Nga Shefqet Dobra
Në kazermën nr, dy, gazetën e lexonte Bam Brahimi. Gjatë leximit, polici ishte i pranishëm, të gjithnëjë, edhe ne të vegjlit, nuk mund të shtriheshim. Një mbrëmje, pasi u lexua gazeta, polici mori gazetë dhe iku.
Ishte koha kur mund të qetësoheshin, të gjithë ishin të zhytur në mendimet e veta. Leximi i gazetës ishte mërzia më e madhe për këta njerëz. Në gazeta flitej vetëm kundër armiqve të brendshëm- për ne, e të afërmve tanë- as një herë nuk dëgjonim të thuhet: të harrojmë të shkuarën, të vllazërohemi. Fëmijtë e mbetur jetimë, pasi u kishin transferuar prindërit, më shumë e kalonin natën duke qarë. Dy fëmijë, po qanin me kokë të mbuluar, një grua e moshuar, shkoi ti qetësonte. Një burri i moshuar, që dukej se ishte kthyer në statujë, me sy të përqendruar në një pikë, filloi të fërshëllente një melodi, aq sa e dëgjonte vetë, për t’i bërë fëmijët të qetësoheshin.
Gruaja i tha Bam Brahimit, ti binte çiftelisë për t’i qetësuar fëmijët. U mendua pa dhe, nxori nga poshtë shtresave çiftelinë. Pasi rregulloi akordet, gishtat e tij filluan të lëvizin mbi tela lehtë e me shkathtësinë e mjeshtrit. Tingujt e ëmbël të saj, megjithëse shumë të ulët, me gjithëse kazerma ishte shumë e madhe, në atë qetësi, tingujt e ëmbël, u ndjenë nga të gjithë por, nuk po kuptonin nga vinte. Kjo bëri që fëmijët, të qetësoheshin dhe, të gjithë si zogjtë u grumbulluan aty afër Bamit.
Në këtë ferr, nuk mund të mendoje për zbavitje të tilla. Bibla thotë: “Në se udhëheqja është lajthitur, populli është i braktisur”. Ne ishim të braktisur e të harruar. Njëri pas tjetrit, në heshtje filluan të afrohen edhe të mëdhejtë, krevatet e afërt, u mbushën lart e poshtë me njerëz. Asnjë nuk e prishte qetësinë. Një tjetër mori një tepsi dhe filloi t’i binte, sa për të shoqëruar çiftelinë. Një burrë u ngrit nga krevati, filloi të afrohet duke bërë me gojë pum papapum, pum papapum sipas ritmit, e duke luajtur krahët si të ishte një shpend i stërmadh. U krijua një atmosferë e ngrohtë gëzimi e çlodhëse. Kjo atmosferë i largojë shumë vite më pas, u ngjalli shumë kujtime, TV mbedhejve, që për ta, tashmë ishin fshirë nga kujtesa, këta njerëz jetonin në ëndrrat e së shkuarës, për të harruar të tashmen. Fëmijët veçanërisht, u mbrekulluanë, U panë shumë vetë me lot në sy. Një plakë, psherëtiu thellë dhe lëshoi një: “Eh jetë, o jetë, paske qenë mizore me ne!”
Filluan të kërcenin dy mesoburra. Ai shesh që krijohej në ndarjen e krevateve të radhës së parë e të dytë, në drejtim të derës, krijoi mundësinë e këtij argëtimi. Dikush, kapi për dore një djalë të ri, rreth të njëzetave dhe tha: “Tani, do kërcejë Moisi Cami”- ky ishte: djali i Uke Camit dhe, nip i Zenel Shehut. Moisiu ishte i hollë e i gjatë. Ai kërcente aq bukur, uljet e ngritjet e tij të shpejta, dredhjet e trupit, ishin të mahnitshme. Papritmas, me shpejtësi të pakuptueshme, u hodh në gjunjët e Bam Brahimit, që i binte çiftelisë dhe me një salto, u pa në mes të sheshit. Të gjithë brohoritën pa vetëdije. Kur filloi të kërcente vallen dyshe dibrane, një tjetër e kapi për dore. Ulja e tij, duke qëndruar në majë të gishtave të një këmbe, e me këmbën tjetër të shtrirë para, i jepte bukuri të veçantë. Nga kënaqësia, një plak i vjetër, nga krevati i sipërm, xha Martini- tha: “Rrofsh o Mojsi Cami, se na qetësove edhe në pleqve!” Në kulmin e haresë të këtyre fakirëve, nga të dy dyert e kazermës që ishin të mëdha si hyrje shpellash, policët, si egërsirat, u futën njëherësh. Të gjithë kishin shkopinj gome në dorë. Për disa çaste, qëndruan aty. Ishte fatkeqësi ta prishje këtë gëzim që i kishte pushtuar këta fakir. S’vinte asgjë e keqe nga ajo që panë. Të dënuarit nuk e vunë re fare praninë e tyre.
Pas tyre u dëgjua një zë: Veproni! Në zyrë priste toger Hakiu, i cili, shkak donte dhe këtë shkak e gjeti. Njëherësh u lëshua policia mbi ta. Njëri rrëmbeu çiftelinë dhe e theu në kurriz të Bam Brahimit, vetëm bishti i mbeti në dorë, tjetri hodhi tepsinë në tokë dhe e shqelmonte me këmbë, thumbat e këpucëve krijonin një zhurmë që të fuste datën, të tjerët duke përdorur shkopinjtë e gomës qëllonin këdo që u dilte para, tërhiqnin zvarrë kë të kapte dora. Moisiun e kishin vënë në mes dhe e qëllonin duke i thënë – ti je kërcimtari, ëh – hënë hëëë,, të bëjmë ne të kërcesh gjithë natën! Britma policësh, të qarat grash e fëmijësh, të zinte veshi.
Një i moshuar thoshte: – Mosni more burra, ç’bëni kështu! Nuk bënë gjë të keqe bre! Kazerma ziente nga të bërtiturat e policëve dhe të luturat e të vuajturve. Policët të shpërfytyruar, tërhoqën zvarrë shumë burra e djem. Pse deshën të qetësonin zemrat e fëmijët që shteti i la jetim, morën ndëshkimin më të dhunshëm. Atë natë, pamë tmerrin e vërtetë, që nuk do e harronim kurrë. Barbarët dhe viktimat, bërtitnin, ca nga dhimbjet, të tjerët për të kryer detyrën. Vetëm njerëz, nuk mund të quheshin ata. Ata ishin xhahilë, të pa shpirt. Rrëmbyen e tërhoqën zvarrë shumë burra e djem, edhe Hazis Allën, -djali i Isak Allës,- unë për atë qava gjithë natën, e kisha kushëri nga nëna, ishte dhe njeriu që më rrinte më pran, që nuk mërzitej kurrë nga tekat e mia, edhe se e shaja apo e qëlloja me gurë. Më në fund, dhanë urdhër për gjumë.
-Asnjë fjale mos dëgjohet! – tha roja- edhe polici, me shkopin në dorë, ndenji brenda. Dhe për të qarë, nuk mundeshim, se po t’na dëgjonte polici, vinte në përdorim kamzhikun. O prapsi, o dreq, me këto bisha, hall i madh na ka zënë. Po këto fëlliqësira, së prapthi kanë lindur, së prapthi do veprojnë! Nata ishte e vështirë, veçanërisht për pleqtë që dilnin shpesh natën për në banjë. Për të zbritur nga krevatet e sipërm, në vend të shkallëve, shërbenin dy tako të vogla, të mbërthyera në këmbët e krevatit, këto ishin shumë të rralla. Që të gjeje në errësirë ato, duhet të mbaje mend sa vetë duhet të kaloje nëpër këmbët e tyre. Këpucët e policit që ndenji brenda, bënin zhurmë ritmike që dukej sikur të godiste diçka në tru.
Nga mezi i natës, pasi ishin fikur dritat. U dëgjua diçka që u përplas në çimento dhe, një rënkim i dobët; polici ndezi shkrepësen të shikonte, edhe disa të dënuar, të njëjtën gjë bënë, ç’të shikonin!? Një plak, shumë i moshuar, duke kërkuar shkallën, kishte rënë në çimento. Ishte xha Martini, ai me zor i zbriste ditën ato shkallë, jo më natën. Lart ia kishin caktuar vendin edhe pse u ishte lutur të shumë të rrinte poshtë. Ishte i vetëm, të bijën e vetme që pati, e kishin larguar bashkë me të tjerët, tani nuk kishte kush të kujdesej për të! Për të mos mërzitur të tjerët sa herë ngrihej natën, u mundua ta gjente vetë shkallën.
Nuk ishte i pari ky që ra në çimento, por ky mbeti më i paharruari, se e kish shfaqur më shumë se të gjithë gëzimin atë mbrëmje; shpeshherë, zëri i tij i ulët ishte dëgjuar të thoshte: Ju lumtë! Na gëzuat sonte! Gëzim paçi gjithë jetën. Të nesërmen, të mbështjellë me batanijen e tij, të vënë mbi dy dërrasa, gjashtë burra e përcollën për tek ura e Bënçës. Të gjithë, po më tepër të vegjlit dhe pleqtë, jetonim orë e çast pranë vdekjes. Vdekjen e kishim poshtë këmbëve, aty ku ndiznim zjarret, ku loznim, kudo mund të shpërthente një predhë e fshehur, ose dhe mund të binim natën nga krevati si xha Martini! .
Ky ishte kampi i pushimit, i Tepelenës, natyrisht, me bolldazier nuk na merrnin, se ne nuk na vrisnin një herësh, por një nga një prej mundt e urisë dhe, varre, nuk do kishte për ne.
Këto që shkruaj une, ata që janë të paktën në moshën tim, e lart, i mbajnë mend dhe, nuk mund të ma hedhin poshtë. Ka tjerë që kanë qenë shumë të vegjël, që nuk i mbajnë mend, ka dhe tjerë si psh, erdhi një nga Ngurrëza e Lushnjes te shoqatë, kishte një dokument të përndjekuri. E pyeta unë: ku ke qenë i internuar?
-Në Tepelenë- tha.
-Ku ishte kampi i Tepelenës? – e pyeta.
– Në Tepelenë- tha
– Po ku, në Tepelenë?
-Po ne Tepelenë ore!
-Në ç’kazerm, ke ndenjur?
-Po, në kazermë, jo përjashta- tha
-Sa kazerma kishte kampi? E pyeta.
-Qenke i mërzitshëm!- më tha.
-Sipas këtyre letrave, je një vit më i madh nga unë- i thash. do të thotë se ti nuk ke qenë i internuar. Unë mbaj mend çdo pëllëmbë të atij vendi. Nuk na latë radhë ne se, më të përndjekur po hiqeni ju nga ne. Këta lloj na e bëjnë vuajtjen te dyshimte ne, dhe këta, nuk janë pajisur pa qëllim me dokumente të tilla.
Te pakten femijet i dergonin ne shkolle. Ne kampet e perqendrimit naziste femijet i dergonin ne dhomat e gazit.
Me keq se Aushvici,Treblinka apo Mat’hausen
se atje gjermani nuk torturonte gjermanin.
Si ne Tepelene ishin ruset e internuar
ne Siberi qe te vuajturit ishin bashk/kombes
te xhelatit.
Edirama po mundohet qe ta harroj vuajtjen
qe ka kaluar shqiptari nga baballaret e rilindasve.
Kur thane para disa ditesh qe tani sdo kete
politike u gezova se thash me vehte qe dajaku
ka dal nga xheneti dhe ku ti dhembe e ku ti djege
ketyre hajduteve qe po na qeverisin.
Ik mer bajge. I keni duart me gjak o plera. Keni vrare bij nenash partizane.
Nuk ka kufi as idiotizmi juaj..te pakten gjermanet nuk torturonin gjermanet..po i nxirni konkluzionet dhe per Hitlerin..ishte njerezor..vetem nga ballisto zogistet i degjon keto kanibalizma
PO ne tepelen nuk kishte dhoma gazi jo se nuK donte enveri ;;por nuk kishte inginierat per ti bere ;;; enveri kishte me vete vetem kriminela dhe kanibale te pashkolluar ;;;qe dinin vetem te rrihnin ;;;; femijet cifute ;;;vdiqen ne dhomat e gazit ;;vuajten 15 minuta ;;dhe pastaj qetesi asgje ;;por ne tepelen vdijsja pak e nga pak te torturonin me mejrimin punen dhe mizerjen ;;;NUK ISHA NE TEPELENE … POR DO TE DOJA TE VDISJA SA ME SHPEJT SE TE ME VRISNIN PAK E NGA PAK ..SI NJE QIRI QE FIKET NGADALE DHE ME DHIMJE .. DHE PER DIEJNI GJERMANET BEN KRIME NE BOTE NE EUROPE … DHE NE FRANCE I KANE VARET E TYRE .ME EMRA DHE MBIEMRA .QE FAMILJET I KANE ARDHUR NGA GJERMANIA PER TI VENE NJE KURORE ME LULE ….. NE SHQIPERI ENVER SKIZOFRENI I LA SHQIPTARET PA VARRE .PER FAMILJET E TYRE …. JA DIFERENCA … TE VRASESH VELLAIN TEND SHQIPTAR ……. JO ATO KRIMINELA QE PERDORI KOMUNIZMI NUK ISHN SHQIPTARET JO E PA MUNDUR DO TEKEN QENE TURQ OSE SERB …TE MOS ME THONE SE ISHIN ALBANEZ JO
Nje fund i tmerrshem, apo tmerr pa fund.
Kjo eshte ceshtja.
sa isha gjalle me rruajtet trapin
tani mos beni gam gam
po patet bythe si edhe pretendoni tregojini vendint diktatorit boteror !!
tung
po ju dikton edhe pinderi i lgbt
sa isha gjalle me rruajtet trapin
tani mos beni gam gam
po patet bythe si edhe pretendoni tregojini vendint diktatorit boteror !!!!
tung
po ju dikton edhe pinderi i lgbt
Je i nderuar Shefqet Dobra
Nuk te njoh fare, por nga menyra si shkruan, krijova respekt.
Është e vertete. Diktatura e Enverit solli edhe zhvillim, te gjithë diktaturat shelling,, por bëri edhe krime monstruoze ndaj shumë njerezve te pafajshëm. Faji I shumë prej tyre ishte se ishin te aferm te njerezve te arratisur.
Të gjithë duhet te kemi respekt per ata që vuajten fizikisht nga diktatura. Menderisht ishim te gjithë nen presion, perveç debileve, por fizikisht vuajtem vetëm trimat që guxuan te ngrejne krye ose që moren rrugen e arratisë.
Nuk janë te gjithe trima, por ne që nuk morem guximin te ngriheshim kunder diktatures dhe u pajtuam me te, te pakten te kemi respekt per njerez si Shefqet Dobra dhe Daut Gumeni, Visar Zhiti, Sheriff Merdani me shoke.
Idioter si Agron Tufa ja ulin vleren sakrifices se ketyre heronjve te heshtur.
Mos e shani shkrimin nga ana gramatikore, sepse eshte faji i redaktorit qe ka marre Meri Baze me mik ne pune.