Pedagogia mesazh Pëllumb Xhufit për kampin e Tepelenës: Kauza jote është e humbur, ja qëllimet e tua dhe rreziku i relativizimit të historisë

9 Prill 2018, 17:04Dossier TEMA

Dr. Jonila Godole

 Le ta themi që në fillim, diskutimi aktual mbi Kampin e Tepelenës, nëse është apo një“Aushvic” shqiptar nuk përbën më një debat historik, por një debat politik.

Kur ky krim është përshkruar në sa e sa rrëfime e dëshmi të botuara nga të mbijetuarit e atij Kampi, kur kemi dokumente, vizatime e skica, përse vazhdon të mohohet dhe të reduktohet nga disa historianë dhe ithtarët e tyre?

Në këtë debat, sfida e historianëve qëndron te prezantimi i fakteve dhe përgjegjësive të atyre që i kryen krimet, por dhe të atyre që mund t’i kishin parandaluar ato, nëse do të kishin zgjedhur të vepronin ndryshe.

Ata nuk mund të fshihen pas „kontekstualizimit“ të historisë apo shfajësimit „ashtu ishte koha“.

Tepelena një „Aushvic“ shqiptar apo jo, nuk ka shumë rëndësi, sepse ky kamp do të mbetet një simbol për barbarinë e komunizmit shqiptar. 3380 persona të deportuar, nga të cilët 1163 fëmijë, 1254 gra dhe 973 burra të moshuar që janë mbajtur të mbyllur në kushte çnjerëzore brenda një trualli të rrethuar me tela me gjemba, ku si pasojë e urisë, mungesës së higjenës dhe keqtrajtimeve vdiqën fëmijë, burra e gra.

Ky është një fakt i njohur, ndërkohë që qindra të mbijetuar vazhdojnë të dëshmojnë dhe sjellin fakte të tjera rrënqethëse mbi jetën në kamp.

Aushvici është padyshim një simbol i Holokaustit, vrasjes sistematike ndaj hebrenjve në Europë.

Por ai shërben gjithashtu si një metaforë për krimet që një pjesë e popullsisë mund të kryejë ndaj pjesës tjetër.

Prandaj deklaratat mbi relativizimin, madje deri edhe mohimin e Kampit të Tepelenës përbëjnë shqetësim, sidomos kur ato vijnë nga goja e një historiani të njohur si Pëllumb Xhufi. Janë historianët ata që duhet t’i ofrojnë shoqërisë fakte, përndryshe cila është detyra e tyre? Janë historianët të parët ata që duhet të mbajnë qëndrim sado të na dhembin rezultatet.

Meqenëse numri i dëshmive të dhunës në kamp ka ardhur duke u rritur në 20 vitet e fundit, “bodyguardët” besnikë të enverizimit kanë marrë përsipër të kryejnë pak nga pak banalizimin e atyre ngjarjeve kyçe të historisë që tregojnë si u vendos me dhunë pushteti komunist.

Në rastin e Tepelenës, pseudofaktet e qëllimshme hidhen si shashka në studiot televizive, nga njëra anë pranohet që mund të jenë bërë shkelje të rënda brenda kampit, por nga ana tjetër propagandohet relativizimi i tyre.

Fenomeni „Xhufi“, për shembull, simbolizon një grup të caktuar shoqëror që ka për qëllim mohimin indirekt të krimeve të diktaturës sipas filozofisë “kampi i Tepelenës ishte i keq, por jo edhe aq i keq dhe kushtet e tij ishin në përputhje me situatën e përgjithshme ekonomike-politiko-shoqërore”. Synimi i kësaj fushate është banalizimi i historisë dhe reduktimi i ngjarjeve tragjike në një gojëdhënë që sipas tyre ekziston vetëm në fantazitë e „ish të përndjekurve të sistemit“.

Mbështetësit e kësaj teze injorojnë në mënyrë sistematike faktin se historia e kampit të Tepelenës dhe e burgjeve në Shqipëri është pasojë e veprimeve njerëzore dhe jo thjesht e një aparati burokratik që vihet në lëvizje vetëm sipas kontekstit historik.

Në kampin e Tepelenës janë mbajtur në kushte kafshërore fëmijë, gra e pleq që nuk i kishin bërë asnjë të keqe regjimit, përveçse ishin familjarë të burrave kundërshtarë të politikës në fuqi. Fakti që aty nuk kishim intelektualë të burgosur si në Spaç apo Burrel, jo vetëm që nuk e zhbën përmasën e krimit ndaj „njerëzve të rëndomtë“ të kampit, fëmijë e gra kryesisht, por nxjerr akoma më tepër në pah makabritetin e atij regjimi.

Manovra e mëtejshme për të zhdukur trupat e kujtdo që vdiste apo vritej, dhe për t’i humbur eshtrat nga njëri vend në tjetrin duket ashiqare e qëllimtë dhe mund të ketë shërbyer ndër të tjera për vjedhje e uzurpim të organizuar të pronës së „armiqve“ qëvijon deri më sot persekutimin social dhe ekonomik të kësaj shtrese.

Arsyeja përse ndiqet kjo strategji nga Xhufi &Co. është e thjeshtë. Sepse në këto 27 vite pseudo pluralizëm ka pasur një përpjekje sistematike nga partitë politike dhe elita e vendit e dalë nga gjiri i partisë së punës që:

1) Gjatë viteve ‘90 ta linte në harresë këtë çështje në mënyrë që përballja me krimet e të shkuarës mos të bëhej dhe kësisoj të vendosej perdja e harresës;

2) Në fazën e dytë filloi në mënyrë sistematike shpronësimi (me miratimin e ligjit 7501) i ish-pronarëve (të persekutuarit dhe të vrarët e regjimit komunist) dhe relativizimi i krimeve të komunizmit, kur në media u kthye nostalgjia për regjimin komunist, për filmat propagandistikë të kohës, për diktatorin dhe shpurën e tij;

3) Dhe tashmë kemi hyrë në fazën finale, ku krimet e komunizmit duan t’i mohojnë duke kërkuar t’i fusin në një kontekst të sajuar historik sipas të cilit kjo e gjitha ishte një përplasje midis heronjve të luftës nacional-çlirimtare dhe armiqve të brendshëm (reaksionarëve/banditëve) që bashkëpunonin me armikun e jashtëm (Amerikën apo Vatikanin).

Në këtë përpjekje për të kontekstualizuar historinë është e thjeshtë të justifikosh krimet ndaj burrave me argumentin se ata ishin kundërshtarë ideologjikë dhe të armatosur të regjimit, të cilët pushteti donte t’i mënjanonte dhe asgjësonte.

Por, krimet ndaj grave dhe fëmijëve nuk justifikohen dot nga asnjë ideologji dhe nxjerrin në pah regjimin kriminal të vendosur nga komunistët më 1944 (me ndihmën e Jugosllavisë).

Pas çlirimit të kampit shfarosës në Buchenwald, fotografët mundën të dokumentojnë me foto dhe filmime ekzistencën e kampit dhe t’ia tregojnë më vonë botës.

Në rastin e Shqipërisë kemi qindra rrëfime gojore të atyre që mbijetuan dhe është detyra jonë, e gjithë shoqërisë, të mbledhim të tjera dhe t’i studiojmë ato.

Misioni është i vështirë, por jo i pamundur. Relativizuesit e historisë do të përpiqen të kapen pas njërit apo tjetrit dokument që mungon, dhe do të bëjnë të pamundurën që kampi i Tepelenës të mos zërë vend në histori dhe të zhduket nga memoria jonë kolektive.

Sepse një krim që mbetet pa eshtra dhe pa autorë, nuk ekziston!

P.S. Një mesazh personal për Xhufin & Co.

Parimet e mia, përgatitja profesionale dhe shkollimi jashtë vendit ma bëjnë të vështirë të merrem me individë sepse debati publik duhet të ngrihet mbi fakte e argumente mbi çështjen.

Por, denigrimi personal ka qenë dhe mbetet një mjet efikas (kërcënues) nga mbështetësit e regjimit të Hoxhës për t’ia mbyllur gojën çdo kundërshtari.

Sot merren me “bukën e gojës”së dikujt, dje merreshin me “dosjen”, me “njollën në biografi”. Kush nuk ka argumenta, godet personin, dhe kjo tregon vetëm se kauza e tij është tashmë e humbur.

26 komente në “Pedagogia mesazh Pëllumb Xhufit për kampin e Tepelenës: Kauza jote është e humbur, ja qëllimet e tua dhe rreziku i relativizimit të historisë”

  1. Xha Teme says:

    Godole, ti je e helmuar ne palce ngaqe Enveri jua lerroi te katermbedhjetat eterve te tu dhe Tufes prandaj nuk mund te pritet objektivitet nga zhgarravinat tuaja. Z. Xhufi eshte nje historian I nderuar. Ti dhe Tufa jeni te keqperdorur cka ju ben te pabesueshem ne iniciativat tuaja te deshtuara politike.

    1. Kadriu says:

      Xha teme ta shkerdhej motren mbylle Halen se ka qene kamp i tmershem o legen dhe mbi te gjitha luftoi popullin e vet qe eshte gjeja me è poshtert

      1. shkodra says:

        O Kadri, a s’na thua cfare sherbimesh i ka bere Shqiperise kjo Godolja? Neqoftese na thua keto do te themi ne sherbimet qe i ka bere Shqiperise historiani Pellumb Xhufi. Do t’i themi ne se ti nuk na i thua dot se ti vetem fjalen “shkerdhej” di, domethene ti di dhe ben jo me shume sesa ben nje qenie jo humane ne toke.

      2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


        E dashur Jonila
        e lexova me shumë vëmëndje ktë shkrimin
        pas kaq e kaq vitesh
        me zhdukje dosjesh e dokumentash
        ti thellë gërmo se do gjesh
        ktë timin.
        *

        1. Rera says:

          Çfar lidhje ke me shkollaret ti analfabet fotograf Majorke.

    2. Libri says:

      Bre xha Muzhiku.
      Bre shpellar i zbritur nga mali dhe partia sllaviste te beri pionier.
      Bre injorant, punonte me pensionistet dhe kriminelet e tjere edhe ne komision historie.
      Pllumi eshte pionier i dalluar me rroge tani nga ambasada ruse.
      http://tribunashqiptare.com/?p=3147

  2. faikonica says:

    Ju devjova edhe ne debat.Eshte mjerim e turp i madh mohimi i krimeve te komunizmit,para vetes e botes..me siguri na perqeshin me cinizem,ashtu edhe kur e quajme pipulli vella turk..Kjo eshte ADN jone.Kaq pak meritojme…Me Azem e Berishe.ish te persekutuarit nuk kishin fat tjeter

  3. Alban says:

    Pedagoge e njohur kjo? Po ca thoni kete s’e njeh askush. Shkrim pacavure, pa fakte dhe i dobet. Akoma me qesharak eshte nota ne fund, kur dihet qe Xhufin tek ky debat e sulmuan familjarisht duke i rremuar neper dosje familjaresh. ( me saktesisht z.Tufa me nje shkrim injorant, ku i permendte dhe emrin Xhuvi a Xhufi, dhe z.Dervishi qe i kishte nxjerr si fleterrufe ne ca batalioni kishte luftuar i ati i Xhufit). Ne kete debat Xhufi ka te drejte. Qellimi i debatit nga Tufa e kjo eshte percarja Veri-Jug.

  4. raqi says:

    «Petagogja e njohur»
    Hahahaha
    Tallje me te madhe me Petagogjine nuk ka,,,
    Jonila Gogole,,,,,,Agron Tufa e hajvaneve,,,,,,Marku ne katror ( bari dhish) ,,,,Agron Qenmarkaj,,,,,,Grrifsha Suma,,,,,,,e plot hajvane te tjere
    Kush ju jep mesim brezit te.ri
    Kane guxim dhe merren me pr. Xhufin,
    O Zot na ruaj ……

  5. klementi says:

    Ne qenka shkalluar jashte vendet kjo mender profesoresha, e cila sapo ka celur zogj. Me sa duket qenka e tipit llomotit sa me shume se dicka do te mbetet, e ngjajshme me drejtorin e studimeve per te perndjekurit. Moj zonja profesoreshe, nqs je vertete e tille (megjithese dyshoj) detyra jote eshte te studiosh sa me shume e te llapesh sa me pak, duke mos fyer e neperkembur asnjeri, pavaresisht se nuk jane te nje mendje me ty. Moj zonje merr shembull nga vendet e tjera ish komuniste te cilat i kane lene mbrapa ndasite dhe percarjet dhe po shohin vetem perpara, ndersa ju zonje, apo edhe te tjere te races tuaj duan vetem te shifin per te percare sa me shume kete popull, i cili vertete eshte i percare. A nuk mund te beni nje pune te mire per pajtimin dhe ecjen perpara te ketij populli, mqs qenke shkalluar jashte (nuk te vjen turp qe e thekson, mbase per ti dhene rendesi vehtes, kur e di se tashme jashte jane shkolluar me qindra e mijera shqiptare te cilet nuk mburren per kete). Keto tipa si puna e prof. mendojne se vetem kur linden ato lindi bota, duke u perpjekur te mohojne cdo njeri qe ka lindur e jetuar para tyre.

  6. mirel says:

    Dokumente, vizatime e skica. Faktet qe paraqet kjo pedagogepordha e koheve te fundit.
    Para se ta zesh ne goje Xhufin shko laj dhe surratin.
    Deshmite jane rritur 20 vitet e fundit, dhe kjo perben fakt terrori.
    Po rriten ne progresion me numrin e buceve .dhe te kurvave.
    Vetem ti po flet pa argumenta sot o mender pedagoge. Xhufi te paraqiti dokumentet historike dhe nga Cia, o beqire e historise.
    Pergatitja dhe shkollimi jot jashte te kane bere qe te nash mune tre vakte. Mengjes, dreke dhe darke.
    Regjimit te Enver Hoxhes i merr te keqen ti dhe bajgat ballisto fashiste qe u bashkuan me krahun antishqiptar te pushtimit.
    Puseta e bashkepunetoreve te fashizmit do prodhoje bajga dhe ere te keqe si puna jote, po neve dhe Xhufit te na i rruani mire dokumentet e regjimit. Aty do mesoni prape cfare meritoni.
    Kerma te historise

    1. Ai qe sdi gje says:

      Mos harro ti lash kembet xhufkes ne darke. He te keqen.

      Sic ke hyre paske dale ti mirela

  7. komentatori nga cadra e gjyqit per portalin e zenit says:

    uau,paska studiuar jashte shtetit ,po mire po e njohur ku u be?sa ka shkruar xhufi,a ke lexuar ti?jashte ka studiuar dhe tufa,por sa shkruan dhe cfare nxjerr ne drite?lexo komentet ne shkrimet e tij.tregohu objektive ne analize dhe krahasime,ne vleresimin e burimeve historike.veri ato ne kontekstin e kohes kur kane ndodhur ngarjet.nuk mund te themi qe,psh,ne kohen e zise se bukes,populli jetonte mire dhe ate te kampit i lane me buke te racionuar.ka patur abuzime?kete vertetoni.kane vdekur njemije.femije.ku jane varret?koleget e tu zbulojne dhe studiojne varret antike.po ju psei fshihni varret e 65-70 viteve me pare?ti lini vend patologjise tuaj te urrejtjes?apo padijes dhe paaftesise tuaj,te mbuluar me titull shkencor.Doktoresh ngadole,pullumbi,kulturen perendmore e ka marre qe 18 vjec,kur shkoi te studioje ne itali.ka qene viti 1969,kur, kam pershtypjen,qe edhe mamaja jote ka qene bebe.me pas ka studiuar edhe ne greqi ,etj.uk e di ne cperendim ke studiuar ti,por pertufen mesovase ka studiuar ne perendim te …rusise.ndaj dhe studimet i bazon ne metoda ruse,psh kush studion ne greqi ,duhet te jetespiun grek.o godole,edhe klevis balliu,apo lulushi ne perendim kane studiuar,por nuk kane sjelle gje ne shqiperi.po ti,ke sjelle gje valle?

  8. ppa says:

    …kush ia ka zgjedhur kete foto per ilustrim….ata qe perdorim foto te hershme kane komplekse….

  9. Kadriu says:

    Xha teme ta shkerdhej motren mbylle Halen se ka qene kamp i tmershem o legen dhe mbi te gjitha luftoi popullin e vet qe eshte gjeja me è poshtert

    1. shkodra says:

      O Kadri shko nderro edhe emrin duke hequr shkronjen “d” sepse fjalori yt e kultura jote ne te shkruar per kaq vlejne. Rregulloje edhe ne karte identiteti qe te njihesh me mire. Me kete kulture k… dhe me fjalen “sh……” qe perdor ti, edhe Godolja vete fyhet.

    2. mirel says:

      Ti kadri te ha mune, dhe pastaj shkon te motra jote.
      Krim eshte ai qe beri Balli Kombetar dhe Legaliteti qe u bashkuan me nazo fashizmin dhe vrane popullin.
      Ndaj ju shkerdheu regjimi i Hoxhes.
      Po mundoheni ta nxirni ate qe ju ka ngecur ne gryke, po nuk e nxirni dot se jua ka futur thelle.

  10. Devolliu says:

    Po nuk ka mundesi tjeter per te menduar nese ke Mark Markun si udheheqes shkencor dhe dy kurse 1 mujore i quan shkollime jashte shtetit.
    Jonida Godole po ta them une nje gjysme fjale : nuk mbulohet muti me shurre.

    1. RONIN says:

      Ti devolesh e ke marre 5 vjecaren me qese vezesh e shishe raki?
      Lexo e kerko njehere per zonjen pastaj na trego te verteten

  11. ALI ABDULLAI says:

    ZONJA GODOLE.
    JU E MBANI VETEN PER NJE STUDIUSE DHE DONI TE TREGONI QE E NJHNI HISTORINE.
    SE PARI STUDIMI DUHET BERE GJITHEPERFSHIRES KU DUHET TE JEPEN ME HOLLESI ARESYET E PERSEKUTIMIT, KOHA HISTORIKE, PERSONAT E PERSEKUTUAR DHE ARESYET E KETIJ PERSEKUTIMI.
    SE DYTI A E DINI JU SE NE VITIN 1949 I GJITHE POPULLI NE QYTETE, NE KOHEN E KRIZES BOTERORE PAS LUFTE, UDHQEHEJ ME TRISKA DHE AI QE OUNONTE NERTE BUKE ME RACION, KESHTU I BIE QE EDHE AMERIKANET E KANE PERSEKUTUAR POPULLIN SHQIPTAR.
    E DYTA PERSE DUHESHIN TRAJTUAR NDRYSHE KETA NJEREZ NE NJE KOHE QE PRINDERIT E TYRE ISHIN KUNDER REGJIMIT KOMUNIST DHE KISHIN BASHKEPUNUAR ME PUSHTUESIT. A E DI TI QE LUFTA E KLASAVE E ASAJ IDEOLOGJIE ISHTE NE FUNKSIONIM TE PLOTE. CFARE BENE AMERIKANET ME GJYQIN E ROSENBERGEVE??!! A SHIHNI NJE SKENAR TE NJEJTE QE E PERDORIN QEVERITE PER TE MBAJTUR TE GJALLE IDEOLOGI JITE E TYRE.
    PERSE KERKONI QE KETA PERSONA DUHET TE TRAJTOHESHINB ME MIRE SE I GJITHE POPULLI QE KISHTE SAKRIFIKUAR PER LIRINE E TYRE DHE VETE POPULLI KISHTE VOTUAR PER TA?
    JU DUHET TE LIDHNI KOHEN ME FAKTET DHE JO TE HIDHNI SHASHKE SI ATO TE ENVERIT ME HISTORINE E QAZIM MULLETIT TE CILIN E PARAQISTE SI BUDALLA E QE NE FAKT ISHTE NJE BURRE I SHKOLLUAR DHE INTELIGJENT, PACKE QE U LIDH ME KRAHUN TJETER.
    KAMPI I TEPELENES KA QENE LULE NE KRAHASIM ME KAMPET E MEVONESHME TE KOMUNIZMIT. ATJE NUK KISHTE DENIME PER MOSREALIZIMIN E PUNES, RIDENIME, PUSHKATIME, SHNDERIME DHE REKRUTIME TE SIGURIMIT. VDEKJET ISHIN PASOJE E USHQIMIT TE KEQ
    APO AKSIDENTEVE NGA TE CILAT VUANTE I GJITHE POPULLI.
    STUDJOJE ME NE THELLESI KOHEN E KOMUNIZIT DHE NXIRI TE GJITHA TE KEQIAT QE KA BERE POR LIDHE ME KOHEN, KUSHTET E JETES NE PERIUDHAT E NGJARJEVE, KRIMET QE JANE BERE, ARESYET E TYRE, DHE PASTAJ PRETENDO QE TE KRYESH STUDIME TE PLOTA.

  12. Usa says:

    Moj kukumjacke pjelle kolaboracionistesh… Aushvici moj brekegrisur, ka foto dhe video nga ajo kohe dhe perseri shume prej tyre nuk jane njohur si prova nga gjykatat nderkombetare. Ti na tregon skica dhe gojedhena!! Ke fakte te provuara moj gerdalle? Tregoji bese ke dhe te shohim te gjithe ate qe barazon Tepeleben me Aushvicin.
    Ne ate kohe te tridhte loqet Dulla po te cenoje ligjet dhe gardianet nuk benin perjashtim nga kjo.
    Ikni fshihuni gjejundi dhe kujtohuni sa te keqia i keni bere shqiptareve dhe Shqiperise juve mbetjet e tradhetareve. Mos merrni yrysh moj kafshe se ju del bllof.

    1. Colombo says:

      Ja lini historjanit qe ne fillimet e tije ka punuar per te. Mos u merni me pedagog historie qe po ta pysesh nuk di historin e me hershme po epi por as te tshmen

  13. ladi says:

    O Godole felliqesira.A e ke iden e Aushvicit o kurve e atyre qe bene aushvicin,Ne kampin e Tepelenes u derguan ata qe bashkepunuan me ata qe bene Aushvicin, bashkepuntor te Rudolf Hesses e te tjereve, “trimat” e ballit dhe legalitetit,dhe ata Salinjte qe kane nostalgji per ta.Ptu o fare e keqe.

  14. Tomi says:

    Ju pordheshkruesit e Temes keni probleme me ngritjet qe vetem villni.

    E morem vesh qe jeni pjelle komuniste qe mbushni numrin e komenteve sic ju kerkohet por mos na hapni barkun kudo e per cdo teme…

  15. s'kam ç'bej says:

    Zonja Godole ! As te njohe e as me njeh. Por te theme te verteten, di pak me shume se ti dhe dokumentat e tua. Te shikoj edhe si nje njomishte te kohes se sotme e kjo me ben te dyshoj, te dyshoj theme se ato mesimet e tua te historise nuk e di ku i ke marre. Shume femra te tilla me ate paraqitje , mutre , prosop e ku ta di une , mbase e kupton se duhet te jeshe e bredhur me taksat e fukarenjeve shqiptar, nuk paraqesin ndonje vizion shkencor per njerezit e ditur e te arsyetuar, por vulgaritet te kohes qe nuk shikojme e degjojme pak. Krahasohesh ti me profesor Xhufin?! Pika qe s’te bie. Do te me bindesh ti per historine e jetuar apo te mesuar nga prinderit? Pika te rafte. Do besoj ty me shume se ata qe me kane bere koken! Plus nxenies se dijes ne te gjitha sferat, plus edhe 26 vjet studim jashte Shqiperise , kudo ku ka “sekrete” si ato qe na nxierr ti. Po ate Dr. para emrit çfare e ke? Kush ta ka dhene apo e ke vendosur vete? Pika , zonja Godole, por… ke te drejten tende te pamohueshme e te pajetersueshme qe te flasesh, shkruash ashtu si e mendon, pastaj kandari qe e peshon nuk je më ti, por dikush tjeter. Pika Godole! Mbaroi dhe historia jote si E tufes apo tufave te tjera ndjelleperçarese e shpirtezinj ne gjirin e Tokës qe nuk gjeti rehat nga bifka si ti. Megjithate, njerezit e ditur e me dinjitet jane te urte e nuk çirren, por kane logjiken e ftohte dhe aresyen piken me te forte qe i karakterizon, ata si ti urrejtjen deri ne palce per te tjeret.

  16. Gjergji says:

    Akoma nuk e kane kuptuar keta komentatoret (bashkepunetore te rregjimit) qe ne kamp ishin gra me femije dhe jo armiq te sistemit.
    Gra e Femije!!!!!
    Keshtuqe cdo gje qe thoni qe armiku e paska dashe ballit mos harroni ne kamp ishin “Gra e Femije”. Armiku ka qene vetem ne kokat tuaja perverse dhe te semura dhe vazhdon te jete.

    Zoti ju meshirofte!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje