"Protesta skenar rus për të krijuar destabilizim të Shqipërisë, skema është sërish ajo e Çadrës, por këtë herë duan përplasje me policinë"

9 Prill 2018, 17:28Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Brezi i ri i shqiptarëve po krijon patriotizmin e ri shqiptar në nivelin e shoqërive perëndimore; por sot në Shqipëri drejtojnë antishqiptarët e korruptuar.
Të shitur
Hajdutë
Njerëz të degraduar si Kryeministri aktual shqiptar.

Pyetja që duhet të ngrihet sot është kjo:
Si mund ta durojnë shqiptarët një shitës të interesit kombëtar si Edi Rama që për më tepër është dhe një i paaftë dhe me ligësi ekstreme kundër shqiptarëve?

Ky kryeministër nga frika e ndëshkimit kërkon të kthejë shqiptarët në kulturën osmane sipas kokëtrashësisë të një presidenti turk që pret të vdesë në ndonjë çmendinë, se andej ka dalë.
Kurse, Rama, i bashkuar edhe me Berishën, që të dy po presin edhe nga ndihma ruse.

Të korruptuarit e niveleve të larta të politikës të të dy krahëve janë të gjithë të bashkuar që, nga frika e Reformës në Drejtësi dhe ajo e hetimit radikal që po bën ndaj tyre FBI, po kërkojnë ndihmë nga fqinjët pushtues territoresh shqiptare. Dhe, nën këtë funksion, presin një ndihmë “ekspertize” nga Rusia për të krijuar destabilizim të Shqipërisë.

Ndërkohë nga Rama pritet që ky me të ashtuquajturat reforma në shtresën ekonomike, të ngacmojë shqiptarët që këta të revoltohen me të drejtë.

Skema është sërish ajo e Çadrës, por këtë herë duan përplasje me policinë ku kërkohet që të gjendet rasti për përplasje fizike, në mënyrë që të ketë vrasje në turmë. Kuptohet tani që kjo ka qenë arsyeja që policia nuk u duk fare për të qenë prezente në tubimet e paligjshme të një jave më parë, dhe kuptohet gjithashtu që kjo është skemë ruse. Se këta e trashëgojnë që nga koha e Leninit.

Dhe shumë mirë që kanë filluar procedimet penale kundrejt organizatorëve; dhe arritje e madhe është gjithashtu që kryeministri aktual nuk ka fare akses në drejtimin e policisë.

Por asgjë nuk mund të bëjnë dot të gjithë këta, se politika amerikane dhe FBI i ka marrë të gjitha masat. Kurse, pikërisht për këtë, kryeministri Rama duhet të japë dorëheqjen. Sigurisht që kjo dorëheqje do të jetë në favor të tij; sepse pas shuarjes së sigurt të këtij procesi, gjithçka do të jetë shumë më e rëndë për të.

Edhe për socialistët sot, interesi i tyre në lidhje me vazhdimin normal të qeverisjes, është një qeverisje pa Edi Ramën.
Sot është e provuar nga shërbimet perëndimore që Rama dhe Saliu janë bashkë në ndihmën që po kërkojnë nga Moska. Edhe ambasadori amerikan, Donald Lu, që u pyet para disa ditësh konkretisht për këtë çështje, nuk e përjashtoi Ramën nga bashkëpunimi me Moskën.
Atëherë: çfarë presin më socialistët?

Megjithatë, të gjitha përpjekjet për destabilizim janë të dështuara, sepse janë të kapura nga FBI që sot është shumë prezente në Shqipëri. Shqipëria është e pamundur të destabilizohet, dhe procesi i ngritjes së botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor do të vijojë.

Kurse, edhe ngritja e frymës patriotike e shqiptarëve, jam i sigurt që do të vijojë të ecë për formulimin modern të strukturës bashkuese kombëtare shqiptare, drejt Bashkimit Europian.

Ndërsa stabiliteti i Shqipërisë është domosdoshmëri e kohës; sepse Shqipëria bashkë me Kosovën janë të parat shtete të Ballkanit Perëndimor që do të pranohen në BE.

Ne shqiptarët nuk duhet të harrojmë se, pranimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, fillon esencialisht procesin e bashkimit shqiptar drejt Shqipërisë etnike. Ja, kjo është edhe arsyeja e dëshirës për destabilizim të Shqipërisë nga korrupsioni shqiptar dhe politika e Moskës dhe ajo e Beogradit.

Por, vërtetë mendojnë këta trutharë moskovite, beogradas dhe shqiptarë të korruptuar se do të jenë të zotë të mundin sot forcën e Amerikës dhe skemën e saj të interesit të madh amerikan, në aleancën amerikano-shqiptare për Ballkanin Perëndimor?

29 komente në ““Protesta skenar rus për të krijuar destabilizim të Shqipërisë, skema është sërish ajo e Çadrës, por këtë herë duan përplasje me policinë””

  1. Bardhyli says:

    E shyqyr, te erdhi mendija Sparto.

    1. Tony uk says:

      O Avokat Spartak Adhamudhi po e gjete cfare ndryshimi ka kaka me mutin,atehere do te besoj!!

  2. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    hera e pare qe i tredhuri[atheos] Ngjela nuk ”fajson” Athinen per ”felicita-n” e gyzeleve sunite…………!
    kete here i qenka sulur sulltan Erdoganit,por pa harruar si gjithmone Mosken apo Beogradin……….

  3. gjyshja...... says:

    “LESHI I PAJDHIT TE PALARE……”
    thoshte gjyshja e mire e lagjes
    per keto lloj derdimenesh qe fati i ka sjelle qe te shkruajne neper portale!
    ndersa ne kemi zgjedhur komentet neper keto hapesira …..
    Kaq shume ia ka shkerdhyer trurin ketij BURGU sa qe edhe Mero Baze kenaqet qe e ka per te shtuar klientelen dhe komentet….
    Para pa hesap……..

    1. Ray says:

      Ti qelbesire qe perdor kete fjalor nuk duhet te lejohesh te shkruash. Plehra te kombit. Rrugecer.

  4. Azio says:

    Obobo.Spartak na lodhe me keto budallalleqe qe shkruan.Nga e di ti more matuf qe Rama qenka pro rush?
    Edi Rama eshte nga lideret me te afte qe ka zgjedhur populli shqiptar.Ai ka nje meshtetje europiane dhe amerikane jo per qejf,por per udheheqjen e vendit me reformat te jashtezakonshme drejt Bashlimit Europian.Prandaj populli e do dhe e respekton, sigurisht no tipa idiote si ty,apovrases hajdute e maskarenj si Berisha,Basha dhe zagaret e rrugeve qe I shkojne mbrapa ketyre plehrave.

  5. Nasi says:

    Ja ke fut pordhes kot o avokat. Edi nuk ka lidhje me psikopatin sali.

  6. Ballist puro says:

    Avukat ke shume te drejte ?

  7. Mario says:

    U rrite e su poqe
    E ngele kok loqe or Tak.

  8. frani says:

    Ky ka ikur nga mendja..duket sikur CIA komunikon cdo dite me kete gjynafqar….por rendesi ka te mbushen portalet…

  9. kico spiri nga zagoria says:

    ti je si thes mielli bosh dhe i palare,sa here ti biesh aq tym nxjerr.nuk e dija qe rama ka shitur interesin kombetar.po mendoj kur e ka bere dhe cfare ka shitur?edhe shba,edhe europa po e vleresojne,me te mirat dhe gabimet e veta.theksojne se ka progres.ti thua se progresi eshte i amerikes qe drejton ne shqiperi.po me cilin drejton?me ty,te gjithediturin?apo me qeverine e edit?pra suksesi i amerikes dhe europes eshte edhe i edit.thua sa edi ka shitur interesat kombetare.nderkohe qe drejton amerika,sic thua ti.?!sipas llogjikes tende te rrjedhur,ose i jane shitur interesat kombetare amerikes nga edi,ose se bashku me ameriken jane shitur interesat kombetare te nje fuqie trete.o taku ,ke marre fund,po del antiamerikani vertete.he mut te te lumte.

  10. Tiki taka says:

    Ore ky na hoqi mendjen!!! Po nga t’ja mbajm ne more i rrjedhur! Kush sipas teje do bej dicka per ate vend?! Boll o te qifja ropt ku ti kesh ! Hajde ti behu km. Po paske qen gomarr fare ore! Me ufot flet o matuf?! Vetem ters nxjer nga goja! Ik ore vdis se na cave saliun.. o Mero! Po ci nxirni shkrimet e ketij te rjedhuri

  11. Halil Gjelaj says:

    Ky ndonjeher me mendimet e tija edhe Ajnshtajnin do e linte pa fjale.Teori konspiracioni te papara.Mbase ja qellon ndonjehere ku i dihet. Vazhdo Spartak vazhdo!!!!

  12. Monitor says:

    Taku si N.Ndoka!
    Edhe Ndoka dje sulmoi Ramen me Berishen! Taku mos kopjo! Nardi ka shume eksperience se ty!
    Taku thone javen tjeter a pak me shume keta Europeanet sikur duan te bejne dicka te mire per Shqiperine! Pta eshte merite e Q. Rama.
    Se fundi lidhi gjerat, editoi:
    Psh: ” keta” duan qe policia te konfrontohet me pfotesiuesit” pastaj ” prandaj ” policia nuk doli ne vendet ku zhvillua protesta” ( sipas teje demek policin nuk e ka ne dore qeveria por….amerikanet dhe ndetkombetarey) . Kjo duket disi si gomarllik i yti, Taku. Natdi s’bene kesisoj pohimesh pa prova! Taku duket sikur edhe koha jote ka mbaruar. Forco dhe mbaj fort Partine!

  13. s'kam ç'bej says:

    Paska pjerdhur nga mendja Spartaku Kiços.

  14. selim rroshi says:

    Po te jete i vertete ky skenar eshte dhe Rama ne thes se ai provokon miletin me trare dhe me ngritje taksash dhe opozita gjoja te mare ne loje popullin e te beje destabilizim.
    Populli u ngrit per vete ne Kukes jo per destabilizim, dhe neser te ngrihet per pragun e tvsh qe varros shume biznese. Der ketu ska asgje te keqe por spo shoh popull te destabilizoje veten e vet per llogari te poltikes. Se ha mileti ate pune jo. Mileti sdo taksat e traret kaq do.

  15. taraboshi says:

    O Taku je thartu trushe .A mundesh me na thene çfare thojne D.A.Sh dhe Europa per E .Ramen dhe qeverine , qe ka bere shume permiresime dhe meriton ti hapen negocjatat kete ta tha dje edhe raportuesi gjerman per Shqiperine qe me dt.17 Prill do te jene dakort qeverite europjane qe ti hapen negocjatat .

    1. Rimi says:

      Ty te ha meraku i Rame skizofrenit o koqe?!

  16. return of the saint says:

    Me ne fund e kuptove ndryshimin pra Athina dhe Ankaraja Jane pjese e Natos dhe partneret me te forte te SHBA-ve ne ballkan ke filluar te hysh pak ne fushen e marredhenieve nderkombetare sepse nuk eshte fusha jote ,partite politike aktuale nuk do te ekzistojne me nje gjenerate e re specialistesh dhe politikanesh do te vij se shpejti nga diaspora pra studente te shkolluar ne perendim ,SHBA Angli France etj

  17. Lomi pri Baldushku. says:

    Take kom nigju pri hoxh Verit se ka taku nji mikun e vet qi osht kommshi m’Surel me Edi Romën ne qi hyjn e dalin ke njoni, qetri se Roma doka, m dukut, me t’bo ministër t’ drejtsis përnej, una themi, veni men kritikave për Romën. Ftillou i çik ne fillo me e lavdëru. Nigjo Lomin se ke p’të dal m’pension pa u bo i çik ministër. Tyrqeta pri Lomit m’Baldushk.

  18. Edi says:

    O idiot, prapeme filma me spiune ti?!
    Pse e nxirrni kete te kimpleksuar?!
    Mendjemadh, arrogant, tipik i kompleksuar.
    Nuke ka, apo nuk doni ti nxirrni ne pah intelektualet ne ate vend?!
    Pse e nxirrni kete monster?!

  19. Franci says:

    Kot ie botoni kete matuf!
    Ky ka disa kohe ka hequr emrin e Bashes dhe e ka zevendesuar me Ramen , per te cilin per hatermbetje flet me mllef dhe i ve ne preher gjera te paverteta.
    Kjo eshte aresyeja qe kohet e fundit flet si e ema Zeqos ne maje te thanes….

  20. Albana says:

    Habitem me komentuesit perse behen keq kur thuhet dicka per Edi Ramen. Vdisni per idols ashtu sic vdisnit edhe per Enverin. Veprimet e Edit dhe te Sales ne kete konkluzion te cojne, asnje gje nuk eshte rastesi qe Shqiperia ka ngelur ketu ku eshte nga lidershipe te pa afte dhe ndoshta dhe te shitur. Koha do ta tregoje por ju duhet te keni mendje hapur dhe per alternativa dhe mendime ndryshe sepse ndryshe nuk ka progres.

  21. Li Tirona* says:

    Te lumte avokat! Vetem ti din te besh analiza. Rrespekt maksimal> Ai lexus qe te ka ndjek me vemendje e kuptone rrjedhen e llogjikes. Te tjeret vetem se lehin si kryeministri.

  22. Matia says:

    Mos ia ulni nivelin e gazetës suaj me shkime të tilla.

  23. Fatmir Lohja says:

    Çoroditje nga pafatësia
    Për vendosjen e TVSH-së në bisnesin e vogël, këto ditë pranvere, zallamahia politike dhe mediatike ka pataksur opinion publik.Politika e shkakton nga mosnjohja e ekonomisë. Pozita, në krye të finacave ka vënë një mësues të gjuhëve të huaja. Ndërsa lideri i opzitës,nga babëzitja për pushtetin ,ka harruar eedhee tabelën e shumëzimit.
    Mediat dihet se mbajnë anën e njëres palë.Edhe ndonjë media, që kërkon të shtiret si asnjanëse, për intervista,thërrasin gjithfarë specialistësh, me kushtin e vetëm, që mos të jenë ekonomistë.Këto janë arsyet, që opinion publik dhe i bisnesmenëve të vegjël,ju është mbushur mendja,se me futjen e TVSH-së duhet të rrisin çmimet.
    Për ekonomistët profesionistë,nëse ruhet e njëjta normë fitimi, është e kundërta,pra duhet të ulen çmimet në bisnesin e vogël .Që të jemi më të kuptueshem me qytetarët po konkretizojmë mendimin ekonomik.Një madh është blerë pa fatur TVSH-je, nga bisnesi i vogël 120 lekë.Pronari, ka leverdinë e tij, dhe e shet 150 lekë.Difernca e çmimeve 30 lekë.TVSH- ja që duhet të akumulojë bisnesi i vogel në shitje, ështe një e gjata,e 30 lekëve,pra 5 lekë.
    Me blerjen me fatur TVSH-je, madhi me vlerë 120 lekë ndahet 100 madhi dhe 20 lekë TVSHja.Pra bisnesit të vogël do t’I rimbusohen çdo muaj,me anë të evidencës 20 lekë.Duke hequr 5 lekëshin që i kërkohet të paguaj vlerën e shtuar për shtijen e tij,në arkën e bisnesit të vogël mbesin tepricë 15 lekë.Me 15 lekë ulet çmimi, në rastin konkret,dhe bisnesi i vogël mbanë të njëjtën normë fitimi , që ka pasur nga praktika e mëparshme.
    Këto kalkulime janë arithmetikë e thjeshtë.I bën çdo individ, dhe nuk pranojnë demagogjinë e politikës,pavarësisht i cilit krah është.I kujtojmë oponionit publik, se çmimet janë më të ulta në supërmarket, se në bisnesin e vogël,në një kohë, që të parat kanë shumë me shpenzime shitje,se të dytet.Diferenca e çmimit 10 për qind,e shëmbullit të mesipër,si rezultat i rimbursimit të TVSH-se,nuk është shifer e vogël,në normën e fitimit.
    Bisnesmenët duhen sqaruar konkretisht,me lapsin e mprehur hollë.Opozita nuk ka pse bën zallamahi, sepse nuk i ndihmon konkretisht bisnemenët e vegjël, dhe qeveria të falë gjobat,pa filluar puna !?
    Praktika ka treguar,së një ekonomi del nga informaliteti,kur presioni i blerësit ushtrohet mbi shitësi.Praktika shtetërore ,në këto dekada, në Shqipëri,ka princip , shtimin e dhunës ndaj shitësve,me gjoba ,me arrestime, kinse po lufton informalitetin.Fakti tregon se asnjëra qeveri nuk ja karritur qëllimit te vet.Pse? Sepse blerësi nuk i kërkohet ndihmë për të displinuar ekonominë.
    Në Kosovë,për këtë qëllim, është ligjëruar një praktikë e mirë ekonomike. Ne çdo tremuaj,në një vlerë të caktuar,blerësve,u rimbursohen TVSH-ja për madhra të ndryshëm.Kjo praktikë ka bërë që qytetari të mos dalë pa fatur tatimore nga shitorja,sepse është në dëmin ekonomik të tij.Pra, konkretisht, janë harmonizuar interesat ekonomike të blerësit dhe shtetit, per formalizimin e ekonomisë.
    Në Shqipëri ushtrohet dhunë edhe mbi blerësin.Do të gjobitet ai që nuk merr kuponin tatimore në shitore.Kuponi tatimore në Shqipëri,pasi nuk rimborsohet,nuk ka asnjë interes nga qytetarët të merret, edhe për vatanin është më mirë,se rrugët nuk do të bëhen pis ,nga kuponat tatimore.
    Edhe pozita,edhe opozita, po çorodisin opinionin publik,nga paftësia e tyre ,në hartimin e politikave ekonomike,ku të harminizohen interesat e taksapagusevë me interesat e shtetit,për të formalizuar ekonominë,e cila ,vetëm atëherë mund të shëndoshet, dhe të sjellë mirëqënje të vazhdueshme të qytetarët.
    Fatmir Lohja
    Tiranë,më,10.04.2018

  24. nm says:

    Ju lutem me ndihmoni
    po shoh pernate dhe perdite endrra te frikshme me ruse
    sikur me vodhen lopen
    dhe delen
    sikur financonin lgbt
    sikur ftuan ngjelen ne boteror
    te tjerat do ti shoh me vone

  25. nm says:

    Ju lutem me ndihmoni
    po shoh pernate dhe perdite endrra te frikshme me ruse
    sikur me vodhen lopen
    dhe delen
    sikur financonin lgbt
    sikur ftuan ngjelen ne boteror
    te tjerat do ti shoh me vone …………

  26. Medi says:

    Perse nuk del dikush ti pastroj keta politikan te njollosur ne Krim dhe vjedhje se po semeret dhe populli falemiderit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje