Rënia e euros e dollarit: Kursimet në valutë të shqiptarëve zhvlerësohen me mbi 200 milionë euro në tre muaj

9 Prill 2018, 11:13Ekonomia TEMA

Ka një mungesë historike besimi ndaj monedhës vendase, që i ka rrënjët që në kohën e Zogut, kur zhvlerësimi i monedhës kombëtare i bëri njerëzit të lidheshin me floririn. Edhe në kohën e komunizmit, ata që kishin flori i ruanin me kujdes.

Në fillim të viteve ’90, kur leku u zhvlerësua me shpejtësi, referencë për shqiptarët u bë dollari. Që prej vitit 2003, kur kaloi për herë të parë dollarin në bursat ndërkombëtare, euro është monedha e preferuar për blerjen e aseteve të qëndrueshme, sidomos apartamentet dhe makinat. Çmimet e shtëpive sot kuotohen në euro, por edhe makinat shiten në këtë monedhë.

Edhe kursimet e tyre, shqiptarët nuk preferojnë që t’i mbajnë në monedhën vendase. Në fund të muajit shkurt 2018, 52% e kursimeve totale në banka janë në valutë, kryesisht në euro, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë. Pesha e kursimeve në valutë është rritur vitet e fundit, teksa në dhjetor 2015, për herë të parë kursimet në valutë i kaluan ato në lekë.

Por, sot, teksa euro dhe dollari po bien kursimet në valutë vlejnë më pak, nëse do të konvertoheshin në lekë. Euro zbriti në fund të javës së kaluar në 128.84 lekë, nivelin më të ulët në 10 vite, ndërkohë që dollari luhatet rreth 105 lekëve, niveli më i ulët i katër viteve, raporton Monitor.

Sipas statistikave të Bankës së  Shqipërisë, në fund të muajit shkurt, depozitat në euro ishin gati 3.7 miliardë euro, që të konvertuara me kursin aktual të këmbimit (1 euro=129 lekë) arrijnë në 476 miliardë lekë. E njëjta sasi depozitash në valutë e konvertuar me kursin mesatar të 2017-s (1 euro=134 lekë) është 495 miliardë lekë. Pra vetëm nga zhvlerësimi, kursimet në euro kanë rënë me 19 miliardë lekë, apo me rreth 150 milionë euro në tre muajt e parë të këtij viti, sipas të dhënave të përllogaritura nga Monitor.

Në raport me vitet e mëparshme, kur euro këmbehej në rreth 140 lekë, humbja është më e lartë. Nëse euro do të këmbehej sërish në ato nivele, të njëjtat kursime, të konvertuara në lekë do të vlenin 39 miliardë lekë, ose gati 300 milionë euro më shumë.

Edhe vlera e kursimeve në dollarë ka qenë në rënie, ndonëse më e lehtë për shkak se depozitat në monedhën e gjelbër janë shumë më të ulëta. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të shkurtit të këtij viti, ishin 626 milionë dollarë. Me monedhën e gjelbër që këmbehet aktualisht me 105 lekë, humbja në raport me 2017-n, kur mesatarja e këmbimit ishte 119 lekë, është rreth  8.7 miliardë lekë, ose rreth 67 milionë euro.

Pra për të dyja valutat, humbja i kalon 200 milionë euro në vetëm tre muaj.

Edhe Banka e Shqipërisë raportoi në vitin 2017 një humbje rekord prej 115 eurosh, që erdhi si rrjedhojë e zhvlerësimit të rezervave të saj në valutë, nga nënçmimi i euros dhe dollarit.

 

3 komente në “Rënia e euros e dollarit: Kursimet në valutë të shqiptarëve zhvlerësohen me mbi 200 milionë euro në tre muaj”

  1. Albani says:

    Zhvleresimi I valutave ne Shqiperi eshte krijuar teknikisht,me qellim grabitjen e depozitave,sepse;
    1-valutat ne qofte se do te ishin dobesuar,nuk do te ishin dobesuar vetem kundrejt lekut Shqipetar,por kundrejt te gjithave monedhave te tjera gje qe nuk ka ndodhur.
    2-Konvertimi I euros dhe dollarit ne mall ne tregjet e huaja duhej te kishte ndryshuar raportin ,gje qe nuk ka ndodhur ne keto permasa luhatjeje ndaj lekut.
    3-Leku nqs. do te ishte forcuar ndaj ketyre monedhave,do duhej te ishte forcuar dhe ndaj,levit,dinarit,rubles,te cilat nuk kane luhatje te tilla ndaj eiros e dollarit.
    4-Leku nuk eshte forcuar sepse nuk e ka shtuar vleren e mallit ne te cilin konvertohet,por e kunderta.
    Pra duket qarte qe eshte nje ngjarje e krijuar teknikisht nga institucionet PIRAMIDALE SHQIPETARE,per grabitjen e pasurise dhe djerses ose dhe hajdutllikut te shqipetareve te thjeshte ne rastin e pare dhe qeveritarve e hajdutve te korruptuar ne te dytin.

  2. Albani says:

    Pastaj eshte gabim te thuash qe bankat pesojne humbje.
    Nuk pesojne humbje bankat,bankat shendoshen.
    Humbje pesojne klientet e bankes,ata qe e mbajne ne kembe,depozituesit
    Banka eshte si agjencite valutore,gjithmone fiton sepse bazohet tek perqindja e transaksioneve,qofte dhe depozituese,kreditore.
    Mirepo banka mund dhe te falimentoje?
    Jo.
    Nje banke nuk falimenton,POR VETE SHPALL FALIMENTIM,OSE VETE FALIMENTON DUKE;
    1-Transferuar,grabitur kapitalin baze ne drejtime te tjera.
    2Qellimisht duke bere rrjedhjen e depozitave ne llogari te tjera bankare ne formen e kredive,te cilat nuk plotesojne kushtet e kredise dhe qe normalisht nuk kthehen me.
    A HUMB BANKA?
    Jo
    Banka eshte objekt,tulla dhe llac
    Nuk humb banka,por ata te cilet kane depozituar atje.
    KUSH FITON
    Nje nder kushtet dhe kryesori per hapjen e nje banke eshte te depozitosh si bankieri I saj 10 milione dollare,pra akoma dhe nje trafikant hashashi dhe mishi te bardhe mundet qe ta hape.
    Mbledh parate e popullit,I ben 100 milione dhe shpall falimentin,90milione I depoziton apo blen pasuri te paluajtshme ne Amerike ne emer te shoqerive anonime off shore.
    KUSH HUMBI?
    Banka,bankieri?
    KETU NDERHYN SHTETI,SEGMENTE APO INDIVIDE TE TE CILIT KANE NGRENE MILIONA NGA KETO DEPOZITA.
    U kthen nje sasi,apo dhe aspak depozituesve.
    Por EDHE NE RASTIN KUR BEN GJELI VEZE UA KTHEN TE GJITHA PARATE DEPOZITUESVE….KUSH HUMBET?
    I GJITHE POPULLI.
    SEPSE ATO PARA IKA APO I MERR BORXH SHTETI JANE PARATE E TE TE GJITHEVE,TAKSAPAGUESVE,DHE DO TE PAGUHEN NGA TE GJITHE.
    KJO NGJAN PAK ME XHAFERRIN
    ATJE POPULLI FUTI 100 mori 51
    Sot fute 1400,more 1280
    Tertipe financiare

  3. Kuq e zi says:

    Asnje cent humbje ska
    kush ka depozita ne euro eshte emigrant dhe i sjell ne shqiperi per interesin modest por nsq ky interes nuk eshte me si ndodhi ne 2017 valuta si erdhi ashtu iku atje ku emigrantet banojne
    Perfundimi asnje nuk thyen euron per ti dhene perparsi lekut i vetmi qe humbi ishte shteti shqiptar pse nuk tregoni sa depozita u mbyllen ne 2017 ?
    Keshtu eshte kur ekonomia drejtohet nga nje cunak pa eksperience ekonomie do ishte mire si fillim te ishte shef hani pastaj te kalonte te banka shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje