FOTOT: Ndërtimi i vilës së Zogut në Durrës dhe një histori e shkurtër e saj

30 Mars 2018, 14:07Dossier TEMA
FOTOT: Ndërtimi i vilës së Zogut në Durrës dhe një

Këto tetë fotografi dëshmojnë moment të ndryshme nga ndërtimi dhe funksionimi i vilës mbretërore të Ahmet Zogut në Durrës, quajtur ndryshe edhe si “Vila panoramike”.

Mendohet se projektimi dhe ndërtimi i saj ka nisur që në vitin 1926, ndërsa ka përfunduar në vitin 1927. Financimi i kësaj rezidence të bukur e cila sot është pothuajse e shkatërruar, ka ngjallur gjithmonë debate që nga koha e ndërtimit të saj e deri në ditët e sotme.

Vila e bukur e ndërtuar në kodrën me pamje magjepsëse, u financua falë një fondi të çelur në vitin 1925, pas një kontrate të lidhur mes Ahmet Zogut, atëherë president dhe qeverisë italiane, “mbi Huan për Punët Botore të Shqipërisë”,  që kapte shumën prej 50 milionë franga ari. Kjo kredi kishte kushte favorizuese dhe me interes të ulët.

Fondet e kësaj huaje do të menaxhoheshin nëpërmjet një komisioni të përbashkët me përfaqësues të Qeverisë Shqiptare dhe të një Agjencie mbikëqyrëse e quajtur “Societa per lo Svilupo Economico del Albania (SVEA)”, me qëllim që ato të mos keqpërdoreshin.

Pas kësaj, nëpërmjet diskutimeve dypalëshe dhe disa vendimeve të qeverisë, u përcaktua lista e objekteve publike që do të financoheshin me këto fonde. Në këto objekte përfshihej ndërtimi i disa akseve rrugore kryesore, ndërtimi i disa urave, porteve, veprave bonifikuese etj.

Në qershor të vitit 1927, u vendos në parim që në këtë kredi të përfshiheshin edhe ndërtimi i një numri godinash qeveritare, ushtarake etj.

Financimi i “rezidencës qeveritare në Durrës  u parashikua në vendimin e këshillit të Ministrave  nr. 179, dt. 16.06.1927. Sipas njoftimeve të fletores zyrtare  mësohet se në korrik 1927, me një vendim qeverie u vendos “financimi i Vilës Presidenciale në Durrës, nga fondet e ndërtesave të parapame me Huan (50 milionëshe) me shumën 335.000 fr. ar”.

Nga dokumentet rezulton se menjëherë pas këtij vendimi, më 31.07.1927, kjo shumë u është likuiduar ndërmarrjeve që ndërkohë i kishin kryer punimet e ndërtimit në Vilë. Më pas kjo rrugë financimi u përdor edhe për arredimin e vilës mbretërore.

Mendohet se për financimin e ndërtimit dhe pajisjes me mobilie të Vilës së Durrësit janë investuar mbi 1.5 milionë franga ar, shumë kjo e barabartë me ndërtimin e secilës prej godinave që përbëjnë kompleksin e ministrive në Tiranë, edhe këto të ndërtuara gjatë të njëjtës periudhë dhe gjithashtu me fonde nga kredia SVEA.

Në dokumentet e hershme, vila përcaktohet si “Vila Presidenciale” pasi Zogu ishte President i Republikës, ndërsa pas vitit 1928, me shpalljen e Monarkisë, ajo përcaktohet si “Vila Mbretnore”. (tesheshi)

5 komente në “FOTOT: Ndërtimi i vilës së Zogut në Durrës dhe një histori e shkurtër e saj”

  1. PELLASGOS says:

    Ishte e bukur vila e Zogut.Poshte viles mbaj mend ka pas gjineshtra ka pas dhe bathe pastaj ka qene dhe poligoni qitjes

  2. Pellazgos says:

    Pastaj thone qe Shqiperia u “pushtua” nga Italia ne 1939 en?
    Po si mos te mbronte Ahmet spiunin dhe te luftonte Theofan Stilian Mavromatis,Nolin Italia apo edhe Amerika se e “dashuronin” per vdekje kete vend.
    Po te qe p.sh Noli nuk do shiste pasurine e shtetit tek amerikanet apo italianet dhe kjo ishte qe nuk e njohen Qeverine Demokratike te Tij.
    Me mire pro turk se sa pro Greke,kjo ka qene,eshte
    dhe do jete strategjia e Italise fashiste
    Kjo u tregua edhe me vone qe shqipetaret u lidhen me Italianet se ata “vdisnin” per myslimanet “shipetare” .
    Bile kushte edhe nje kenge qe kendohej me Enthusiazmos
    O mor shoke hani e pino
    Nuk e dime ku e bejme kufinin
    Ne Janin apo Athine.
    Keto u premtoi Breshka italiane Vasileve te kthyer ne Hamza qe e humbi influencen per 1100 vjet Bizant dhe me ardhjen e Sulltanit i leshoi goja leng dhe filluan pushtimet dhe propaganda ne “emer” Zotit katolike,ashtu sic bejne edhe sot qe vijne ne jug te vendit te quajture Epir si “misionare” te Zotit dhe me paturpesine dhe mos respektimin e besimit te tjetrit po konvertojne fukarenjte dhe ndertojne institucione.
    Pastaj “habiten” shqipetaret pse eshte kthyer ky vend
    me identitet dhe histori Pellazge ne Hanin e Stavros ku cdo Organizate kriminale dhe percarese ne “emer” te demokracise po ben cfare i do by…….a,duke degjeneruar identitetin e te pareve tane
    Shikoni vendet e reja moderne qe jane pa identitet qe po ndettohen me lloto,me sklllever me zinxhire apo pa ato,shtete qe ne emer te Globalizmit bejne presion civilizimeve

  3. kryehajduti says:

    HISTORIA e kryehajdutit te shqiptarve te shpellarit te par qe xhvati kte popull , histori e lavdishme ,

  4. ELIOT says:

    PO PER VILEN E ENVERIT NE VLORE ..KUR DO TE SHKRUANI ..ME CFARE DOLLARESH E BERI ENVERI VILEN ME PISHINE NE UJIN E FTOHTE NE VLORE… KUR POPLLI I MERRTE USHQIMET ME TULLONA SI NE KOHEN E LUFTES ..ENVERI BERI 5 VILA NE DURRES NE POGRADEC NE SHENGJIN VLORE DAJT …. KU ESHTE NDRYSHIMI …. PO NE KOHEN E ZOGUT SHUEM DIKTATORE NE BOTE ..JUGOSLLAVIA BULLGARIA RUMANIA KISHIN DIKTATORE DHE JO SI ZOGU I CIVILIZUAR PER KOHEN ..DHE NE POGRADEC .ENVERI KISHTE EDHE MOTORSKAF QE SHETISTE FAMILJE E MADHE AMERIKANE ….QE SE KISHTE ZOGU NE KOHENE VET… DHE ZOGUT VETUREN JA DHA DHURATE HITLERI NE DITEN E MARTESES ..PO ENVERIT KUSH JA FALI 5 BENZAT SI DHURATE ..???????POPULLI I VARFER …..APO STALINI ??..

    1. Moisi Golemi says:

      O rrotë [email protected] Enveri vdiq dhe vilat i qëndruan shtetit, nuk i mori familja e tij. Kurse Zogu i K#rvës vdiq dhe vilat e tij i morën pinjollët, i ka familja Zogu.
      A e more vesh ndryshimin, o trap???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje