kauzës” së protestës. Bile u mburrën e u krenuan se kishin bërë detyrën… duke ekzekutuar popullin.
Liri, si ajo e tyrja, kur vidhnin gjithçka dhe nuk pagunin për asgjë?! Begati… për vete, të zhytur në luks duke na zhytur në llucë ne, ju, ata dhe cilindo njeri, që jeton me djersën e ballit.
Vërtet nuk i’u kapi sedra dhe nuk i’u errën sytë, kur Mercedez e BMW të rënda, të zeza, të shtrenjta, sa disa shtëpi… si tuajat, ju kalonin pranë dhe ndalonin për t’i u përshëndetur dhe protestuar me ju. Vërtet nuk ju “zuri gjaku”, kur pas xhamave të zinj, shfaqeshin fytyrat e piromanëve, që tashmë e kishin marrë fitilin e dinamitit, e i’u duhej vetëm shkrepsja, për të shpërthyer vendin dhe vrarë të drejtën tuaj për të protestuar?!
Atë shkrepse e ke ti vëlla në dorë, mos e jep, sepse më dhemb zemra, nëse vazhdojnë të tallen këta të poshtër, që guxojnë të të fusin në mes të flakëve, për të shpëtuar bythën e tyre! Mos e jep atë shkrepse, por ruaje dinamitin e zëmërimit, ndaj cilitdo që të shkel dhe dhunon! Mos e jep, sepse atëherë ke harruar poshtërimin dhe ke shitur nderin. Mos e jep nëse të dhimbet shtëpia jote, shtëpia jonë e përbashkët… Shqipëria!
E ke qare…Shkruaj me shpesh te lutem.
Shkrim i goditur . Me shume metafora qe i japin kuptimin e vertete realitetit ku jetojme . Por ….. , jam Pak skeptik per kauzen . Ne fakt ajo qe ne pamje duket si proteste spontane e disa banoreve , nuk eshte tamam ashtu . Protesta ka qene e mire menduar , ne shqup . Dite para protestes se Kukesit , pederet dhe leshliret paskeshin koordinuar aksione te ngjashme . Me saktesishte , ata perfituan nga nje takse qe implikonte nje zone ku Kane me shume akses . Te kesh nje si Mul Noka , nuk eshte e veshtire te mbledhesh 100,syresh qe bertasin pa e ditur se perse . Djegja dhe prishja e ambienteve te konçesionarit , eshte sinkron me barbarite mbi bunkart apo kendin e lojrave . Edhe ne ato raste Mulo-ja , ( Mulo mushka ne italisht ) , i paraprinte kontigjentit çeçen . Pse them qe protesta eshte teresishte e inskenuar . E para , ata , qytetaret , si u organizokan vete ? Pa nje sindikate , pa shoqeri civile , pa , pa, pa . Eshte e qarte qe opozita Duke mos patur asnje mundesi te permbyse rezultatet e zgjedhjeve lokale , e me pas ato politike , ka gjetur ” formulen ” . Bllokimin e jetes ekonomike e shoqerore . Nje gje e ngjashme ndodhi me qeverine Nano 1 ne 1991 . Mirpo jemi gati tre dekada larg , dhe gjerat nuk Jane ne analogji . E para , shqiptaret ne 27 vjete , e blejne buken e perditshme 15-18 Here me shtrenjte . Sot Shqiptari blen nje lidhje uje 6×1,5 =9litra , me 300 leke te reja . Pa lene ketu pa permendur , naften apo produktet e shportes . Dini gje ju njerez te atij vendi , ka patur ndonje greve , a mos bindje incivile si i thone tani ? Zero . Zero tituli thoshte Murinjo . Zero greve themi ne . Po le te vijne tek aspekti ligjshmerise . Po veme re bllokime te rrugeve . E para nje grup aty , e nje atje , me nga 200,kamikaze , nuk mund te bllokojne jeten , aktivitetin , e 2 milion qytetareve . Do te protestosh ? Sh .mire . E para merr leje ne drejtorine e policise . Caktohet vendi , ora . Dhe organizatoret pergjigjen penalisht per devijimin e protestes . Mirpo ata kete nuk e bejne . Nuk e bejne se dalin zbuluar . Pasi nuk behen dote bashke , me shume se 3-4-5,mije te paguar . Por edhe keta te vijne nje , dy Here , pastaj iikin nga Kane ardhur . Dakort me reduktimin e tarifes . Por jo eliminimin total te saj . Ajo rruge nuk.ka gjasa te mbijetoje pa sherbime . Dhe sherbimi paguhet . Dhe eshte me e udhes te paguash per sigurine tende e te mjetit qe zoteron . Se sa te hedhesh para ne ere per bakshishe e per tallava . Shqiptar te dalim nga orientalizmi . Mos bejme si garipa kush i le me shume bakshish kamarierit .
Brav e madhe!