Historiani i njohur Pëllumb Xhufi është i mendimit se kampi i Tepelenës nuk ka asnjë ngjashmëri me kampin famëkeq të Aushvicit.
Në një intervistë për gazetën “Panorama”, bazuar në dokumente të CIA-s amerikane, Xhufi shprehet se trajtimi i të izoluarve në atë kamp ishte më i mirë se në burgjet e Spaçit dhe Burrelit.
Sipas tij, janë pikërisht këto dy burgje që mund të kthehen në muze si simbole të represionit të egër komunist.
“Është quajtur Aushvici shqiptar, është quajtur kampi i shfarosjes në masë dhe kjo ka ngjallur reagime dhe jo vetëm mes shqiptarëve.
Në premisë, dua të them se do të kisha dashur shumë dhe do të kisha uruar shumë që për të bërë një pasqyrë dhe një rishikim të historisë së diktaturës, të restauroheshin burgjet e Burrelit dhe të Spaçit, për mua, ata janë dy simbolet e represionit komunist.
Në këtë kuptim, më duket se ka një shpërpjesëtim, por edhe një dhunë dhe padrejtësi që u bëhet të gjithë atyre të burgosurve politikë, shumë prej të cilëve edhe kanë vdekur në këto dy burgje.
Në raport me ta, kampi i Tepelenës ishte një kamp i ngritur për një kohë të caktuar” -thote ai.
Duke u ndalur ne debatin e krijuar, ai sqaron:
“Aushvici, Mathausen apo Birkinau, nuk kanë të ngjashëm as në Shqipëri e as në ndonjë vend tjetër të Europës për mizorinë që është ushtruar aty ndaj racës njerëzore.
Ndaj, çdo krahasim i realiteteve te tjera represive, siç është edhe kampi i Tepelenës, me kampet e mësipërme të shfarosjes në masë, është antihistorik e spekulativ!
Unë kam gjithë respektin e duhur për të gjithë ata njerëz që kanë vuajtur aty, ku kanë kaluar një jetë të vështirë, por ta kapërcesh masën dhe ta kthesh kampin e Tepelenës në një kamp shfarosjeje, në një kohë kur nëse donin t’i shfarosnin, i vrisnin pa gjyqe siç edhe ka ndodhur.
Por ne nuk duhet të fyejmë popujt e tjerë duke larë hesapet me njëri-tjetrin se kjo është dhe për përdorim të brendshëm.
Unë dyshoj që ka dhe një arsye nga iniciatorët që e kanë marrë përsipër. Mund të them se ndonjëri prej tyre nuk është njeriu i duhur”.
最新 の ダッチワイフ このウェブページのトピックについて私に知らせてくれた私の友人のおかげで、このウェブページは本当に素晴らしいです。
Nuk ka asnje lidhje profesor.Ne Aushvic nuk kishin te hanin ishin bere koske e lekure kurse ne Tepelene e hanin nje pjate me fasole dhe buke 45ce.mishin e kishin 2 here ne jave
Ik ore gore e Nexhmije Hoxhës,o historian leshi,o pinjoll i PPSh,o hidtorian bythe.Ti dhe ai milo mund të jeni nga historianët më të poshtër të Shqipërisë.Jeni sahan lëpirsa të kujto rregjimi,ndoshta mund të jeni dhe spiuna
Qèkurè u dègjuan thirrjet hishterike Enver – Hitler u dukè qartè se fashizmi po ngrinte kokèn nè shqipèri. Kjo erdhi nga mungesa e shoqèrisè shqipètare pèr tè pèrballuar njerèzit e pa pèrgjegjshèm, anarshistèt, deri nè armiqtè e shqipèrisè….. Kèta nuk flasin ose nuk kanè parè asgjè nga ata qè kanè kryer fashistèt dhe nazistèt por pèrqèndrohen tek koha e Enverit. Dhe ata qè kanè qènè tè burgosur ordinerè janè dhe mè tè flaktèt ! Mirè thotè prof. i nderuar Xhufi se kjo èshtè dhe pèr pèrdorim tè brendshèm. Atè qè i ka bèrè Berisha me shkèrdhatokracinè shqpèrisè dhe shqipètarève nuk ka mundur ta bèjè as turku e serbi sè bashku ! Ndaj ato ‘liveret’ gjithèseicili ti lajè nè shtèpinè e vetè !
Burgjet e internimet u ngjanin auschvicit?
Pun e detyruar esht njëlloj si auschvicit,dhe pamjet e ktyre burgjeve si vatër Martanesh,Bulqizë,,Qaf bari ishin gati njëlloj si auschvici!!!
Mish nuk vinte erë,600gram buk,një gotë çaj,fasule ku vetëm ujë e një kokërr fasule e presh e oriz,e gjysëm garuzhde makarona te skuqje tre vakte të ndara me pak vlera ushqimore për trupin?
Në repartin 321burrel kishte raste3muaj pa marrë rezet e djellit?
Skëterrë orjentale troc!!!!!
Me gjith respektin si historian, nuk e kuptoj, si asht kaq kopetent zoti Xhufi per ate cka thote !!!! E kaluara e tij, nuk te bind per ndershmerin e dekleratave te tij, per kete periudhe historike.
PSE çfar deshe neper burgje ti , mish te pjekur , grosh e zarzavate hanin te gjith SHQIPTARET , çfar heroizmi kishin ber te burgosurit per kombin qe ti trajtonim siç i imagjinon ti , apo se nje pjes e luftuan kombin e tyre me arm ne dor , nje pjes nje pjes ishin sherbetor te shteteve te huaja, kurse pjesa tjeter hajdut xhepash matrapaz mashtrus dhe lloj lloj speciesh ikni ore , ata per te vujt denimin per te shlyer gabimet ishin neper burgje dhe neper internime , por mos naj shpifni sikur keni vujt shum , se ktu kemi jetu ju kemi par , te internumit jetonin ne lushnje e tepelen me fshataret e tjer , te cilet nuk i kishin ber asgje te keqe kti vendi , por kishte nga ata qe kishin sakrifikuar dhe njerzit e familjes gjat luftes per lirin e vendit , dhe jetonin bashk me kta te internuar dhe ata nuk ankohen , ankohen kta ,se duan gjithmon te dalin si te vujt te rrjepin çte mundin ikni ore pirdhuni armqt tradhtaret dhe shkelsit e ligjit te ter rrin neper burgje dhe kampe per te shlyer gabimet e tyre jo per qef diet ajo pun , jo po tju jepnin mish te pjek dhe nga nje dashnore per qef , ashtu futeshim te gjith ne burg ne , nese kushtet do ishin me mir se jasht burgut , ktu pra esht ndryshimi ,por çfar keni bo kush ka qen ne burg ka punuar esht paguar dhe po ben pall edhe sot me taksat e SHQIPTARVE , qe tek e fundit nuk i meritojn fare ato pare , se kan thyer ligjet e kohes ,po keshtu e do puna dhe perfitojn horrat dhe punojn qorrat.
Ju thua i se u internuan ata qe i ben te keqija vendit . Po cfare gabimi ben grate e femijet qe te internohen? Ju po thoni thjeshte ka pasur drejtesi edhe ata moren cka merituan . Turp
“Historianet”e enver hoxhes,cfar pret me prej tyre,gjithe jeten ate bene disinformim. Agjigjatore te punesuar
te regjimit hoxhist.
Lexo historine e Shqiperise se periudhes se Xhufave te kuptosh se kush jane “historianet” qe e shkruan ate
S’u vjen turp,akoma duan te mbulojne m.. n me sh…e